Kapitulli 8

982 54 14
                                    

Tani pervec puneve te perditshme i duhej te merrej edhe me pergatitjet e festes dhe ishte mjaft e lodhshme. Tani e kuptoi pse ato ballot e medha mbreterore ishin aq perfekte... Sepse pas tyre fshihej nje pune e lodhshme nga shume persona !
Nuk e kuptoi as vete si kaluan ato 2 dite te mbytura ne pune.
Pas dy oresh ishte festa dhe si te mos mjaftonin 2 dite pune neper shtepi sot ishte caktuar dhe si kamariere ne feste dhe as nuk e kishte menduar te kundershtonte. Jo sepse i pelqente te sorollatej ne ate feste plot te panjohur jo te nivelit te saj me njerez qe do e shihnin me perbuzje vetem nga puna "e rendomte" qe ajo bente.., por sepse kishte nje arsye me te forte per te cilen duhet te luftonte... Familjen e saj...
.
Dalengadale filluan te hynin te ftuarit dhe vetem nga pamja e jashtme , kepucet dhe fustanet super te shtrenjta, duart te mbuluara me xhevahire dukeshin se nuk i perkisnin universit te saj por ajo nuk dinte te xhelozonte askend. Fundja askush nuk e kishte zgjedhur jeten qe bente. Sipas saj ishte thjesht ceshtje fati.
Kishte veshur uniformen e kamarieres dhe mundohej ta ulte sa me shume ate fund qe i rrinte pak siper gjunjve.
- Alisja mund ti therrasesh dot femijet te lutem ? - iu drejtua Stivi me miresjellje. Nga gjithe ajo familje per ate njeri ajo gezonte respektin me te madh sepse i dukej me i sjellshmi dhe kishte raste me fjalet dhe durimin e tij i kujtonte te atin.
- Menjehere Zoteri ! - nuk ngurroi ti pergjigjej dhe u ngjit ne katin e dyte ku ndodheshin dhomat e gjumit. Trokiti ne deren e Esterit dhe pasi e lajmeroi ate iu drejtua dhomes ngjitur.
Trokiti disa here por nuk mori pergjigji. Priti pak dhe trokiti serish!
Degjoi deren tek hapej dhe perpara syve u shfaq Erisi vetem me xhinset e zeza veshur dhe pa triko ku muskujt e formuar i dukeshin hapur. E cila femer nuk do te mahnitej pas nje pamjeje te tille?! Normalisht pervec asaj qe dukej sikur te ishte nje robot qe e kontrollonte veten ne cdo situate... Pervec asaj skuqjes se lehte qe i ngjyroste faqet sa here ndihej e zene ngushte.
- Po cfare kerkon? - e pyeti Erisidi duke i dhuruar nje shikim te akullt.
- Zoti Stivens tha te zbrisni poshte! - iu pergjigj me koken ulur.
- Mund ta ngresh koken mos ki turp! - i tha i vetekenaqur kur e pa ne ate gjendje.
- Ju presin poshte! - tha duke e pare ne sy tashme e ne te njejten kohe duke i deshmuar se nuk ishte aq e dobet sa per ta ulur veten aq poshte sa c'mendonte personi perballe.
Me kaq u nis te largohej duke e lene Erisidin te habitur nga krenaria e saj.
.
Veshi t-shirtin e bardhe dhe pasi rregulloi pak floket zbriti poshte.
Teksa zbriste shkallet ndjente shikimet e dhjetera femrave qe dukeshin sikur do e hanin vetem duke e pare. Epo pervec njeres qe as nuk denjoi tia hidhte syte vetem vazhdonte te bente punen qe i ishte caktuar. Duke pare ate mosperfillje te saj per here te dyte ne te njejten dite ajo buzeqeshje rrezellitese qe i nxirrte ne pah dhembet e bardhe si bora u venit . E kur e kuptoi se cfare dreqin po bente filloi te buzeqeshte serish duke i bere femrat te marroseshin pas tij thua se nuk kishin pare ndonjehere nje mashkull me sy. Nuk thonte se nuk i pelqente vemendja por e urrente shtirjen! E kjo gje ia shtonte urrejtjen per cdo femer qe dukshem po shtireshin para tij.., e po ashtu edhe per ate qe nuk u ndikua fare nga prezenca e tij!
.
.
.
E fundit per sonte ...
Dedicated to heart_voices & _CoPeZa_JeTe_ 💝💝❤❤✨✨

Universe te Kunderta | ✔ Donde viven las historias. Descúbrelo ahora