☆34☆

412 33 3
                                    

Oliveri na drejtoi pak me larg qendres,ne nje restorant te vogel te quajtuar "Nina's pancakes". U çudita qe nje vend i tille i vogel kishte mbijetuar mes ndertesave te larta qe preknin qiellin. Ishte nje restorant i vogel me ngjyre te verdhe ,qe nuk ishte me i madh se sa shtepia ime. Restoranti perbehej nga dy pjese : majtas ndodhej banaku dhe pjesa e kuzhines ,ndersa ne te djathte afer dritareve ndodheshin te vendosura dhjete tavolina,me stola te gjere ne te dy krahet. Vetem dy tavolina kishin ngelur bosh akoma. Ne u ulem tek tavolina ne cep nga e cila mund te shihje te gjithe pjesen e jashtme te oborrit. Ngjitur me ne nje çift te moshuarish po shijonin petullat te tyre me shurup,aroma e te cilave me hapi oreksin edhe me shume.

-Si te duket? Ndihesh mire ketu?-me pyeti Oliveri.

-Ndihem si ne shtepi. Ky vend percillka ngrohtesi.-i thashe teksa studioja vendin rreth e rrotull meje.

Vertet qe ashtu ishte. Te gjithe dukeshin te lumtur qe ndodheshin aty ne shoqerine e njeri-tjetrit. Nuk te zinte syri asnje fytyre te ngrysur. Pasi ishim rehatuar ne vendet tona,nje zonje e veshur me uniformen portokalli te sherbimit,e perparesen e kuqe te lidhur ne bel,na u afrua te merrte porosine tone. Ajo ishte goxha e mbushur dhe fytyra e saj topolake rrezatonte miresi. Mund tia dalloje fare qarte rrudhat e vogla ne cep te syve dhe anash buzeve. Me siguri do ti ishin krijuar nga te qeshurat.

-Çkemi Oli ! Mireseerdhe zemer. Ke bere mungesa.-i tha ajo Oliverit duke me çuditur nga afersia e treguar.

-Çkemi Nina,si je ti? Epo me mire vone se kurre apo jo?-ia ktheu Oliveri buzagaz.

-Sigurisht i dashur,te te sjell te zakonshmen?-pyeti ajo.

-Sikur me ke lexuar mendjen.-ia priti ai.

-Po zonjusha e bukur ketu ,çfare deshiron per mengjes? Pate kohe ti hedhesh nje sy menuse?-mu drejtua ajo.

-Ne fakt akoma jo,por do marr ate qe po merr Oliveri.-ia ktheva.

-Me shurup apo çokollate?-vazhdoi te pyeste Nina.

-Hm,me çokollate .-ia ktheva pasi u mendova nje hop.

-Oli me pelqen kjo vajze.-i tha ajo Oliverit,e me pas mu drejtua mua.-E di e dashur qe je e vetmja vajze qe Oli ka sjellur ndonjehere ketu? Duhet te jesh me te vertete e veçante.

-Ashtu eshte.-tha Oliveri dhe faqet e mia u ndezen prush.

Pasi Nina u largua duke na lene serisht vetem,nuk mund te rrija pa e pyetur Oliverin :

-Pra mesa kuptoj,nuk qenka hera e pare vjen ketu?

Ai mohoi me koke dhe vijoi te me tregonte :
-Jo nuk eshte aspak hera e pare qe vi ketu. Tradita jone nisi qe kur isha i vogel. Babai me sillte ketu çdo te diele ne mengjes. Me raste na bashkohej edhe mami,por ne pergjithesi ky ishte vendi jone i burrave,siç e quante ai. Pasi bera dymbedhjete vjeç, kjo tradite pushoi se ekzistuari. Nuk me dergonte me babai,me arsyen qe isha shume i madh per te ngrene petulla ne mengjes,mirepo une vazhdoja te vija vetem,te pakten nje here ne muaj. Kohet e fundit nuk jam dukur ama kam porositur vazhdimisht te mi sillnin ne shtepi.

-Aha,kjo shpjegon kutite njeperdorimshe qe gjeja ne mengjes. Ti paske ngrene petulla pa dijenine time.-ia ktheva me ton akuzues.

-Nuk e dija qe te pelqenin kaq shume Dafne.-tha ai duke qeshur me reagimin tim.

-E kujt nuk i pelqejne?-ia ktheva duke qeshur.-Habitem qe nje vend i tille ekziton akoma.

-Ka qene prone e familjes se Nines,prej tre gjeneratash. Edhe pse i ofruan nje shume te majme per te blere truallin,ajo nuk pranoi kurre te hiqte dore nga trashegimia e saj. "Eshte pjese e asaj qe jam", me pat thene.

-E kuptoj. Duhet te jete bukur te zoterosh nje biznes kaq te kendshem.

-Perveçse eshte bukur eshte edhe e lodhshme e dashur.-tha Nina e cila ishte afruar dhe na serviri pjatat tona,me nga pese petulla gjigande me çokollate te shkrire persiper.

D A F N EWhere stories live. Discover now