"Nuk thone kot- Pac fatin e k*****" u perserit edhe njehere ne mendjen e saj si shume here te tjera ate dite. Edhe kesaj radhe lotet iu grumbulluan ne sy por kesaj here nuk beri asgje per ti ndaluar. I la te lire te binin ne fytyren e saj. Ta lehtesonin sado pak dhimbjen qe ajo ndiente. Kishte menduar se po te punonte do ishte me mire per te dhe familjen e saj por rezultoi ndryshe. Me te vertete qe po e lehtesonte gjendjen e familjes por po shkaterronte veten. Cdo dite lendohej me shume nga fjalet e tyre pa e ditur se cfare iu kishte bere? Valle ku kishte gabuar qe silleshin kaq ashper me te?! Cdo nate pyeste veten cfare kishte bere per ti merituar ato fyerje ?! E pergjigje nuk merrte. Sepse nuk ishte vetja e saj personi i duhur per tu pyetur. Ishte tjeter kush.
Me lotet qe i rridhnin ne sy nxorri lapsin dhe nje flete te bardhe njesoj si shpirti i saj. Ishte e vetmja gje qe mund ta qetesonte stuhine brenda saj. Mbylli syte dhe ashtu symbyllur nisi te "vizatonte" mbi ate flete.
Ishte e vetmja enderr qe kishte dhe askush nuk ia kishte idene e ekzistences se asaj endrre apo e thene ndryshe e atij talenti te saj.
Nuk e kuptoi sa kohe kaloi duke qare e pikturuar njekohesisht dhe me ne fund i hapi syte. I mbylli dhe i hapi edhe njehere keta te fundit duke mos i besuar asaj qe po shikonte. Pa e kuptuar as vete se cfare po bente kishte pikturuar ne ate flete portretin e tij.
"Je cmendur" - i tha vetes kur pa ate "kryeveper" te vetes. Por pse pikerisht AI? Pse ai e jo i vellai ose dikush tjeter? Pse duhet qe mendja e saj ta kishte memorizuar aq mire cdo detaj te fytyres se tij? Iu krijuan aq shume pse ne koke dhe per asnjeren prej tyre sgjente dot as edhe 1 pergjigje te vetme. E mori fleten dhe e mblodhi top dhe e gjuajti pa pare ku ra. Donte vetem ta zhdukte ate copez letre qe dashje pa dashje deshmonte dicka qe sdinte si tia vinte emrin.
Por pa e vene re ajo leter ra ne kembet e dikujt qe nuk do e linte pa shfrytezuar kete rast kunder saj.
E me e cuditshmja e kesaj nate ishte se pas asaj letre qe mbante fytyren e tij qendronte shpirti i saj.
.
Nderkohe dikush tjeter ne ate shtepi kishte filluar te numeronte ditet qe ne momentin e pare qe kishte prekur token shqiptare. Cdo dite qe kalonte donte edhe me shume te largohej nga ky vend qe nuk i premtonte asgje.E sidomos prezenca e asaj sherbetores sikur e ngacmonte cdo dite e me teper. Nuk ishte vetem Alisja qe pyeste veten cfare i kishte bere atij personi, ishte edhe ai ! Edhe Erisi i cili habitej ndonjehere me veten pse sillej ashtu me ate femer. Por thjesht sjellja e karakteri i saj i dukeshin inekzistente per kete bote djallezore. I dukeshin shtirje sepse asnje femer nuk mund ti duronte fjalet e renda qe ajo duronte. Asnje femer sdo e ulte krenarine e saj nese nuk synonte dicka me shume. E ai kesaj ia kishte friken. Mendonte se edhe ajo do ishte nje nga ato mijera njerez qe bejne gjithcka per ca para te ndyra. Dhe po , ishte e vertete qe ajo gjithcka po e bente per para ama jo te ndyra! Ajo vajze po e shkelte krenarine e saj per te fituar ca para por per dicka paresore per te. Per familjen e saj qe vlente me shume se vetja e saj, me shume se lotet e saj, me shume se krenaria e saj!
.
.
.
Per ju qe shani Erisin e shikoni tani pse ben keshtu ai ??
E kam shpjeguar edhe ne kapitullin e pare jane rrethanat e jetes ato qe ndikojne te sjellja dhe te karakteri jone! 😊😊
Historia ka arritur 117 vita dhe jam shume shume happy 😁😁😁😊😊☺☺😍😍😍😍😍 Ju du shum krejtve!
ESTÁS LEYENDO
Universe te Kunderta | ✔
RomanceAto ishin dy te rinj qe vinin nga realitete te ndryshme... Njeri ishte shume i pasur e tjetra thjesht nje sherbyese e varfer...por dashuria nuk pyet per asgje! Ato ishin si dy Universe te Kunderta por njekohesisht plotesonin njeri-tjetrin. A do mun...