Per here te pare ne jeten time,pas shume vitesh po ndihesha normale.Jo vetem se Eriku hyri ne jeten time....por....ky vend....jam lidhur kaq shume me te saqe kam vendosur te mos largohem me.Javet kalonin.Dje ishte ditelindja ime.Tani jam 18.Tani mund te quhem e madhe....ose....sikur thote mamaja...."tani je bere grua".Kjo shprehje ta shpif.Si mund te jem bere grua kur jam ende femije.Mardhenia ime me Erikun po ecen shume mire.Ne nuk kemi debate....jo se jemi te vecante....por sepse e dime se ne fund do te pajtohemi perseri.Dje ai me dhuroi nje fustan shuuuume te bukur dhe nje pale kepuce balerine.Fustani ishte i zi dhe i ngushte pak siper gjurit me disa zbukurime me rruaza.Edhe kepucet te zeza.Eriku dhe une dalim shpesh.Me dergon ne shume vende.Por dje,per ditelindje ai me dergoi tek vendi i tij sekret.Ne fakt ky vend ishte ne dhomen e tij.Nje bodrum i madh qe e kishte zbuluar 2 vite me perpara,por nuk ia tha askuj.Ai shpesh fshihet atje per te mos e gjetur askush kur ndihet keq.Tamam si nje kalama 5 vjecar.Nejse.Hyra brenda dhe pashe qe bodrumi ishte i mbushur me gjera te vjetra.Kishte radio,rroba,mobilie,piktura...dhe libra.Teksa po shikoja dhomen gjeta ditarin e nje djaloshi.Nuk ia tregova Erikut keshtu qe e futa menjehere ne cante.Me sigura familja qe ka jetuar me pare ketu i ka lene keto gjera.Ishin vetem gjerat e djalit.Ne darke beme nje feste tek shtepia e Liamit... si gjithmone.Meqerafjala... Liami ka zene nje te dashur Kler.Ajo eshte shume e mire simpatike dhe e sinqerte.Nuk shtiret nuk genjen.Ata te dy jane me fat.Jemi bere shume shoqe.I tregojme shume gjera njera tjetres.Madje ajo me la te lexoja ditarin e saj te ri.Mua me duket budallallek te mbash ditar,por ne fakt...te qeteson.Pasi shkova ne shtepi ne darke fillova te lexoj ditarin e djaloshit.Emri i tij Jonas Rien...18 vjec.Historia e tij tregonte se si ai dashuronte kete vajzen kaq shume....Anen.Nje vajze kaq perfekte sic e pershkruan ai.Te betohem qe cunat e sotem e kuptojne shume mire boten e nje vajze.Ai flet me shume per te se per veten e tij.Ndenja deri ne 3 te nates duke lexuar dhe me ne fund ky i kishte propozuar.Kjo vajza ishte 17 dhe ishte e adoptuar.Jeta e saj ishte kaq e veshtire.Nje vajze qe si hapej askuj,pervec Jonas.Keta ishin njohur ne shkolle.Ky ditar duket sikur te jete per Anen.Pasi u lodha u ula per te fjetur.Dite pas dite lexoja nga 40-50 faqe ne dite.Ditari ishte shume i trashe,rreth 800 faqe.Pasi shkova ne faqen 502 ata u puthen per here te pare.Jonas e pershkruan ate ndjesi aq bukur.....Isha zhytur ne kete histori.Kaq shume kam lexuar saqe nuk po mundem ti kujtoj te gjitha.U bene gati 3 jave duke lexuar dhe nuk i pergjigjesha as Erikut ne telefon.Pas 3 javesh shkova ne faqen e fundit.
