Kapitulli 14

961 54 9
                                    

Ishin bere 3 muaj qe kur kishte filluar gjithcka. Tre muaj nga kthimi i tyre ne Shqiperi dhe... 9 muaj te mbetur nga tortura sic e quante Erisi qendrimin ne kete vend.
3 muaj qe kur Alisja ishte bere pjese e asaj shtepie. 3 muaj pune jo pak te lodhshme e as te qete sepse pothuajse cdo dite ndeshej me ndonje fjale ne ajer e me ndonje shikim plot urrejtje.
3 muaj qe kishte luftuar edhe me veten qe po lejonte ta shtypnin por e dinte mjaft mire se cfare prisnin ato. 1 gabim! 1 gabim sado te vogel dhe perfundonte ne sketerren e saj pa asnje fije shprese ndaj se kishte lejuar veten te mundej nga krenaria e te fundosej si perpara 3 muajsh!
Duronte e duronte deri sa smbante me e shperthente ne lot! E vetme!
.
Nderkohe nese kishte nje person qe po kenaqej nga keto dite ishte vetem ai! Stivensi! Te hapje nje kompani stilimi ne ate vend kishte sjelle mjaft perfitime nga rritja e perditshme e kerkesave per me shume! Duke pare keto arritje cdo dite e me shume bindej per qendrimin ndoshta pergjithmone ne Shqiperi.
Por si gjithmone do dilte dicka qe do prishte qetesine.
Degjoi trokitjen ne dere dhe u pergjigj duke e lejuar personin te hynte brenda.
Z.Stivens mund te bisedojme pak?
Po Onerda. Ulu!- i foli vajzes qe u fut ne zyre.
Kam dashur edhe une te bisedoj me ty. Ke bere nje pune mjaft te mire me skicat e veshjeve ! Te pergezoj!
- Faleminderit zoteri por ne fakt doja te bisedoja per nje problem.- tha ajo.
- Urdhero! Ku qendron problemi? - pyeti i habitur.
- Atehere ju e dini qe une jam e fejuar dhe se shpejti do martohem prandaj me duhet te jap doreheqjen sepse do largohemi jashte shtetit. - tha.
- Por ti e di qe kjo do i sjelle mjaft probleme kompanise! - iu drejtua Stivens i shqetesur.
- E di shume mire por me besoni jam e detyruar ndryshe edhe une nuk do largohesha sepse ishte nje eksperience e shkelqyer te punoja ketu.
- Te pakten edhe per disa dite derisa te gjejme nje stiliste tjeter?! - pyeti ai me nje ton lutes.
- Do mundohem ! - u pergjigj Onerda me nje buzeqeshje te embel. Fundja kush ne vendin e saj do zgjidhte punen perpara dashurise se jetes dhe keshtu nuk i la Stivensit asnje mundesi per kundershtim.
Me kaq u mbyll ajo bisede aty per tu hapur serish ne mbremje ne shtepi.
Pas darkes u mblodhen ne sallon per te biseduar sic benin cdo mbremje. E teksa te tjeret po flisnin per ndodhite  e dites Erisi se kishte fare mendjen tek ato qe po thuheshin e po luante ne telefon deri sa degjoi te atin ta therriste.
-Eris! Kemi nje problem me kompanine!
-Cfare ka ndodhur? - pyeti.
- Onerda dha doreheqjen.
- Kush eshte Onerda? - pyeti Ester qe kurre nuk perzihej me punet e kompanise edhe pse kishte 5% te aksioneve. Thjesht i dukeshin shume stresuese.
- Stilistja. Skiconte koleksionet e reja ! Tani na duhet te gjejme dike tjeter shume shpejt!
- Nuk e di baba ! E nxorret njoftimin? - foli Erisi serish nderkohe qe Ester sec po mendonte.
- Ende jo! Neser do e nxjerrim dhe shpresoj te na sherbeje.- tha Stivensi.
-Ska nevoje ! - u hodh Ester me nje shikim djallezor. Ishte koha per pak argetim per te. Argetim qe dikujt mund ti prishte shume pune ose mund ti rregullonte shume pune.
Nderkohe qe te tjeret u habiten nga ai reagim i papritur i saj!
- Mos me thuaj se do e zevendesosh ti qe sdi te vizatosh as nje vije te drejte! - i tha Erisi duke qeshur.
- Se mos di ti por jo mos u merzit nuk do jem une. Me prisni! - tha.
.
.
.
What is cominggg 😉😉😉 
Dedicated to myself 😂😂 jo se tallem
Dedicated to idaaaaa07 & _CoPeZa_JeTe_

Universe te Kunderta | ✔ Where stories live. Discover now