Nuk e çela gojen deri kur arritem ne shtepi. Tejet e shokuar ,arrija te mbaja mend vetem Oliverin qe me mbante shtrenguar ne perqafim duke me thene fjale te embla.
Menjehere pasi arritem ne shtepi Oliveri urdheroi njeren nga ndihmeset te kujdesej per mua.
-Dafne,ngjitu lart ne dhome dhe me prit aty.-me tha ai me pas iu drejtua ndihmeses.-Mei te lutem ndihmoje te beje gati valixhen.
-Si urdheron zoteri.-iu pergjigj Mei e bindur.
Pohova me koke dhe ndoqa hapat e Meit deri tek dhoma. Ajo u tregua shume e sjellshme. Me ndihmoi te nderrohesha ne rroba te thata dhe te pershtatshme per udhetim. Pa kaluar shume kohe ,ajo kishte sistemuar te gjithe rrobat e mia ne valixhe.
-A keni nevoje per gje tjeter zonjushe?-me pyeti ajo.
-Jo ,faleminderit Mei ,mund te shkosh.
Vendosa te mbledh mendjen,pasi nuk arrija gje ashtu. Keshtu duke mbledhur te gjitha forcat emocionale qe me kishin ngelur,dola nga dhoma te kerkoja Oliverin. Duke zbritur ne sallon degjova zerin e tij te ngritur. Ai nuk bertiste kurre,vetem nese diçka ,apo dikush,e kishte acaruar vertet.
Nuk doja te dukesha sikur po spiunoja ama fjalet degjoheshin vete dhe ishin shume te qarta.-Çfare ishte ajo baba qe the ne jaht,a mund te ma shpjegosh te lutem ?!-u degjua te thonte Oliveri.
-Nuk kam asgje per te te shpjeguar ty. Je 28 vjeç Oliver por akoma nuk arrin te ndash shapin nga sapuni,te miren nga e keqja. Nuk e di se ku kam gabuar me ty.-u shpreh i ati.
-Mos i fol keshtu djalit Will.-u degjua Miranda.
-Lere mama,lere te shprehe gjithe vrerin qe mban perbrenda,sepse dua vertet qe ta di.-tha ai.
-Femi i pa edukate.Je nje zhgenjim.-vazhdoi i ati.
-Ku te paskam zhgenjyer? A nuk kam bere çfare me ke thene gjithe jetes? Çdo gje,çdo hap qe kam hedhur e kam bere per te te pelqyer ty. Vertet ti e nise kompanine ama isha une ai qe i dha fame boterore dhe po e mban ne kembe. Me beso baba nuk te detyrohem asgje. Perkundrazi,me detyrohesh ti ,gjithe vitet qe kam humbur per te te kenaqur ty.
-Largohu nga shtepia ime dhe merre dhe ate sekretaren tende. Bukur shtireni. Mendoni se do me beni mua per budalla. Ja do e shohesh.-tha Williami.
-William mos !- u degjua e ema,teksa u mundonte te mbante per krahu te birin te mos largohej.
-Me ler mama,une nuk kam me pune ketu. Kur te te vijne mendt baba,dera ime eshte e hapur.
Ai u largua pa i lene mundesi te pergjigjej,dhe sapo doli nga salloni i vajten syte tek une qe qendroja e ngrire ne shkalla. Fytyrabi ndryshoi shprehje. Nga i nevrikosur qe ishte u zbut.
-Dafne u bere gati? Duhet te nisemi tani.
-Gati jam.-mezi nxorra fjalet ti pergjigjesha.
Dy nga djemte qe ndihmonin per punet e shtepise ,mbajten valixhet tona dhe i vendosen ne jeep-in e zi te Oliverit.
Me pas hipem ne te dy. Rruges nuk shkembyem asnje fjale. Nuk mund ti thoja qe kisha degjuar çdo gje edhe pse mendoja se tashme ai e dinte. Duhej ta kishte kuptuar nga shprehja e trupit tim. Qendroja e strukur ne sedilje,thua se çdo gje qe me rrethonte do te me sulmonte nga çasti ne çast.Ne aeroport na priste avioni privat i Oliverit. Edhe ai ishte i zi si qulli. Nje e zeze qe shkelqente. Dielli po perendonte dhe une pa pritur po i kushtoja vemendje detajeve. Doja te kapesha diku.
