Kapitulli 30

1K 53 16
                                    


Kishin kaluar disa dite nga ajo dite qe kishte lene pas vetem buzeqeshje. Alisja u kishte treguar gjithcka Arseles dhe Renisit dhe asnjeri nuk ishte bere pengese. Arsela i kishte uruar vetem lumturi e Renisi keto kohe rrinte me shume jashte se sa me to edhe ne ato momente sec shkruante ne telefon. E rendesishme eshte se te dy kishin pranuar.
Tani po shkonte bashke me Erisin te familja e tij dhe me te vertete qe kishte shume ankth. Edhe ne kompani mundohej te shmangte cdo kontakt me Stivensin sepse i vinte turp.
Gjate rruges ishte ai qe i mori doren qe po i dridhej dhe e puthi.
-Mos ki frike shpirt, gjithcka do shkoje mire!
-Ashtu shpresoj Eris!
Dhe ja ku ishin para asaj shtepie te madhe. Te kapur perdore u futen brenda!
Te gjithe po qendronin ne sallon dhe u habiten kur i pane ata te dy se bashku.
-Mirembrema! - pershendeti ajo me koken poshte.
-Mirembrema familje! Ju prezantoj me dashurine e jetes sime! - tha ai duke buzeqeshur dhe ata te tre hapen syte.
-Po ben shaka apo jo? - pyeti Ester.
-Jo nuk eshte fare shaka. Une e dua Alisjan. E kam dashur qe kur e kam pare thjesht nuk dija si ti quaja gjithe ato ndjenja qe me ishin perzier! Nga ju pres ta respektoni dhe ta doni njelloj si mua!
- Pra je i vendosur apo jo? - pyeti Stivens.
-Pikerisht ashtu! - u pergjigj me bindje.
-Epo mua me takon vetem t'iu uroj jete te lumtur bir! Jam i sigurt se ke bere zgjedhjen e duhur!
-Ke te drejte i dashur! Edhe mua me pelqen sjellja dhe perkushtimi i Alisjas! Te mos harrojme faktin qe do e kem nusen shqiptare!- tha Klea dhe Alisja ngriti koken e habitur!
-Cfare?! Mos me thuaj se prisje ndonje reagim te tipit "Me ke mashtruar djalin per para" - i tha duke qeshur- epo se pari une nuk jam nga ato nena qe e konsiderojne femijen e tyre aq te trashe sa te mos kuptojne mashtrimin, pastaj mua nuk me intereson asgje tjeter pervec lumturise se Erisit, dhe e fundit s'ka nevoje per shume shpjegime sepse juve vetem kur jeni prane njeri- tjetrin ju shkelqejne syte keshtu!
- Domethene tani jeni te dashur ju te dy? Jam ne shok! - tha Ester.
Te gjithe i trembeshin ne fakt reagimit te saj per kete lidhje.
-Aaaaaaaaa Zot faleminderit me ne fund! - bertiti dhe per habine e te gjitheve dukej e lumtur!
- Ester je ne rregull moter? Apo kalove krize nervore? - pyeti Erisi i shushatur.
-Ahha vellai im idiot! Tani ju te gjithe mendoni se une e urrej Alisjan apo jo? Ihhh sa te trashe qe jeni!
Tani ja t'ua shpjegoj me qarte!
Si the ti vella? "E kam dashur qe kur e kam pare per here te pare vetem se nuk e kuptova" epo une si eksperte e kuptova! Do thoni ju si?
1) Epo ketij vellait tim sa here permendej emri i Alisjas dukej qarte vemendja qe i kushtonte muhabetit!
2) Pastaj merrej shume me te. Pse? Sepse donte ta kishte sa me shume para syve!
3) Sa here qe une shaja Alisjan ose i punoja ndonje rreng dukej se nuk i pelqente sepse i dilte nje damar ketu te qafa!
Dhe si te mos mjaftonte Erisi , Alisja kishte ik per lesh me kohe! Hehe keni te beni me eksperte ketu lali... Kush dreqin eshte ai njeri qe pikturon dike qe e poshteron perdite! Pikerisht Alisja! Aty e kuptova se edhe kjo kishte ndjenja per Erisin! E ruajta vizatimin deri ne momentin kur doli puna e stilistes qe u largua! E vetmja menyre qe ti bashkoja ishte qe te ishin bashke ne pune sepse darkave s'po funksiononte gje! Atehere isha e bindur se babi nuk do e linte gjithe ate punim pa vene re ! Dhe tak-fak sikur e mendova Alisja behet stilistja jone! Deri ketu di une! Pastaj i keni zgjidh punet vete ju! -tha duke iu shkelur syrin. Asnjeri nuk po fliste nga gjithe ai rrefim i saj. Kishin mbetur gojehapur.
