67

457 35 7
                                    

Zonja na udhehoqi drejt sallonit dhe u ulem. I heshtur, teksa ndjeja gishtat e Elit.
-Po si jeni nje here? Ky djali Eli kush eshte?
Eli: Oh me fal, ky eshte Doraldi i dashuri im. Dori, kjo eshte Marta, e afermja e Karles.
Dori: Gezohem shume Marta (i zgjata doren dhe ajo e kapi dhe perseri nje shkulje ndjeva ne kraharor. Mund te vija bast sa te doja qe dhe ajo ndjeu te njejten gje, u habit nje moment teksa me shikonte thellesisht ne sy dhe une nga ana tjeter, qe nuk bera as perpjekjen me te vogel qe t'ja largoja syte. E dija qe Elia po shikonte, perkedhelte shpinen e dores sime, isha i mpire dhe vec ate mund te ndjeja ne moment)
Marta: Dhe une gjithashtu. Huh e cuditshme (tha me ze te ulet teksa u be te humbte mendjen)
Dori: Me duket sikur njihemi prej shume kohesh, ma dhe ate ndjesi. (thash teksa buzeqesha. Ajo ma kthehu po me buzeqeshje)
-Mamiiiii
Marta: Bir i mamit ti...
Therret Marta teksa kthejme koken dhe shohim nje vajze bardhoshe qe vrapon drejt nenes se vet. Perendi! Ishte Maria, e vogla Maria qe njoha ne market. Ajo me pa dhe mu hoodh ne qaf.
Maria: Doriii. Ma gjete shtepine?
Dori: Hahah po princeshe e gjeta por harrova te te blija cokollata. A ma fal? Do te te marre here tjeter..
Maria: Joo, une nuk doja çokollate, mami ky eshte cuni qe me bleu ato gjerat ate dite.
Marta: Ah ndaj po thoja se ku mund te ishim pare. Pra ju te dy jeni bashke?
Dori: Po mam...Marta ndjese. Elia eshte vajza me e vecante qe kam njohur ne jeten time.
(Eli me pa me nje adhurim qe ma mbushi shpirtin plot. Marta, zonja e mbajtur perballe meje, pakez e perhumbur buzeqeshi lehtazi dhe dha nje shikim sikur, mbase t'ja jepte birit te vet)
Marta: Eshte vajze flori, ne e njohim qe te vogel e pandare me Karlen, ku eshte ajo? Si po ecen me provat, nuk ka qene fare ne terezi qe heren e fundit qe ka ardhur.
Eli: Ka merakun e gares kjo eshte e gjitha, rri lodhet vec me prova.
Marta: E di i kam folur te mos e mari me kaq stres po hajde kush te degjon thuaj. Po ti Doraldo, punon ne akademi apo gjetke?
Dori: Une ne fakt jetoja jashte po kam pak kohe qe kam ardhur ketu dhe se di a do me ndryshojne planet.
Marta: Po me Elien si je njohur?
Dori: Nga t'ja nis..(thash teksa prisja shenje prej Elies mbase me ndihmonte)
Elia: Me ndihmoi rastesisht ne rruge. Ishte kemnbengules shume.
(tha e sikletosur dhe me kapi nje e qeshur shyqyr e permbajtshme)
Marta: Histori per tu botuar liber..(tha teksa qeshte dhe mbante Marien e bukur ne preher)
Elia: Marten e kemi perkthyese, nuk mbaj mend a ta kam thene..
Dori: Me duket se po, po po ma ke thene (I mbajta lojen)
- Pershendetje!
Maria: Babiii..
Shoh te zotin e shtepise, shpatullgjere me nje te qeshur pozitive, u çova ne kembe dhe pash qe kisha nje gjatesi dhe nje mase trupi. Floket e dendur dhe qerpikedendur. A thua se ngjaja aq shume sa me dukej? Apo thjesht ideja se mund te jete e vertet se jam ne nje kuzhine me familjen time te vertet me ben te mendoj keshtu gjerash? Me pa i shtangur, pa Elin dhe Marten. Mu tha goja dhe po filloja te mendoja budalliqe. Goja po me merrej..