Dolem nga makina dhe hipem ne avion. Oliveri u pershendet me pilotin dhe i tregoi per destinacionin tone.-Na ço ne shtepi Bill.-iu drejtua ai.
-Ne shtepi qofte.-iu pergjigj piloti.
Nje stjuardese qe kishte punesuar Oliveri na u afrua duke na pyetur me miresjellje nese deshironi diçka per te pire apo per te ngrene,por asnjerit nga ne as nuk i hahej e as nuk i pihej. Pasi kaluam nje ore tjeter ne heshtje duke qendruar bashke ne nje poltron te perqafuar,vendosa ti flas,ti tregoj ate qe dija.
-Oliver,me vjen keq. Po zbrisja shkallet dhe degjova me shume seç duhej.
-E di Dafne,e di. Me vjen keq mua qe u bere pjese e nje skene te tille. Ti nuk ke asnje faj.-tha ai.
-Kam shume. Mbase nuk duhej te me terhiqje brenda kesaj loje Oliver.
-Te kam thene edhe nje here e ja ku po ta them prape,per te mos e perseritur me . Dafne ti nuk je loje per mu,une dua te kaloj jeten time me ty. Gjithmone nese ti me pranon.-tha ai.
Nuk iu pergjigja,vetem struka koken ne gjoksin e tij edhe me shume. Tani per tani me mjaftonin ato fjale,por nuk e di nese do arrijne ti mbijetojne kohes.
Pas disa oresh kishim mberritur ne Manhattan,ku na priste shoferi personal i Oliverit. Ai i tha te me dergonte fillimisht mua ne shtepi.
Ne lagjen time çdo gje dukej e vogel dhe e rremujshme. Oliveri me percolli deri tek dera e shtepise. Praktikisht ,morem ashensorin deri ne katin e dhjete te nderteses.
-Po tani?-e pyeta.
-Tani,ti do marresh nje sy gjume dhe ne do shihemi neser ne mengjes. Mendon se do jesh mire?-tha ai.
-Them se do mbijetoj. Ketu rrotull nuk ka asnje peshkaqen.-u mundova te beja shaka dhe funksionoi pasi ai vuri buzen ne gaz.
-Je shume e guximshme Dafne. Naten e mire.-tha ai duke me puthur ne balle,dhe une e shoqerova me sy deri kur u zhduk pas dyerve te ashensorit.
Pasi u sigurova qe u largua,hyra brenda ne shtepine time. 'Shtepi e embla shtepi,sa me paske munguar'.
Apartamenti im prej nje dhome e kuzhine ,ishte vetem nje biruce e kendshme krahasuar me sarajet e Oliverit. Por mua me pelqente. Ishte caku im. Vendi ku ndihesha e sigurt. Diçka qe me krenari e quaja timen.Ndeza citofonin per te degjuar mesazhet telefonike. Kisha dy mesazhe te humbura.
"Dafne bija ime,me morri malli. Sjemi degjuar fare keto dite. Me siguri je ne udhetim pune. Me telefono sapo te marresh kete mesazh. Mami."
"Ti do japesh shume llogari neser e dashur. Me beso me ke ndezur kuriozitetin. Nga ke humbur qe sje ndjere fare? Mos kemi telashe ne parajse e sme thua? Me telefoni. Selena."
Ishte vone dhe as qe me shkonte ndermend te telefonoja njeri. Pa hequr rrobat u rrasa ne shtrat. Me kishte munguar dysheku im.
ESTÁS LEYENDO
D A F N E
RomanceNjihuni me Dafne ,një asistente e shkëlqyer e cila punon për kompaninë me prestigjoze të modës në vend. Çfarë do të ndodhë kur të marrë një propozim të çuditshëm nga shefi i saj,zoti Oliver? A do jenë më gjerat si më parë? Ranking 1#Albania 1#Drame...