-Kaiden, -ai ktheu kokën dhe pa atë. Gjënë më të shtrenjtë që kishte. Pa fytyrën më të bukur dhe dëgjoi zërin më të ëmbël. Dhe buzëqeshi si kurrë më parë. Ishte një buzëqeshje e sinqertë, e pastër. E pa teksa vraponte drejt tij dhe shkoi e përqafoi.
-Sa qenke rritur! Sa qenke zgjatur! -qante e lumtur që po e shihte djalin e saj përsëri dhe nuhaste për të ndier aromën e tij. -Më kishte marrë malli, biri im. Më kishte marrë malli.
-Mos qaj, mami, jam këtu, -tha dhe u mundua të mos u bindej lotëve që tashmë kishin marrë udhën.
-Më ke munguar kaq shumë. Unë dhe babai yt u munduam të të nxjerrim, por shkolla kishte kujdestarinë tënde. I hodhëm në gjyq, por ata kishin në dorë gjithçka. Kishin në dorë dokumentet e firmosura. Ata na rrënuan shpirtërisht. Nuk e dija fare si ishe ti. Isha kaq në merak gjithë këtë kohë, nuk kam vënë një natë të vetme gjumë në sy, -në çdo fjalë që thoshte, qante edhe më shumë.
Kaideni e përqafoi fort. E dinte se diçka kishte ndodhur. E dinte se ajo nuk do ta linte aty me dëshirën e saj. E dinte se ajo e donte njëlloj, se ai ishte gjithçka për të. Edhe atij i kishte munguar shumë. Zëri i saj, fytyra e saj, përqafimet e saj, gjithçka e saja...
-Vëllaçko! -pa mundur të kthente kokën një përqafim i erdhi nga mbrapa. Që nga aroma e ndjeu se ishte ajo.
-Ekaterina! -e ngriti në krahë dhe e rrotulloi, më pas e përqafoi fort. Njeriu më i rëndësishëm për të ishte aty, dhe ai nuk mund të kërkonte asgjë më tepër.
-Më fal, Ezekiel, vetëm për fajin tim u fute në një vend të tillë, ku të rrezikohej edhe jeta, -i tha, por ai ia mbylli gojën me dorë dhe nuk e la të përfundonte.
-Mos fol idiotësira, Ekaterina. Nuk ishte faji yt. Mos të të dëgjoj më të flasësh kështu, në rregull? -ajo pohoi me kokë duke fshirë lotët. -Tashmë jemi bashkë dhe gjithçka është në rregull.
-Nuk mund të rrija pa ardhur, vëlla. Mami dhe babi më thanë se ishte një mbledhje me prindër, por unë e dija që nuk ishte diçka e tillë. Sepse unë të besova kur më the se çfarë vendi ishte ky. E dija që nuk ishte mbledhje, e dija. Edhe iua thashë, por asnjëri s'më dëgjoi. Më thanë se po gjeja justifikime për të të takuar. Por as unë nuk i dëgjova dhe erdha. Më kishte marrë malli kaq shumë, Ezekiel, -dhe e përqafoi sërish.
-Ezekiel! -ngriti kokën dhe pa të atin dhe të ëmën që qëndronin përballë tij. E ëma dukej e dërrmuar. Këmbët nuk i mbanin.
-Mami! -sapo e pa gjendjen e saj, shkoi drejt saj i shqetësuar. -Çfarë ka ndodhur? A je mirë?
-Më... Më fal, Ezekiel! -u sforcua për të folur. -S'të besuam. Menduam se po tregoheshe kryeneç. Çfarë gabimi të rëndë kemi bërë.
-Mos u lodh mami, gjithçka është në rregull. Tani jemi bashkë, dhe çfarë ndodhi në të shkuarën do të mbetet atje, -i tha dhe e përqafoi. Malli e digjte përbrenda për të tre, dhe nuk çmallej dot me aromën e tyre.
-Duhet të bëj edhe diçka tani, -tha dhe hodhi sytë nga Anahera. Edhe ajo e vuri re që ai po ecte drejt saj dhe u shkëput nga prindërit.
-Më falni një moment, -u tha.
-Hera, e mban mend çfarë të thashë kur të tregova historinë e vëllait tim?
-Që ai ishte personi më i rëndësishëm në jetën tënde, -u përgjigj ajo.
-Tjetër?
-Që biçaku është kujtimi i vetëm që ke nga ai.
-Tjetër?
YOU ARE READING
Anahera: E fshehta e Clarkenwellit
AdventurePËRFUNDUAR Në shkollën më famëkeqe të Londrës, në shkollën e riedukimit "Clarkenwell", për herë të parë regjistrohet një vajzë. Kushtet atje do ta bëjnë të pamundur qëndrimin e saj, kështu që ajo vendos të arratiset. Mirëpo pengesat që do të hasë gj...