Pas nje sherri te gjate me te vellane per pjesen e te qendruarit ne shtepine e punedhenesve ra te flinte e qete sepse si gjithmone ia kishte dale ta bindtte. Te nesermen u zgjua heret per te rinisur te njejten rutine qe nuk dihej sa do te zgjaste.
Arriti ne shtepine e familjes Latifi dhe deren ia hapi sherbyesja tjeter qe mund te kishte te njejten moshe me te emen. Qe diten e pare ishin njohur me njera tjetren dhe shkonin mire. Ajo e mesonte dhe e keshillonte si te vepronte e si te sillej sepse i kishte hyre ne zemer Alisja qe kur e kishte pare. E kujt nuk do i hynte ne zemer ajo qe nuk kishte asnje pikez djallezie ne shpirt.
Filloi te pergatiste mengjesin dhe iu kujtuan momentet me te atin. Ai e kishte pasion gatimin dhe cdo mbremje gatuanin se bashku. Kishte raste kur e kthenin kuzhinen permbys dhe u duhej te duronin Arselen me ato kritikat e saj. Atehere po qe kishte patur kuptim fjala te varfer e te lumtur. Pa e kuptuar kishte filluar te lotonte. E kishte marre malli per ate. Per babain e saj. Per heroin e saj. Per mashkullin e pare qe kishte dashur ne jete.
"Me ka marre malli babush"- tha mes lotesh.
Nderkohe sherbyesja tjeter Arta e vuri re dhe i tha te lante fytyren e te qetesohej edhe pse iu dhimbs shume teksa e shihte ate ashtu me dhimbjen qe i pasqyrohej ne sy.
Pasi u qetesua filloi serish te gatuante dhe arriti te mbaronte para se te tjeret te zbrisnin per te ngrene.
.
Pasi u sherbeu mengjesin te zoteve u nis te largohej ne kuzhine dhe te vazhdonte me punet por ishte zeri i Esterit ai qe e ndali.
- Ihhh cfare eshte kjo moj?! E shikon sa shume yndyre qe ka? Si do e ha une kete dhe te shtoj 20 kg per nje dite?!
- M..me ff.ffalnii z..onjush,,, - tha duke belbezuar.
- Prit ta shikoj. Cfare ke Ester shume e mire eshte ! - kundershtoi Stivensi.
- Por ba nuk me pelqen ... - tha ajo duke u ankuar.
- Motra ka te drejte,.. Merri pergatiti dicka tjeter shpejt... Fundja per kete je ketu- iu kthye Erisidi duke e pare ftohte.
- Menjehere zoteri ! - tha dhe u largua e thyer. Qe tani kishin filluar me ankesa. Ne fakt edhe u habit. Ester e refuzoi ushqimin vetem se spo i pelqente nderkohe qe ajo nuk kishte patur kurre mundesi zgjedhjeje. Ndoshta as ushqim e kurre nuk ishte ankuar ashtu. Por ne fund ajo e dinte se jo te gjithe kishin patur te njejtat mundesi ne jete dhe mundohej ta justifikonte sjelljen e Erisit dhe Esterit. E tille ishte ajo nuk lendonte askend dhe mundohej qe ti shikonte njerezit me miresi ndonese ato nuk ia kthenin pas ate miresi qe ajo tregonte.
Gatoi shpejt e shpejt dicka te payndyrshme per Esterin dhe vazhdoi me punet e tjera. Pas incidentit te mengjesit dita kaloi e qete. Normalisht me lodhjet e saj.
Gjate darkes Z.Stivens i tha te lajmeronte te gjithe sepse kishte nje njoftim per tiu dhene.
U thirri te gjithve neper dhoma dhe u mbodhen ne sallon.
- Po baba po presim ! Edhe pse e di se pas cdo thirrjeje te tille do jete dicka e bezdisshme! - beri te paduruarin Erisi duke bere qe te gjithe te kthenin syte nga ai.
Kur ta humbasesh pergjithmone do e kuptosh bezdisjen !- mendoi ajo me vete teksa degjoi ato fjale.
- Atehere kam vendosur qe pas dy ditesh te mbajme nje feste ketu ne shtepi. Per mireseardhje dmth! Do ftojme njerez te famshem dhe biznesmene prandaj dua qe gjithcka te jete perfekte.- perfundoi Stivens.
-Dhe nje feste kishim manget - tha perdhembe Erisi qe duket se do gjente cdo here nje fjale kunder te atit duke terhequr gjithmone vemendjen e Alisjas e cila e dinte fare mire vuajten e mungeses se atij personi.
Por gjithmone kur e humbasim dike, ia dime vleren ! -e ajo keto fjale ndonese donte tia perplaste ne fytyre atij femije te llastuar nuk e bente dot sepse po ai "femije" kishte te drejten ta hidhte ne rruge pa iu dridhur qerpiku!
.
.
.
Nqs doni pjs te reja me thoni se jan gati 😜😜
Dedicated to one and onlyidaaaaa07 😍
VOCÊ ESTÁ LENDO
Universe te Kunderta | ✔
RomanceAto ishin dy te rinj qe vinin nga realitete te ndryshme... Njeri ishte shume i pasur e tjetra thjesht nje sherbyese e varfer...por dashuria nuk pyet per asgje! Ato ishin si dy Universe te Kunderta por njekohesisht plotesonin njeri-tjetrin. A do mun...