47

660 48 67
                                    


U uli dhe dajua prane nesh.
Arben: Kam kohe qe nuk te kam pare. Mami vjen ketu.
Karla: Kam patur pune dajo.
Arben: Me tha mami se ke njohur nje djale te mire.
Karla: (mu duk sikur kisha lakun ne fyt) eee po ja ashtu, nuk e di...ee...(mbaji lotet Karla)
Arben: Avash avash po he. Ti Marta u lodhe sot?
Marta: Po ja me perkthimin po merresha Maria luante erdhi cupa pastaj.
Maria: A te flej Karla sot nga ne?
Arben: Po kur e kemi ndaluar ne lule e babit. Le te rrij, Karla rri sot ketej.
Karla: Nuk mundem dajo cohem shpejt per puna. Kur te kem pushime do vij.
Arben: Me provat mire po ecni?
Karla: Nuk ma ka qefi te marre pjese ne shfaqje.
Arben: Po pse? Ky eshte nje shans i art ti tregosh botes se sa e talentuar je ti.
Karla: (sepse pa e ditur rash me dashuri me djalin tend qe une e kam koleg dhe kam bere cdo gje me te dhe s'po e perballoj kete situate te kokolepsur) Po ja nuk e di mbase ne drejtuesit mund te mos marrim pjese.
Arben: Une mendoj te futesh ne gar do jepje goxha ndihme per te tjeret. Ti ke nje jet qe e ben kete gje.
Karla: Te shohim.
Arben: Eja ulu ha me ne, Marta i qan tavat.
Karla: Ne fakt me duhet te iki thjesht erdha sa t'ju shikoja pak.
Shkova te dera dhe vesha atletet dhe Maria vjen me perqafon dhe iken te dajua. Afrohet Marta dhe me percjell.
Marta: Me ngeli mendja pse qave sot qe kur erdhe? Me thuaj se mund te ndihmoj me ndonje gje.
Karla: (ju do ishit personat e fundit qe do me ndihmonit per kete gje) Nuk kam asgje ndjej lodhje edhe emocione per konkursin ndaj hera heres behem keshtu. Mos ki merak per asnje gje do vij prap me vone.
E takoj dhe dal na shtepia. Kembet me dridheshin, duart po, komplet trupi im ishte mpire. Teksa ndez telefonin shoh nje numer te panjohur, dreq ishte prefiks gjerman. E sigurt qe ishte Nikoja. Ne barke ndjeva emocione. Flutura te mallkuara edhe tani qe u mor vesh se eshte kushuriri im ju vini e me zaptoni stomakun? Po ti moj zemer? Pse rreh si e cmendur kur e kuptove se eshte gjaku yt te marrte e mira? Ikte e mos ardht me kjo dashuri e ndaluar. Cfare ndodhi kaq papritur, sa e marrosur jam per ate njeri dhe mendja qe me ben per dy leke per keto ndjenja qe duhet ndaluar me doemos. Nuk e di ku e gjeta fuqine sa mora Elin ne telefon. Ajo pergjigjet brenda sekondit.
Eli: Po ku humbe moj vajze me bere merak.
Karla: A vjen dot? Jam te rrugica prapa shpise tende. Duhet te flasim.
Eli: Cfare ka ndodhur?
Aty ja plasa te qarit me ze dhe ajo mbylli telefonin. Ende po ecja kuturu me lotet qe i fshija e i fshija vazhdimisht. Me kaloi nje makine ne krahe dhe ndalon duke i rene borise. Kthej koken dhe ishte Eli e ma beri me shenje te hipja. Hipa vura rripin dhe mbeshteta trupin tim te pajet nga ndjenjat nen sendiljen e ftohte. Ajo eci dhe nuk foli asnje fjale. Me pa njehere dhe perseri kthehu shikimin nga rruga.
Eli: Me shkruajti Nikoja.
Karla: Mos i fol fare. Ose foli per mua mos i thuaj asgje.
Eli: I ke bllokuar gjithcka. Cfare ndodhi? Te merziti?
Karla: Oh Eli...
Aty u dergja ne lot perseri dhe nuk mundesha dot te flisja. Eli nuk foli derisa pa qe pushova dhe po mundoja te merrja fryme normalisht.
Eli: Do ja thyej turinjt.
Karla: Eli...?
Eli: Jo ska Eli fare.
Karla: Nuk ka bere gje.
Eli: (frenon makinen dhe me sheh mua super e habitur) Me ler ta kuptoj qart. Ai nuk te ka merzitur pra nuk te ka bere asgje dhe ti e ke bllokuar dhe po qan sikur po vajton dike ne makinen time? Bukur fort.
Fillon nget makinen dhe me nuk foli derisa arritem prane liqenit.
Karla: Nuk do me pyesesh pse po bej si e dyte?
Eli: Qetesohu pusho se qari dhe ma trego. Eja dalim marrim ndonje kakao te ngrohte dhe ulemi buze liqenit.
