Kapitulli 1

2.1K 63 1
                                    

Ne kete kohe e ne kete bote qe po jetojme eshte e zakonshme te degjojme per familje te varfra! Familje qe ndryshe nga familjet e tjera luftojne per mbijetese! Familje qe kane harruar te jetojne ose ndoshta nuk kane mesuar te jetojne kurre! E nje nder keto familje ishte edhe familja Cani! Nje familje e vogel! Shume ndryshe nga realiteti i zakonshem ! Te varfer e te lumtur?! Jo ! Asnjeri nga ato pjestare te asaj familje nuk ishte i lumtur! Te gjithe vuanin brenda tyre!
Si mund te gezoje nje nene qe sheh femijet te mbetur pa baba te flejne edhe pa ngrene?!
Si mund te gezoje nje vella qe i eshte dashur te behet kryetar i nje familje qe ne moshen 20 vjecare?!
E mbi te gjitha si mund te gezonte vajza e asaj famijeje?
Thone se vajzat ne shumicen e rasteve jane me te lidhura me familjen e si rrjedhoje asaj i dhimbte shpirti me shume!
Kjo ishte Alisja!
Si mund te ishte e lumtur nje vajze qe kishte humbur babain , heroin e saj qe ne moshen 15-vjecare?!
Si mund te gezonte ajo vajze e rritur pa endrra?!
Si mund te gezonte nje vajze teksa shikonte familjen ne ate vuajte te skajshme?! Ishte thjesht e pamundur qe ne syte e tyre te mos kishte lot qofte edhe ne nje mbremje feste!
Ajo vajze nuk kishte endrra! Por lutej cdo nate ! Lutej qe e nesermja te ishte te pakten pak me e mire se e sotmja!
Lutej qe te shikonte edhe njehere buzeqeshje ne syte e nenes!
Ajo ishte e vetmja gje qe mund te bente! Te lutej ! Shkolle skishte vazhduar per arsye te pamundesise ekonomike! E sa e sa femije si ajo sot jane te pashkolluar nga kjo arsye absurde! Asaj e tashmja po i cenonte te ardhmen e askush nuk ishte ne dijeni! Ishte vetem 17 vjece dhe nuk mundej as te punonte per familjen e saj! Jeta e kishte vrare keq pa e mesuar te jetonte!
.
.
.
E nese kishte nje univers krejt te kundert nga ai i tyre ishte ai i familjes Latifi ! Nje familje e plotesuar ne te gjithe kuptimin e fjales! Nje familje qe nuk e njihnin shijen e loteve! Nje familje qe nuk e perceptonte dot fjalen varferi! Nje familje qe jeta u kishte dhene shume! Nje familje e destinuar te jetonte gjithmone mes luksit! Per to fjala dashuri ekzistonte vetem mes tyre ! Mes nje babai qe u plotesonte cdo teke femijeve te tyre, mes nje nene qe s'kishte pare kurre lote ne syte e dy femijeve te saj! Mes nje vajze tekanjoze qe jetonte sipas qejfit ! E i fundit ishte djali i asaj shtepie, Erisidi ! Nje djale i rritur mes gjithe te mirave ! Nuk them se nuk dinte te donte por si donte vetem ato tre persona ne jeten e tij! Ishte pikerisht menyra e jeteses se tij qe e kishte shnderruar ate njeri ne nje person arrogant qe vriste vetem me nje shikim perbuzes e me nje fjale fyese te bente te mos e doje me veten! Ishte ai proto tipi qe nuk mundohet te te beje per vete! Nuk detyron askend ! Dhe si perfundim cdo mengjes thyente shume zemra kur femrat me te cilat kishte kaluar naten nuk e gjenin ne ato shtreter te ndyre te hoteleve te Italise!
Lirisht mund ta cilesojme si njeri te pashpirt por duke marre parasysh kushtet e tij une mund ta cilesoj fare normal karakterin e tij prej te llastuari e egoisti ! Sepse per nje 23 vjecar nuk eshte e veshtire ta dallosh servilizmin dhe lakmine e njerezve per jeten qe ai bente! E duke pare ato lloj njerezish kishte vendosur ti thyente te gjithe qofte edhe ato qe nuk kishin faj! Sepse vete jeta ia kishte veshur syte me nje perde urrejtje per te githe njerezit qe nuk benin pjese te ajo treshja e zemres se tij qe mbante emrin familje! Ndoshta... Ndoshta sepse ende nuk kishte njohur ate qe quhej Dashuri!
.
.
.
.
.
Thash se do kthehem se u ktheva! Ky ishte pak a shume prezantimi! Pra nje familje e varfer shqiptare e nje familje e pasur shqiptare por emigrante ne Itali!
Normalisht sic e kuptuat keto jane dy universet por si do jete perplasja e tyre? Me zjarr apo,me akull? E si do perfundoje kjo perplasje mbetet ta zbulojme ne pjeset ne vazhdim! Me keni thene ti bej pjeset e gjata por se di sa do ia arrij ! E vetmja gje qe di eshte se eshte e sigurt se do e perfundoj kete histori!

Universe te Kunderta | ✔ Where stories live. Discover now