Pra u vendos. Do martohemi ! -tha Oliveri duke buzeqeshur aq shume ,sa mund tia numeroja edhe dhemballet e gojes.
Nuk fola. E pashe te panevojshme te shtoja diçka. Faqet e mia ishin skuqur flake. Ne po bisedonim per te ardhmen ne tone,ne tavoline me njerez qe i takonim per here te pare. Une nuk kisha konfidencat e Oliverit,per tu hequr sikur diçka e tille ishte normale. Megjithate nuk shqetesohesha. Ne tavoline me çiftin Sanders,çdo gje ishte e ngrohte dhe miqesore. Ato te benin te ndiheshe sikur mund tua hapje zemren dhe do gjeje sherim patjeter. Çudi qe i mendonim kaq te paprekshem ! Vertet zoti Sanders ishte me i madhi ne fushen e tij,por tek e fundit mbetej nje qenie njerezore ku shquhej qartazi humanizmi ,pa mendjemadhesi,thjesht nje njeri qe jepte me te miren ne ate qe dinte te bente.
Si per te me shpetuar nga sikleti ku ndodhesha,erdhi kamarieri per te na servirur pjatat e dyta qe kishim porositur. Edhe ato kundermonin aroma fantastike.
-Ah ,me ne fund ! Mendova se sdo i sillnit kurre !- tha zoti Sanders duke qeshur nen ze.
Ne te vertete ,dhe ai e dinte mire,qe pjatat e dyta nuk ishin vonuar aspak. Neve akoma nuk kishim mbaruar se ngreni pjaten e pare,pasi ishim perfshire aq shume ne bisede,sa ishte e pamundur te te vinte mendja te shtije diçka ne goje.
-Merre shtruar i dashur.-i tha zonja Sanders bashkeshortit, i cili dukej shume i perkushtuar ta perlante pjaten e mishit brenda dy minutave.
-Shtruar po e ma...-tha zoti Sanders,dhe filloi te kollitej.
-Piter pi pak uje te qetesohesh.-i tha e shoqja, duke i ofruar nje gote uji qe kishte prane.
Ai beri shenje me gisht qe jo ,pasi do i kalonte,por vazhdoi te kollitej derisa u skuq ne fytyre. Pas pak çasteve fytyra ju mavijos,dhe filloi ti merrej fryma. Zonja Sanders qe ndodhej prane tij,filloi ti binte me dore shpines,me shpresen qe do e nxirrte ate çfare i kishte ngelur ne gryke.
-Oliver bej diçka ! Tani ,menjehere ! Zoti Sanders nuk duket aspak mire.-i thashe Oliverit,teksa shquaja qarte shqetesimin ne fytyren e tij.
Pa humbur kohe ,Oliveri u ngrit ne kembe dhe iu afrua karriges ku qendronte ulur Piteri. E terhoqi karrigen,dhe i hodhi doren ne bel,duke e ndihmuar te ngrihej ne kembe. Zoti Sanders,dukej sikur nuk kishte me fuqi as te kollitej,syte e tij i ishin zgurdulluar,duke krijuar nje gjendje paniku tek Marjana,e cila gjithashtu e shqetesuar u ngrit ne kembe,pa ditur se çfare te bente. Vetem une kisha ngelur ndenjur akoma,duke shikur situaten qe aty. Dy kamariere u afruan me shpejtesi,te na vinin ne ndihme. Nderkohe Oliveri e shtrengonte fort poshte diafragmes,duke e ngritur ne maje te gishtave zotin Sanders. Pas disa perpjekjeve te vazhduashme,nga goja e tij fluturoi nje copez e vogel lemshi mishi,i cili perfundoi drejt e ne goten time te veres. E habitur nga e gjithe skena,shihja se si fundosej topthi i mishit ne veren e bardhe,duke krijuar flucka te vogla gazi. Ngrita syte dhe vura re zotin Sanders,i cili po perpiqej te mbushej me fryme,duke perthithur sa me shume ajer te mundej. Mirenjohes,i vuri doren ne shpatull Oliverit dhe i tha :
-Faleminderit bir,te kam borxh jeten.
-Ju lutem,as mos e diskutoni me.-ia ktheu Oliveri.
Nderkohe Marjana e terhiqte nga menga,duke e veshtruar venger.
-Ulu Piter,ulu. Se bere goxha skene i dashur. Edhe te porosita te haje me kujdes ! -i tha ajo tashme e nervozuar,per situaten qe e kishte vene i shoqi.
Te gjithe njerezit po na veshtronin me habi ne fytyrat e tyre. Jo çdo dite shihnin njerez duke u mbytur nga ushqimi,ndaj edhe veshtrimet e tyre nuk vinin ngultazi,pa meshire dhe pa treguar respekt per njerezit. Ne ate moment nderhyne kamarieret duke u afruar afer tryezes sone dhe duke thene :
-Na vjen vertet keq per kete qe ndodhi. Ju lutem na thoni,a mund te bejme diçka per juve?
-Nuk ka problem,jam mire. Nuk ishte faji juaj,por i ketij plakushi te mjere te uritur. Faleminderit djema,mund te largoheni.-ju tha zoti Sanders.
YOU ARE READING
D A F N E
RomanceNjihuni me Dafne ,një asistente e shkëlqyer e cila punon për kompaninë me prestigjoze të modës në vend. Çfarë do të ndodhë kur të marrë një propozim të çuditshëm nga shefi i saj,zoti Oliver? A do jenë më gjerat si më parë? Ranking 1#Albania 1#Drame...