-He pra tani po me thyeni zemren! Vertet mendoni se jam aq e keqe? - tha duke bere si e lenduar.
-Ti je e paparashikueshme moter te betohem! - tha Erisi duke qeshur tani.
E ja pra qe njerezit nuk jane gjithmone ashtu sic duket. Shumicen e rasteve ata qe duken te mire te godasin aty ku dhemb me shume por ka edhe nga ato si Ester qe pas sjelljes jo shume te mire fshihkan nje qellim hyjnor. Por ajo nate do kishte te papritura pafund! Ishte Ester ajo qe filloi te fliste serish.
-Eee mire mire e kuptova se me doni shume dhe se jam shume e mire por kam edhe une dicka per t'iu thene!
- Une nuk do kthehem me ne Itali! Mos u habisni! Thjesht kam gjetur arsyen per te qendruar ketu! Jo vetem vellai im idiot ka gjetur dashurine e vertete! - tha serioze por duke ulur pak koken.
-Cfareee? - thane te gjithe njeheresh.
-Po,pra... Ka ndonje gje qe s'shkon ? Me do e dua kaq mbaroi!
-Por a mund ta dime kush eshte te pakten?- pyeti Klea.
-Quhet Renis! Eshte 22 vjec! Jeton ketu afer!
-Cf...cfaaaareeeeee? - tha Alisja e surprizuar. - S'ka shancee!
-C'pate shpirt? - pyeti Erisi.
-Ai...aii ... A mund te shikoj nje foto te tijen? - pyeti Esterin.
-Po patjeter! Ja! - i tregoi foton e ajo s'iu besonte dot syve.
-Ai eshte vellai im! - tha.
-Cfare dreqin po ndodh ketu? - thane Stivens dhe Klea qe ishin bere lemsh ne keto momente.
- Prit prit tani! Se kjo ska lidhje fare me Alisjan dhe Erisin. Ne jemi njohur rastesisht fare. Tani po e mesoj se jane moter e vella. Jemi perplasur ne rruge. Dhe nga nje zenke e vogel filluam te takoheshim cdo dite! Me pati thene se ka nje moter po nuk e dija se e ka fjalen per Alisjan! Dhe te them te drejten s'eshte se me intereson asgje pervec tij! -perseriti fjalet qe Erisi i kishte thene Alisjas para ca kohesh!
-Ok ne Alisjan e njohim por Renisin akoma jo keshtu qe pasi ta njohim me mire do te te japim,nje pergjigje!
-Ok ok ska problem! Rendesi ka te mos me ndaloni ta takoj ! Edhe po me ndaluat prape do e takoj dmth po bie fjala. Pastaj normal qe do e njihni dhe do e pelqeni njesoj si Alisjan jam e sigurt sepse fundja 1 familje i ka rritur te dy! Dhe jam vertete me fat qe do jem dhe une pjese e asaj familjeje! - fliste Ester gjithe admirim duke vene ne pah pjesen e saj te rritur!
-Ate se dime akoma Ester! - tha Stivens.
-Ester ka te drejte z.Stivens! Edhe une jam e sigurte se do e pelqeni tim vella sepse ai eshte shume me i mire se une dhe ne fakt pata vene re nje ndryshim tek ai kohet e fundit! Por une nuk jam eksperte si Ester dhe nuk e kuptova se paska rene ne dashuri! - tha Alisja e lumtur per ata te dy.
-Ja kunata ime si shpirt qe ja kam nxire jeten per faj te ketij barbonit - tha Ester duke i bere te gjithe te qeshnin me karakterin e saj paksa te cuditshem le te themi.
-He dhe mos me thirr me z.Stivens! Tani je pjese e familjes sone! Mund te me therrasesh baba ose nese e ke problem thjesht Stiv.- shtoi Stivens.
-Jo s'ka problem...emmm...baba - tha teksa syte iu mbushen me lot. I dukej cudi t'i therriste dikujt tjeter baba por ishte e lumtur qe dikush po behej si nje baba i dyte per te ndonese vendin e tij nuk do e zinte dot askush ne zemren e saj!
Keshtu mes suprizash e emocionesh u mbyll ajo nate qe mbi te gjitha dhuroi shume lumturi!
.
.
.
1287 fjale heh...
Epo teknikisht erdhi e nesermja keshtu qe po e postoj qe te flini rehat 😅❤ moonchild-01 & idaaaaa07 ❤❤

Universe te Kunderta | ✔ Where stories live. Discover now