Pohova me koke dhe teksa u mbusha me fryme thelle. Dola nga makina dhe aty pash se kisha dal me rroba shpie. Bukur, shume shume bukur Karla. Li nam mes liqenit. Po ça nami o ditezeze kur dashuria e jetes tende na del se eshte kushuriri? Se di pse fati luajti me ne. Nuk e kuptoja ende, pse une se kisha kuptuar me pare? Por nga te me vinte mendja?  Perseri nuk ja fal vetes aspak. Shkuam prane liqenit me gota plastike te ngrohta dhe u ulem.
Karla: Jam e derrmuar Eli...
Eli: Po pres te ma thuash.
Karla: O zot po si te ta them eshte diçka qe nuk e prisja kurre dhe vetes nuk ja fal sa te jem gjalle.
Eli: Mos me ler ne ankth me thuaj.
Karla: Eli...(kapercehem me veshtiresi teksa ndjeva shikimin e saj te perqendruar ne fytyren time te plakur para kohe nga ai lajme vdekjeprures) Une me Nikon nuk mund te jemi me kurre bashke.
Eli: Perse..
Karla: Niko eshte kushuriri im i humbur.
Elit i bie gota na duart dhe me sheh me gojen gjysem te hapur, teper e habitur nga ai lajm super trondites per shpirtin tim. Mire se erdhe ne skuader Elia.
Eli: K..kushur...kushuriri yt? Hahaha po ben shaka ti e di une.
(Tha teksa i dridheshin duart ne perpjekje per te kapur goten e rene)
Karla: Jo Eli. (Mu mbushen perseri syte me lot qe nje zot e di e sata here ishte) eshte djali i dajos qe humbi atere. Ta kam thene qe e rrembyen.
Eli: (ve doren para gojes) O perendi jo Karla. Jo jo jo duhet te jete ndonje gabim. Ku e kuptonte mos hamendeso kot.
Karla: (tund koken e deshperuar. Ah sa e lehte do ishte qe te ishte thjesht nje hamendesim koti) ishte nje foto e tij...ne murin e shtepise se tij...me beri pershtypje qe ne fillim edhe....(rri pak te mbledh veten) me tha se ishte ai kur ishte i vogel. Me dukej si e pare por nuk me vinte mendja...sot i tregova mamit kete foton dhe tha eshte nipi i saj. Djali i dajos qe humbi eshte ai. Nuk munda dot shkoj te shpia e dajos dhe shoh albumin kur kemi qene ne te vegjel. Ishte e njejta foto atje.
Eli: Oh zot i madh Karla....
Karla: S'kam fytyre tu dal para.
Eli: Nuk ke faj ti nuk e dije.
Karla: Por kam faj tani qe e di dhe ende e dua..
Ajo me perqafoi fort dhe me perkedhelte nga floket. Telefoni i saj ra dhe ishte Nikoja.
Eli: Cfare ti bej?
Karla: Mos ja hap.
Eli: Kam gjithe diten qe nuk ja hap vetem nje here fola. Po ja hap.
Karla: E cfare ti thuash? Kjo gje nuk duhet te merret vesh, jo keshtu, jo tani. Nuk eshte mire.
Ajo pohoi me koke e deshperuar teksa u zhyt e u bashkangjit me dhimbjen time dhe hapi telefonin.
Eli: Po Niko? (E la me ze te larte qe ta degjoja dhe une)
Niko: Ke folur me Karlen. (Psheretiu i lodhur dhe zeri i tij me beri qe te denesja perseri, pa ze. Mbulova syte dhe Eli me pa teksa ishte dhe ajo gati ne te qar)
Eli: Fola dhe nuk do te flasi me me ty.
(Tha Eli teksa iu dridh zeri nderkohe qe tha ato fjale)
Niko: Eli te lutem mos me thuaj keshtu.
(Ajo sheh nga mua dhe une i bej me shenje te vazhdoje)
Eli: Keshtu me tha vertet nuk kam ca bej Niko...
Niko: Po pse une nuk i bera asgje. A je me te? Ti flas me mungon zeri i saj nuk e di ca bera Elia te betohem. Do i kerkoj falje per cdo gje.
Une nisa te qaja me ze padashur teksa lutej si femi per me teper qe nuk ishte me faj.
Eli: Nuk jam me te.
Niko: Elia te lutem e ndjeva zerin e saj ajo po qan ma jep ne telefon te lutem se nuk po duroj dot me. E di qe e ke aty te lutem. Karla vogelushe fol me mua me thuaj cfare ke.
Marr telefonin e saj me duart qe dridheshin dhe hundet e mia qe benin zhurme nga te qarat.
Karla: A...alo...
Niko: Trendafili im i bukur pse te qajne syte? Cfare bera me thuaj ta ndreq.
Karla: A...asgje nuk bere. (Thash teksa me doren tjeter mbulova syte dhe koken e vendosa te gjunjte e mia)
Niko: Cfare ke vogelushe pse nuk do te flasesh me mua?
Karla: Nuk dua..nuk dua te jem me me ty....
Ai pasoi nje heshtje dhe fiku telefonin.

Tangoja e FunditWhere stories live. Discover now