2

1K 59 2
                                    

Diten tjeter shkova ne akademi me nje fryme ndryshe. Ideja se do kerceja para syve te mijra njerezve me frikesonte pak. Nuk ishte puna se nuk me kishin pare por thjesht eshte ai paniku. Zonja Dagllas me tha qe sonte te mos beja prova me vajzat per te mos i lodhur dhe qe ne mbremje ato te ishin te kuruara dhe gati per te shperthyer nen tingujt e muzikes. Vajzat kembengulen qe ne te benim prova pasi per to nuk ishte problem.
Karla: Ne rregull vajza, do bejme prova por jo deri ne fund te mesimit. Mire? Atere gati?
-Gati?
Karla: Fillojne me latina dance. Nje, dy, trre. Para, mbrapa, hapini krahet, tundeni belin. Rrotullohuni lehte. Lea, me pak te rend rrotullumin zemer.
Lea: Keshtu?
Karla: Bravo, ajo duhet. Mire pra vazhdojme.

Provat mbaruan dhe une kisha nje lemsh ne stomak. Vertet nuk ndjehesha mire. Eli do te gjente maskat e posaçme per veshjet tona. Ajo kishte shkuar ne shtepi para meje. E marr ne telefon.
Elia: O grua po ku je? Sot nuk do behej mesim zyrat u mbyllen shpejt.
Karla: Vajzat donin te praktikoheshin pak. Edhe bera disa prova me to.
Elia: Eja shpejt ne shtepi. Edhe pak ore na ndajne nga balloja.
Karla: Po vij menjehere.
Falenderoja veten qe isha nje njeri qe nuk njihte çfare ishin xhinset. Gjithmone rrija me rroba sportive, palestre ose kercimi. Shkova me vrap ne shtepi me çanten sportiva qe e kisha pjese te vetes kaq vite dhe futem me nje fryme.
Karla: Maa, Elii. Erdha une.
Mami: Eja bij, Eli hengri buke dhe shkoi te behej gati.
E putha mamin ne ball. U ula ne tavoline, kishte bere ushqimin tim te preferuar: tasqebap dhe sallatra.
Mami: Je bere uje ne djers o bij ik bej nje dush pastaj.
Karla: Po te kesh nje çup si Elia qe te thote eja shpejt, sikur do behet gjema çfare te bej? (Thash duke qeshur) Pastaj bera disa prova me vajzat ndaj u vonova. Une u thash qe sonte nuk do behej mesim, por ato deshen te benim nje dore te fundit.
Mami: Shume mire bere. Ha dhe behu gati.
Elia: Erdhiii deljaa.
Degjova zerin e Elias teksa rreshkiste nga parmaku mbeshtetes i shkalleve dhe ja, qendronte para meje me syte qe i shkelqenin.
Karla: Edhe mua me mori malli shume per ty! Me befte mire!
Elia: He pra mos u tall. Ha buk dhe eja, do te bej mrekulline e tete sa asnje mos te te rezistoj. Ta garantoj!
Kakariste e gezuar duke u ulur prane meje e duke marre pirunin per t'ju turrurr sallates. Mami shikonte nga ne dhe qeshte. Hengra buk dhe bera dush. Dushi sikur me qetesoi, dhe ato emocionet e pakuptima mu zhduken ne nje moment. Dal nga dushi me peshqir ne koke dhe ne trup dhe shkoj ne dhome. Vesh te brendshmet dhe vjen Elia.
Karla: Me duket se sot prapanices tende nuk i rrihet ne nje vend.
Elia: Te them te drejten? Fare! Ulu dhe prit te marr tharesen dhe te ti thaj gjysma gjysma floket.
Karla: Pse gjysma gjysma?
Elia: Sepse do u bej nje model super! Tani mos leviz e mos ik gjekundi.
Ajo merr tharesen dhe ja, tortura ime e montimit per ne nje ballo koti me maska quhej zyrtarisht i hapur. Ajo me thau floket dhe filloi te mi bente kacurrela te theksuara nga mesi e posht, jo plotesisht. Gjithmone Elia kembengulte te mbaja model te tile flokesh pasi me shkonin shums. Me pak mi kapi gjysem duke me lene para fytyres disa fije te perdredhura tere merak. Vesha fustanin e kuq pas trupit dhe me pas filloi me tualetin. Me beri penel sysh dhe buzet flak te kuqe, njesoj si fustanet e mia. Me vuri nje trendafil te kuq ne cep te flokeve. Fytyra ime ishte e bardhe prandaj isha kunder llaçit qe femrat e quajne krem. Me vuri masken e kuqe me te zeze qe me kishte gjetur dhe nje pal sandale pak te gjata te zeza. Me jep dhe doren e fundit dhe me shikon me nje admirim sa as une se kuptoja dot! Ajo dukej sikur kishte bere kryeveper, a thua se zbuloi sekretin e portretit te Mona Lises te Da Vinçit.
