☆10☆

715 65 25
                                    

- Ti nuk e di qe te kam pelqyer qe diten e pare qe vure kemben ne zyren time.-tha Oliveri duke me zene ne befasi.

-Epo ke nje menyre te çuditshme per ta shfaqur. Si pershembull,duke kaluar sa nga njera modele ne tjetren.-ia ktheva me ironi.

Nuk do lejoja te me benin per te marre. Aty kam qene gjithe kohen. Sikur te me kishte pelqyer do ma shfaqte.

-Ke te drejte te inatosesh me mua.-tha ai.

-Nuk po inatosem,-ia ktheva,-thjesht po them ate qe eshte.

-Ti nuk e kupton.

-Ma shpjego atehere.-i thashe duke tundur njeren kembe.

Tashme ndodheshim te ulur ne nje nga divanat e dhomes se tij. Kishim hyre vjedhurazi brenda. Fatmiresisht asnje nuk ishte zgjuar akoma. Jo se do te bente problem,por çuditerisht donim ta mbanin te fshehte. Dhe mua me pelqente ta mbanin vetem per vete arratisjen tone te vogel.
Prinderit e Oliverit ishin shume strikt mbi sigurine e tij. Kishin vetem nje femije dhe ate normalisht e ruanin si syte e ballit ,pasi ai ishte dhe trashegimtari i tyre i vetem. Kaq e gje e kuptoja dhe e vleresoja si te logjikshme. Dhe une po te kisha femije do preferoja ti kisha brenda sigurise qe ofron shtepia ime,sesa ta gdhinin jashte.

-Ne fillim mundohesha ta shmangia. Vazhdimisht i thoja vetes qe eshte nje ndjenje kalimtare. Pastaj kur po behej me e forte perpiqesha ta shtypja me idene qe ti punoje per mua. Por Dafne asnje gje nuk ia arriti. Lidhjet e mia me modelet ishin kaq te shkurtera pasi bukuria e tyre e ceket nuk i afrohej asgjekundi personalitetit tend.

Heshta...
Ai vazhdoi :

-Ti ishe e vetmja gje e bukur ne boten time Dafne. Me dukeshe kaq e brishte ,sa po te te prekja do copetoheshe si kristal.

-Ndaj dhe silleshe kaq formal me mua?-e pyeta.

-Po,se mendoja se ajo ishte zgjidhja. Prinderit u shqetesuan qe nuk po krijoja asnje lidhje te shendetshme dhe donin te me shihnin perkrah ne nje lidhje serioze. Kur u perpoqen te me vinin kushte e kuptova qe nuk kam nevoje per para. Kam nevoje per ty...

-Nuk di çte them.-ia ktheva e zene ngushte.

Nuk e prisja te me hapte zemren. Une nuk isha fare ne dijeni te ndjenjave te tij. Ai ishte treguar nje aktor i zoti. Por po sikur dhe ky te ishte nje aktrim?

-Dua te te besoj,por e kam te veshtire. Deri dje nuk dija gje per keto ndjenja qe paske ushqyer per mua. Mund te ma thoje perpara se te me kerkoje te behesha pjese e lojes tende. Nuk me duket e drejte per asnjerin. As per prinderit e tu,qe ti genjejme.

-Ke te drejte,me fal. Kur te zgjohen do i rregulloj gjerat. Do ju tregoj te verteten. Do te ta provoj qe ka sinqeritet ne fjalet e mia. Asnje aksion kompanie nuk ka me vlere se sa ty Dafne. E vetmja gje qe te kerkoj eshte te me lejosh te njihemi. Sigurisht nese ti deshiron.-tha ai.

-Dua te njoh kete Oliverin e ri qe po me flet. Ah pa me degjo pak,se sa shpejt kalova nga te te therriturit zoti Oliver ne Oliver.

Te dy qeshem lehte. Ai me kapi doren dhe me tha :

-Te vjen natyrshem. Kurre sme ka pelqyer emri im ,por tingellon kaq bukur kur e thua ti,sa tani sdo e nderroja me. E di qe doja ta ndryshoja emrin ne Erik?

-Jo se dija,por me mire qe se ke bere. Erik? Vertet? Nuk gjeje dot nje emer me pak klishe?

-Hah,dhe une qe mendoja se ishte emer i bukur.

-Mbaj kete qe ke me mire.-i thashe duke i kaluar gishtat ne parakrahun e tij.

Pa e kuptuar ora kishte vajtur 8. U beme gati,vesha nje fustan te bardhe te shkurter me rripa te holle dhe dekolte ne forme V. Lekura me kishte marre ngjyre çokollate dhe fustani me rrinte shume bukur.

-Wow ,Dafne. Dukesh e mahnitshme.-tha Oliveri duke hapur gojen nderkohe qe me maste nga koka te kembet me sy.

-Faleminderit Oliver.

-Eja,vemi te pershendetemi me te tjeret.

Dolem nga dhoma te kapur per dore dhe u drejtuam ne sallen e ngrenies. Aty gjetem prinderit e tij te cilet siç dukej sapo ishin ulur ne tryeze dhe prisnin tju shtrohej mengjesi.

-Miremengjes.-thame te dy njezeri.

-Miremengjesi te dashurit e mi.-na tha Miranda.-Dafne si i ke punet zemer. Degjuam per incidentin e djeshem,por nuk mundem te flisnim pasi menduam qe eshte me mire te pushosh. Si je ?

-Faleminderit,fale djalit tuaj te mbare Oliverit,jam shume mire. Me shpetoi jeten.-thashe duke e pare me dashuri.

-Isha une qe ta rrezikova me sakte.-tha ai duke ulur syte i shqetesuar.

- Rendesi ka qe ke bere ate qe pritej nga nje zoteri i vertet. Ke shpetuar zonjen tende.-foli rendshem babai i tij si per ti vene piken.

-Persa i perket kesaj,ka diçka qe dua t'ju them.-tha Oliveri.

-Çfare?-pyeten prinderit e tij gjithe kuriozitet.

-Qe ju ftojme te beni nje gjiro me jaht bashke me ne,sot.-nderhyra une.

Nuk e di perse e bera. Ama nuk doja qe ai tju tregonte te verteten. Qe ne nuk ishim te fejuar e qe ishim shtirur. Kjo mund ta cenonte ate. Si asistentja e tij nuk mund ta lejoja diçka te tille.
Çte bej,zakonet e vjetra !

-Dafne..!-tha Oliveri nga une duke u perpjekur te kuptonte pse-në.

-Ah me kenaqesi,sigurisht qe pranojme apo jo i dashur?-i tha Miranda te shoqit.

-Me kenaqesi.Pasi te hame mengjesin.-tha Williami.

-Ashtu qofte atehere.-tha Oliveri,duke me shtrenguar doren ne tavoline.

-Ouch!

-Ne te dy do flasim me vone.-me peshperiti ai ne vesh.

Dhe une i luajta syrin,duke buzeqeshur dhe pire pak leng portokalli.
Na priste nje dite e bukur perpara...

D A F N EМесто, где живут истории. Откройте их для себя