☆22☆

493 48 16
                                    

Çdo gje dukej e shijshme dhe biseda jone po shkonte vaj. Zotit Sanders dukej sikur i pelqente shoqeria e Oliverit. Ato po bisedonin me menyre aq miqesore,sa nje sy i jashtem do mendonte se ishin baba dhe bir.
Nderkohe qe po shijoja ushqimin tim ne heshtje,zonja Sanders me pyeti :

-Pra e dashur,me thuaj. Çfare plani keni per te ardhmen?

-Si thate ju lutem?-thashe duke fshire gojen me pecete.

-Po pyesja per te fejuarin tuaj. Kur mendoni se do te martoheni?-pyeti ajo dhe ne sy i dukej qarte interesi.

-Mendoj se eshte akoma heret te mendojme per kete gje. Ne fakt nuk e kemi diskutuar akoma.-ia ktheva e zene ne befasi.

-Degjoje keshillen time e dashur. Aty ku ka dashuri te sinqerte dhe ekziston mundesia e nje kurorezimi,nuk ia vlen te presesh me vite per ta celebruar. E them kete pasi tani eshte bere e modes dhe eshte perhapur ne mase,ku shume çifte te reja presin me vite per tu martuar. Diçka e tille me duket e pa nevojshme . Ne nje sondazh qe lexova ne revisten 'Fame' thonte qe , rreth 57% e çifteve qe qendrojne me shume se pese vite te fejuar ,kane mundesi te ndahen pa perfunduar ne martese.-tha ajo bindshem per fjalet qe po thonte.

-Por kjo nuk do te ndodhe me ne.-tha Oliveri,i cili mesa dukej e kishte degjuar me interes biseden qe po zhvillonim ne.

-Ashtu shpresoj,do ishte nje mekat i madh te ndahej nje çift kaq i bukur sa ju.-tha ajo.

-E dashur,mjaft i trajtove te gjitha situatat si nder librat e tu.-tha zoti Sanders.

-Oh,ju lutem nuk ka gje. Deshiroj te di me shume.-thashe une.

-Piteri ka te drejte,prirem te perfshij çdo gje sipas nje rendi te caktuar. Po shkruaj nje liber ne fushen time ,ne bashkepunim me nje sociolog qe eshte njekohesisht mik dhe koleg i imi,qe ka ne thelb pikerisht martesen dhe prirjet qe kane marredheniet sot e kesaj dite. Ndaj ju kerkoj ndjese pasi nuk doja te nderhyja ne çeshtjet tuaja personale.-tha zonja Sanders.

-Ju lutem ç'eshte ajo fjale ! Perkundrazi. Me pelqen te degjoj me teper ne lidhje me punen tuaj.-ia ktheva.

-Gezohem ta degjoj kete. E shikon Piter ? Zonjusha Mckenzi po qe di ta vleresoje punen time.

-E dashur,s'te kam thene ndonjehere qe nuk i vleresoj librat e tu. Thjesht mendoj qe jo çdo gje ndjek nje rend logjik. Kur vjen puna tek dashuria,eshte nje rruge e mbushur me te pa pritura. S'ka perllogaritje matematikore ketu. Ndaj po them qe jo gjithmone vlejne statistikat.-ia ktheu Piteri,apo zoti Sanders.

- Une po them ate qe eshte Piter. Po flas me baza nga kerkimet shkencore. Pastaj normal qe kjo nuk vlen ne 100% te rasteve. Jo çdo gje eshte bardh e zi.-tha ajo.

-Deri ne sa vite fejese thate qe çiftet kane me teper mundesi ndarjeje?-iu drejtua Oliveri zonjes Sanders.

-Zakonisht ato qe qendrojne per periudha te zgjatura kohore,mbi pese vite. Kjo pasi mendohet qe ka arsye qe çojne ne shtyerjen e marteses kaq gjate,dhe zakonisht shumica e ketyre arsyeve çon ne ndarje.-iu pergjigj ajo.

-E degjove Dafne? Ne kemi kater vite qe njihemi e dashur. S'na ka ngelur shume kohe. Martohemi kete vit?-tha Oliveri duke qeshur.

-Oh la la ! Propozim eshte ky?-tha zonja Sanders ,duke mbuluar perciptazi gojen me njeren dore.

-Po. Nese Dafne do .-tha Oliver me ton me serioz kete here.

-Nuk mendon se eshte pak heret i dashur?-ia ktheva e vendosur ne siklet.

-Jo. Mendoj se jemi fiks ne kohe.-tha ai.

-Ah sa bukur ! Do kemi dasem Marjana. Juve do na ftoni apo jo? -tha zoti Sanders.

-Sigurisht qe po. Kurdo qe te jete ajo dite juve do jeni mese te mirepritur.-ia ktheva.

-Do vijme me kenaqesi.-tha zonja Sanders duke me buzeqeshur.

D A F N EWhere stories live. Discover now