"Ana....si mund ta pershkruaj kete gje qe ndjej per brenda.Ti nuk je me ketu...Nuk je....Zgjodhe te largoheshe me dike tjeter.U arratise me te.U arratise me "vdekjen" dhe as nuk e ktheve koken pas per mua.Ti ndryshove Ana...Me le ne balte.Si munde...Luajte me mua...Luajte me mua nje loje te keqe.E verteta doli ne shesh dhe ti nuk e perballove dot.Mamaja jote...te kishte lene ne jetimore dhe pas disa vitash te mori perseri pa te thene te verteten.Te trajtoi si nje te huaj.Te beri te vuaje aq shume saqe fillove te harroje cdo person ne bote.Ti...Ti more guximin dhe dole para atij treni gjigant metalik.Prinderit e tu nuk ishin ne qytet keshtu qe u thirra une qe te verifikoja qe ishe ti ajo.Nuk e besoja.Mendova se mos ishte nje gabim....por kur te hoqen carcafin....ishe ti!E zbehte si kurre me pare.Fytyra qe dikur te shkelqente tani ishte nxire dhe zbehur.Trupi yt....ai....nuk ishte i plote.Kemba jote....dora e djathte....Nuk e them dot.Nuk e di cfare ndodhi papritur me ty...Ndihesha aq keq saqe kur shkova ne shtepi...i theva te gjitha gjerat.Ulerisja si i marre.Askush sme ndalonte.Ditet tani po kalojne ngadale dhe me duken pa kuptim.Nuk e duroj me kete heshtje....kete vetmi.Te lutem Ane me prit edhe pak...se shpejti do te jem me ty"
O Zot!!!Jonasi paska vrare veten! Jo
...ska mundesi.Vazhdova ta lexoj me qindra here kete faqe....por...spo kuptoja gje!Po cmendesha!Te lexosh rreth 800 faqe dhe ne fund te mos dish cfare ndosh me personazhin???Jo!Kjo nuk mbaron ketu.Do ta gjej kete person...nese eshte ende gjalle.Shkova tek Eriku dhe i kerkova ndihme.Ne fillim nuk pranoi por pas disa ledhatimesh iu mbush mendja.Kerkuam ne fillim se ku ishte transferuar familja Rien.Nuk gjetem gje.Isha merzitur aq shume sa po plasja.Pas dy javesh Liami na dha adresen e re te familjes Rien.Nuk ishte shume larg qe ketu.Teksa shkonim atje....mendova me vete:po sikur te jete nje trillim dhe une si idiote e kisha marre per te vertete.Edhe nese eshte e vertete...ai mund te kete vdekur.Nuk me intereson...do te shkoj.Vizita jone ishte e cuditshme.Ne shtepi ishin vetem zoti dhe zonja Rien.E dija qe Jonas kishte vrare veten.Ishte e drejta e tyre te mbanin ditarin por ata ma dhuruan.Na rrefyen se Jonasi vdiq 2 vite pasi u shkrua ditari nga nje semundje vdekjeprurese.Kancer ne kocka.Ai vdiq me dhimbje por kurre nuk e harroi Anen.Prinderit e Jonasit me dhane dy fota nje te Jonasit dhe nje te Anes.Pikerisht sic i kam imagjinuar.Pasi dolem jashte fillova te qaja dhe Eriku me perqafoi.-Hej!Je mire?-Eriku.
-Po....thjesht...nuk permbahem dot.Nuk me besohet qe eshte e vertete.
-Mos qaj!Eja tani!
Me perqafoi fort dhe shkuam tek varri i Jonasit dhe Anes.Ishin prane njeri tjetrit.Ladhe nga nje trendafil te kuq tek secili dhe u largova duke qare.Eriku me talli shpesh gjate rruges.Budallai!Sidoqofte....ai eshte dashuria ime dhe nuk do ta le kurre te shkoje.Nuk do ta zhgenjej kurre ate....dhe kur te kem fatin te vdes une do ta kthej koken pas per ta pare ate per here te fundit sepse....ai me dha nje jete te dyte.Keshtu qe edhe nese doktoret do me thone se do vdes...do te vdes me kenaqesi sepse arrita te gjeja dashurine time.

YOU ARE READING
Ne Debore...(shqip)
Teen FictionKur nje vajze 17 vjecare e semure me Insuficence renale kronike ne veshka shperngulet ne nje qytet tjeter ajo do te perjetoje nje aventure tjeter nga jeta e saj e zakonshme.Pasi ndihmon nje djalosh te ri dhe e dergon ne spital,atje do te takoje dik...