Kapitulli 21

984 57 8
                                    

Alisja u zgjua pas disa oresh dhe pa se dielli gati po perendonte. U ngrit nga krevati dhe shkoi ne sallon ku pa vetem te emen.
- Ma ku eshte Renisi? - pyeti per te vellain
-Sapo doli! Po ti fjete mire?
- Ehe! Po tani kam shume uri! Po shkoj te bej ndonje gje per te ngrene.
- Prit se kam bere supe. Ta sjell une- tha e ema por sapo u ngrit iu moren mendte dhe gati sa sra ne toke.
- Ma, je mire?
-Jam mire mos u shqeteso - tha e ema por ne fakt nuk ishte fare mire. Kjo gje po fillonte ti ndodhte shpesh edhe me pare dhe do vazhdonte ti ndodhte.
Ne kompani gjithcka po shkonte mire. Italianet e kishin pelqyer shume koleksionin, me Eren dhe Keitin ishte miqesuar shume, edhe Erisi nuk eshte se e ngacmonte me shume si me pare pra gjithcka ishte ne rregull pervec shendetit te se emes. Shpesh here i merreshin mendte dhe i binte te fiket. Alisja ishte shume e shqetesuar dhe ate te hene mori leje ne pune sepse do e conte Arselen ne spital para se te ndodhte dicka me e madhe. Shpresonte te mos ishte asgje me rendesi por kishte shume frike.
Pas shume kundershtimesh nga e ema arriten para spitalit dhe u futen brenda. I shpjeguan doktorit gjithe simptomat dhe pergjigjja e tij e trembi me shume
-Shpresoj te mos jete ajo qe mendoj une ! - tha ai duke i drejtuar per ne pavionin ku do beheshin analizat dhe grafite e nevojshme.
Pasi mbaruan po prisnin ne zyren e doktorit derisa u hap dera dhe hyri infermierja me zarfin ne dore.
-Pra?- pyeti doktori.
-Fatkeqsisht! Shikojini vete! - tha ajo dhe ato spo kuptonin asgje.
Pasi doktori pa pergjigjet e analizave u vrenjt ne fytyre gje qe s'paralajmeronte dicka te mire.
-Atehere doktor? Cfare ka nena ime?- pyeti Alisja.
- Fatkeqsisht zonjush , nena juaj ka tumor ne koke.
Toka iu dridh nen kembe sapo degjoi ate fjale. Tumor! E dinte fare mire cdo te thonte ajo fjale! Do te thonte qe shume shpejt mund te mbetej edhe pa nene ashtu sic kish mbetur pa baba. E njihte fare mire kete dhimbje. Nuk donte! Jo! Nuk donte ta perjetonte edhe njehere!
- T..t.t.umor?? - pyeti edhe njehere duke shpresuar qe ta kishte degjuar gabim.
-Po zonjushe dhe duhet operuar menjehere perndryshe do e humbasim pacienten! - tha doktori.
- Jooo! Do e operojme! S'mundem! S'mundem ta humbas dhe nenen! - tha me lotet qe filluan ti lagnin faqet.
-Cfare duhet te bej?- pyeti.
-Pacienten do e shtrojme qe sot ne spital sepse duhet mbajtur nen kontroll pasi tumori ka perparuar shume. Brenda 2 ditesh duhet te beni gati parate per operacionin ne menyre qe te veprojme!
- Ssa? - pyeti dhe i trembej shumes.
-5 mije euro! Perfshire cdo sherbim! - tha doktori shifren duke e bere te mos arsyetonte dot me.
- Sii 5 mije euro?? Ku mund ti gjej une per 2 dite? Jeni ne terezi ju???
-Ju lutem zonjush... Keto jane rregullat gjithcka eshte ne doren tuaj. Nese doni mund te hiqni dore nga operacioni! - tha mjeku gjakftohte sikur te ishte duke folur per nje cope leter e jo per jeten e nje njeriu.
- JO ! Operacioni do behet. Do ..,do i gjej une parate. Qe neser i keni gati.- tha dhe u largua nga spitali kesaj radhe vetem duke qare neper rruget e mbushura me njerez. U largua larg gjithckaje ne nje vend te mbushur me varreza. U ul prane varrit te te atit dhe filloi te bertiste.
- O Zot pse ma ben kete??? Cfare te kam bere? Pse sa here dicka fillon te shkoje mire duhet ta permbysesh?!
Pse s'mund te jem edhe une e lumtur si gjithe te tjeret? Nuk te mjaftoi nje? Nuk te mjaftoi qe me le pa baba? Tani do te me marresh edhe nenen?! Joo sdo te te lejoj kesaj radhe! Nuk mund te me lesh te vetme. O Zot po Renisit si do ia shojegoj une? Pse mi leshon gjithe te keqijat mbi supe?! Mund te betohem se skam bere asgje per ti merituar gjithe keto! Po harrova se ne kete bote eshte mekat te sillesh mire me te gjithe! Ne kete bote vetem njerezit me zemer te mire qenkan te destinuar te vuajne me shume!
Zot te lutem vetem kesaj radhe me ndihmo! Me jep nje zgjidhje te pergjerohem! - fliste e lutej me syte nga qielli qe ngadale po vrenjtej njesoj si jeta e saj. Shpejt zuri shiu duke e detyruar te largohej prej aty.
Ecte vetem neper rrugicat e lagjeve duke i lejuar pikat e shiut te beheshin njesh me lotet e saj. Dhe po! Dallohej fare mire qe po qante sepse dhimbja i lexohej ne sy!
.
.
.
Okej... Ketu sdi ca me ka thene mendja !
.
.
Dedikuar heart_voices & idaaaaa07 ❤❤

Universe te Kunderta | ✔ Where stories live. Discover now