Elia: Vajze, je engjell! Me duket se sot do fluturojne shigjetat e dashurise ne keto anet tona.
Karla: Ja te shikohem. Uau! Qenkam shume...
Elia: Magjepsese!
Karla: Ndryshe. Me duket sikur nuk e njoh me veten. Hej, boll beme sikur do takojme krushqit. Eja te te bej gati.
Elia: Jam bere, thjesht do vesh fustanin. Floket i shtriva pak, dhe i kapa me nje kapse te lehte lart qe mos me pengojne. Thjesht do ve rimel, penel dhe buzekuq te zi.
Karla: Eja te ti bej une.
E rregullova Elian tere merak. Vertet nuk isha e dhene pas tualetit por perseri me vinte doresh per te bere nje make up te thjesht dhe te bukur, te pakten per syrin tim. Elia doli nje kukull e vertete, nje kukull e veshur gri dhe zi.
Karla: Tunde prapanicen moter, sot te bejme namin. (Thash duke nxjerr gjuhen. Keshtu e ngacmoja per ndonje gje Elian, sepse ajo vdiste per te tilla gjerash.)
Elia: Eja pra, te argetohemi dhe me e rendesishmja eshte?
Karla: Te kercejme!
Elia: Toke ketu!
Beme toke dhe zbritem posht ngadale me sandalet e veshura. Per nje moment mendoja se me ç'vrime i kishte veshur keto sandale te larta por jo ishin vertet te rehatshme dhe nuk te pengonin.
Karla: Mamm zbritem ne!
Mami: O zot! Kam dy vajza perla.
Mami filloi te perlotej dhe ne e perqafuam! Ajo shikonte me kaq krenari nga ne.
Mami: A sikur te te shikonte babai yt sot. Do ishte kaq i gezuar e krenar per ty Karla!
Lotet nuk iu binden dhe faqja e saj e lemuar u lag prej tyre. I fshiva syte e saj dhe hoqa masken. I buzeqesha lehte dhe i mora fytyren me faqet e mia.
Karla: Ti je mami dhe babi im! Babi im eshte duke me pare lart! E di qe i ndjen sakrificat dhe punet e palodhshme qe kam bere. E di qe ka dhe nje grua te forte e te mrekullueshme.
E perqafova fort pas vetes dhe i nuhata eren e mire prej nene qe kishte. Elia u perlot dhe mundohej te mos prishe make up-in.
Elia: E mire qetesohuni! Se na prishet tualetin.
Filluam te qeshnim dhe dolem jasht. Elia kishte makinen e saj keshtu qe direkt u nisem per te balloja. U futem brenda dhe ishte plot e per plot me njerez qe as nuk ja kisha iden se kush ishin. Te maskuar dhe te veshur ndryshe! Shumica e djemve filluan te kthenin kokat nga ne. I kapa doren fort Elias.
Karla: O zot sa ne siklet ndihem. Ikim sa jemi ne kohe.
Ajo me shtrengon doren per te mos me lene.
Elia: Rri mire, thjesht buzeqesh dhe shko tek nje tavoline qe eshte bosh kaq e thjesht eshte.
Ecem mes turmes dhe shkuam tek nje tavoline per 4 persona bosh. Aty qendruam ne kembe dhe na sollen gota me shampanje.  Erdhem prane nesh disa vajza qe cilat mezi i njoha. Ishin nxeneset e mia te adakemise. Te gjitha yje pa perjashtim!
Lea: Karla ti je? O zott ti je engjell!!!
Tea: Te njohem vetem nga trupi i bukur per zotin. Nuk ngjan fare si Karla e perditshme.
Karla: Vajza ju jeni bere yje te gjitha. Ashtu siç jeni ashtu dua qe te kerceni sonte.
Ana: Patjeter! Do e djegim.
Filloi muzika dhe kembet e mia ashtu si me magnet u terhoqen pas saj. E mora Elian dhe filluam te kercenim nje kenge ritmike.  Nuk me kujtohet se sa djem kane ardhur per te na ofruar kercim dhe me buzeqeshje siç thoshte Elia duhet te pranoja por jo, une thoja me miresjellje jo dhe vazhdoja kerceja me Elian.
Elia: Zoti me ruajtt me ty! Ti ndaj ke mbetur beqare.
Karla: Se ti jo ti.
Elia: Ti po ma pengon e mua o çup.
Aty filluam te qeshnim me te madhe. Dritat filluan te uleshin dhe ne qender te sallesh se madhe u ndez nje drite e bardhe, per ti kushtuar dikujt vemendje.

Tangoja e FunditWhere stories live. Discover now