☆32☆

407 42 2
                                    

Çdo gje dukej sikur po shkonte mire. I hipem makines dhe morrem rrugen per ne rajon. Kishte ardhur koha te jepnim kontributin tone per te vene drejtesine ne vend. Asnje dhunues nuk duhet lene te bredhe i lire,per mungese provash. Nuk kisha frike. Tashme ai nuk mund te me lendonte me. Perveç kesaj nuk isha me vetem. Oliveri ndodhej perkrah meje edhe sikur ti kerkoja te largohej,dyshoj ne do me linte vetem. Por te them te drejten as une nuk do ia kerkoja diçka te tille. E megjithate ai njeri,Ivani nuk kishte kaluar ne jeten time pa lene shenja. Kyçi i dores kishte filluar te me ziente nga dhimbja e shtrengimit te tij te fuqishem. Instiktivisht ngrita mengen ,vetem per te pare se kyçi me ishte majivosur ne nje ngjyre trendafili ne lejla. Ishte e çuditshme qe e vetmja gje qe nuk kishte ngelur e stampuar ne krahun tim ,ishin gjurmet e gishterinjve te Ivanit. E nxira me rrinte si nje byzylyk i gjere,te cilin nuk doja ta mbaja veshur.

-Duhet ta kontrollosh ate !-tha Oliveri sikur te me kishte lexuar mendjen.

-Nuk eshte ndonje gje e madhe.-ia ktheva duke ulur mengen e bluzes me shpejtesi. Nuk deshiroja te dukesha e brishte dhe qaramane,perballe tij.

-Mendoj se duhet te ta shohi nje mjek Dafne. Mbase te ka shkaktuar ndonje frakture te vogel.-kembenguli ai.

-Po te ishte ashtu,nuk do zija vend nga dhimbja. Tani kemi gjera me te rendesishme per te bere. Le te perqendrohemi tek vajtja ne rajon fillimisht.

-Me duket plan i mire,ama nese me premton qe do me lejosh te vemi ne spital me vone ,ta kontrollojme shenjen qe ke.-tha ai.

-Oliver !

-Dafne ! Ti e di qe kam te drejte ,pse ngul kembe kot?

-Je ti ai qe po kembengul. Jam mire ,ne rregull? Nese do jete absolutisht e nevojshme do te shkojme dhe ne spital te premtoj.-ia ktheva duke dashur ti jepja fund asaj teme.

-Ne rregull atehere,do bejme si te deshirosh ti.-tha ai dhe ne ze i dallohej qarte merakosja.

U desh te kalonin edhe dhjete minuta ne heshtje perpara se te me vinte ndermend te ndizja radion. Muzika eshte sherim thone,ndaj une fillova te kerkoja per nje stacion ku transmetohej muzike e mire. I kalova stacionet nje nga nje,duke shmangur ato qe transmetonin lajme. Por nuk mundi tiu shpetoje vesheve te mi,nje lajm qe dukej shume i njohur.

-Prit pak Dafne. Ngrije pak volumin te lutem.-tha Oliveri,te cilit gjithashtu nuk i kishte shpetuar nje lajm i tille.

Pasi e ngrita volumin,çdo gje u be e qarte. Mundem te degjonim ate qe thuhej. " Ne oret e para te mengjesit te sotem,nje vajze e re me inicialet D.M,ka rene pre e nje sulmi fizik nga shtetasi me inicialet I.P ,i cili mendohet te jete punonjes per mjedisin. Policia po vazhdon te hetoje me tej ngjarjet." E fika radion serisht,pa e lene te mbaronte lajmin.

-Doja vetem te degjonim pak muzike rruges.-i thashe si e zene ne faj dhe pse faj nuk kisha.

-Sa shpejt qarkullon lajmi. Çuditem ku e moren vesh kaq shpejt. Aty nuk kishte deshmitare te tjere perveç nesh,te dyshuarit,dhe policise. Mesa mbaj mend,nuk kemi dhene asnje deklarate per policine akoma,e aq me pak per shtypin.-tha ai.

-Epo te pakten nuk e kishin nxjerre emrin e plote. S'kemi pse te shqetesohemi. Gazetaret po bejne thjesht detyren e tyre.

-Epo Dafne skane te drejte ta nxjerrin emrin e plote,eshte kunder te drejtave per ruajten e privatesise. Ama punen e tyre duhet te mesojne ta bejne me mire.-tha ai i acaruar,nga lajmi.

-Kjo eshte pra e ashtequajtura liri e shtypit,mediat do flasin. Oliver me premton pak diçka te lutem?

-Çfare te duash ti,me thuaj.-tha ai.

-Le te mbetet mes nesh e gjitha kjo ngjarje qe ndodhi sot. Nuk dua ta marri vesh njeri tjeter. Edhe mua do te me duket sikur nuk ka ndodhur kurre nese asnjeri nuk vihet ne dijeni.

-Ama ka ndodhur Dafne dhe kete fakt se mohojme dot. Por te premtoj qe nuk do ta diskutoj me njeri. Mund te me thuash se perse?-tha ai.

-Deri dje ndihesha e sigurte dhe e paprekshme. Ndersa sot e ndjej vetem shume te pambrojtur. Nuk dua te viktimizohem Oliver dhe as nuk dua te me trajtojne ndryshe. Ti e di se si mund te jene njerezit. Keqardhja e tyre eshte gjeja e fundit per te cilen kam nevoje tani.

-Te kuptoj. Atehere do ngelet mes nesh. Do doja ta fshija nje kujtim te tille nga mendja jote Dafne dhe te te dhuroja te gjithe sigurine qe te nevojitet...-tha ai mendueshem.

-Faleminderit Oliver,do te thote shume per mua.

D A F N EWhere stories live. Discover now