Kapitulli 3

1K 61 2
                                    

Doli dhe te nesermen si gjithmone. Per te kerkuar pune por serish refuzohej me te njejtet justifikime.
"Je nenmoshe per te punuar".
"Jane te zena te gjitha vendet".
"Nuk i permbush kushtet" ,,.
Te gjitha keto shoqeruar me shikime perbuzese. Ndonjehere pyeste veten pse njerezit gjykonin vetem nga paraqitja. Habitej dhe lendohej shume nga veprimet e tyre. Nuk eshte e lehte te trajtohesh si plehre nga te gjithe. E as per Alisjan nuk ishte aspak e lehte. Madje pas vdekjes se te atit ishte edhe me e veshtire. Edhe ato njerez qe nuk e paragjykonin e shikonin me keqardhje e kjo pjese dhimbte me shume. Kaq poshte kishte rene ne syte e botes! Ndonjehere donte tu bertiste ... Tu thonte te mos e gjykonin vetem se skishte mundesi te behej dikushi e po ashtu te mos e shikonin me keqardhje nderkohe qe nuk benin asgje per ta ndihmuar. Nuk kishte nevoje per keqardhje kishte nevoje per mbeshtetje. Kishte nevoje per dike qe ti degjonte lutjet e saj. Kishte nevoje per dike me te cilin ti bente balle gjithe njerezise. Por jo!
Ishte totalisht e vetme! Nenes nuk ia shprehte dot ato ndjenja sepse nuk donte ta bente te vuante me shume! Te vellait , Renisit nuk donte tia thonte sepse e dinte fare mire se edhe ai e vuante ate pjese! Pak a shume ishte e destinuar tia dilte e vetme!
.
E teksa kishte marre mbi 10 refuzime te kerkesave per pune sot vendosi te pyeste tek i fundit vend qe pa ! Nje shtepi e re po ndertohej ne dalje te qytezes se saj. Dukej hapur se nuk ishte nje nder ato shtepite e zakonshme qe ishte mesuar te shikonte ne ate vend te harruar. Ishte nje shtepi e madhe dhe ne cep te saj ishte vendosur njoftimi per pune! Normalisht ne nje shtepi te madhe e vetmja pune e ofrueshme eshte sherbyese! E ajo ishte gati te punonte dhe tu sherbente te tjereve vetem qe te siguronte nje jete me te mire familjes se saj!
Trokiti ne deren e sapovendosur dhe ate ia hapi personi pergjegjes per ate shtepi!
-Po urdheroni! - i tha ai.
-Pershendetje! Pashe njoftimin dhe jam e interesuar per vendin e punes qe ofrohet ne kete shtepi!
- Ok eja brenda! - i tha personi perballe dhe me fillim u habit sepse priste nje reagim te tipit "ska pune per varfanjake si puna jote ketu" por nejse beri sic i tha dhe hyri brenda ne ate shtepi dhe vec shtepi se quaje dot. Per te ishte si nje pallat mbreteror! Dukej se te zotet ishin njerez te pasur! Nje jete qe ajo as ne endrra se kishte pare!
-Si quhesh dhe sa vjece je ?
- Quhem Alisja Cani dhe jam 17 vjec!
- Atehere ke punuar ndonjehere me pare?
- Jo , kam kerkuar por askush nuk me ka marre ne pune.- u pergjigj sinqerisht ajo.
- Dmth je nenmoshe dhe ske eksperience. - u pergjigj pergjegjesi dhe para se ai te jepte pergjigjen negative ajo filloi te fliste serish.
-Ju lutem zoteri. Kam vertete nevoje per kete pune! Jemi shume te varfer dhe kjo mund te jete e vetmja mundesi e imja per te siguruar dicka me teper per nenen dhe vellain tim!
- Po babain ku e ke? -e pyeti ai.
- Ka nderruar jete dy vjet me pare - tha me ze te ulet e me sy te perlotur kur kujtoi te atin.
- Oh me vjen keq , - tha pergjegjesi.
-Ne rregull atehere nese ke vertete nevoje per kete pune po ta jap nje mundesi. Po ka edhe kushte ama!
- Ne rregull jam e gatshme ti pranoj te gjitha. - tha dhe nje buzeqeshje e lehte i ishte formuar ne buze.
- Ne rregull atehere urime! - i tha pergjegjesi me miresjellje.
- Shume faleminderit zoteri! Mirupafshim! - tha ajo dhe u largua nga ajo shtepi e lumtur si rralle here keto 2 vite.
.
.
Pjesa e trete... Besoj e kuptuat ku filloi pune Alisja 😜 ... Mos harroni te votoni ✨🌠
.
Dedicated to GertaZeneli First reader of this story ☺❤❤❤❤

Universe te Kunderta | ✔ Where stories live. Discover now