Dori: Persh...Pershendetje zoteri..
Arben: Po mos me fol zyrtarisht mor bir se nuk jam ne fakultet, madje as atje nuk me flasin ashtu se i kam bere shoke studentet (Tha teksa po qeshte). Eli si je? Kush eshte ky djali apo ndonje student?
Dori: Jam shoku i Elit. I dashuri i saj...
Arben: Gezohem shume, une jam Arbeni, daja i Karles. A nuk eshte Karla me ju?
Elia: Em..jo ajo po merret vec me provat edhe nuk eshte e qet sa te bej garen.
Arben: Kete me ka thene e Marta, po une nuk ja kam friken asaj, e di qe do ja dali.
(teksa bisedat e tyre po i jepnin gjalleri shtepise. Gjalleri qe e ndjeja kaq shume nen vete, sa me dukej sikur isha rritur ketu ne kete shtepi. Nese jane keta prinderit e mi, nuk me duken njerez qe arrijne te braktisin femijen e vet, e shoh tek e vogla Mari. Edukata qe ata kane, profesionet e tyre, nuk me lene te mendoj deri diku se mbase ata nuk me kane dashur, sigurisht nese ata ishin vertet prinderit e mi biologjik.
Arben: Po ti Dori, me familjen erdhe ne Shqiperi?
Dori: Ne fakt jo tamam ne jetojme andej, po kam vellain ketu edhe erdha per te takuar ate. (thoja teksa mundohesha me pak uje te lagia gojen qe thahej sa here qe me pyeste ai. Marta mbase mund ti binte ne ere pasi na shikonte shpesh ne te dy, tek qendronim perballe njeri tjetrit, dhe ndoshta mendja e saj po e bente nje krahasim te ngjashem tonin)
Arben: Me studime je?
Dori: Po e kam mbaruar jasht.
Elia: Eshte vellai i koreografit qe do bashkepunoj me Karlen.
Arben: Nikolasin mos gaboj? Alamet djali ishte po tani po e shoh qe e keni ne familje, te dy vellezerit yje qe zgjedhin vajza po aq yje sa vetja.
Dori: Ma bete shume qefin, faleminderit.
Arben: Pra ju te dy jeni njohur nga ata te dy.
Dori: Ishte rastesi fillimisht midis nesh pastaj u zbulua qe une isha vellai i Nikos dhe Karlen e kishte shoqe te ngusht ELia.
Arben: Jo se e njoh une , po Elien se kemi ndare nga Karla dhe i kam tamam si vajzat e mia. (mu mbush zemra plot dhe pash Elien tere krenari qe qeshte. Ndoshta ishte loje ajo qe kurdisem ne, ama vertet Elien e ndjeja timen dhe ne syte e mi ajo ishte vertet e dashura ime, femra qe do kaloja jeten me te)
Dori: E shoh, dhe ato jane me fat qe ju kane ju prane, sidomos Mariam, eshte me fat qe ka prinder si ju.
Maria: Mami dhe babi im jane me te miret ne bote.
(Ata qeshen dhe me falenderuar me buzeqeshje. Me erdhi nje mesazh ne telefon,. Ishte...Eli "Si do ua hapim muhabetin? Zot sa ngjan me Zoti Benin, te tere e vume re..." . Zot sa e shkathet ishte, kur me coi mesazh ku ajo po fliste e qeshte gjithe kohes. "nuk e di me duket sikur do prish gjithe kete atmosfere te bukur, ose nuk di si ta them, mbase kam frike, e leme fare, ta ha fytyren" i thash. Nuk vonoi shume dhe me tringelloi perseri telefoni me mesazhin prej saj "Deshiron ta coj une muhabetin rrotull dhe ta tregosh ti, do te ndihmoj keshtu?" . Cfare te beja tani? A te vazhdonte Elia me lojen...)

Tangoja e FunditWhere stories live. Discover now