54

2.1K 57 65
                                    


Te nesermen shkova ne adakemi me shpirt komplet te zbrazet. Nuk kisha kohe per dush ne mengjes dhe bija pak ere alkool. Nuk i vura rendesi kesaj gjeje. Hyra ne klasen qe uroja cdo moment mos shkelja me kurre. Aty ishte z. Dagllas qe po bisedonte me Karlen. Nuk doja ta shihja. Mos e shiko! Mos e shiko o trap! Nuk mund te rrija dot pa i hedhur ceptazi nje shikim, me dukej sikur çlirohesha nga gjithe kjo marrezi qe na ka ndodhur brenda pak koheve.
Niko: Miremengjes! Zonja Dallgas.
Z. Dagllas: Miremengjes. Po diskutonim per shfaqjen.
Niko: Nuk do marrim pjese.
Z. Dagllas: Cfare?
Karla: Cfare?
(Pyeti duke nxjerre nga goja e saj e embel melodin qe gjurmonte zemra  ime.)
Niko: E degjuat mire z. Dagllas.
( iu drejtova asaj duke u perpjekur te ironjoja vajzen qe me rrembeu tashme nen veten e saj, ashtu pa kuptuar e vet ajo plote arome trendafilash)
Z. Dagllas: Kjo nuk mund te ndodhi. Kemi kaq kohe qe punojme per kete. Une nuk do e lejoj kurre!
(Ngritu zerin e tensionuar nderkohe qe klasa nuk pipetinte asnje sekond, te pakten qe ne momentin kur erdha une.)
Niko: Nuk do e lejoni? Ne rregull zgjidhni nje partner tjeter une heq dore.
Thash teksa dorezova çelsat e klases dhe mora rrugen per nga dera.
Z. Dagllas: Nikolas Derulo! Nuk jemi as ne loje, dhe as femije qe te beni si te papjekur.
Niko: (kthej koken me pretendimin per te pare Z. Dagllas por ja qe syte kerkonin vogelushen. Ajo shihte e perlotur, a mbase syte e mi ishin te perlotur dhe me dukeshin sikur ajo po qante. Uroja te ishte kjo e dyta. Tund koken i dorezuar) Nuk jam femi, ama heq dore. Nuk mundem! Vazhdoni ju. Karla eshte e zonja ne ate qe ben. Kini besim tek ajo. Mirembetshi!
Hapa deren dhe e mbylla fort padashur. Nervozismi dhe ankthi nuk me kishin lene te qete qe prej deklarates se Karles. Teksa ika degjoj Elin te me therras.
Eli: Niko ku po shkon eshte mesim.
Niko: (pa e kthyer koken) Hoqa dore. Shihemi Eli.
Ndjej hapat e saj me nxitim dhe me del para per te me penguar.
Eli: Cfare do te thote "hoqa dore" ?
Niko: E kupton po aq sa dhe une. Nuk vazhdoj me tutje. Me lere te kaloj, mos me detyro te te bej te levizesh prej aty.
Eli: Po nxitohesh qetesohu te lutem.
Niko: Po po sigurisht po hape rrugen.
Eli: Jo nuk e hap.
Niko: Eli.
Eli: Niko.
Niko: Leri lojrat.
Eli: Ti duhet te mbledhesh veten. Te lutem mos u merzit. Nuk te shikoj dot keshtu.
Niko: Nese nuk do doje te isha keshtu ti d me ndihmoje. Mos bej sikur te dhimbsem. Te kam respektuar si moter e pavarsisht te gjithave perseri do te te respektoj, nuk eshte faji yt ne fund te fundit.
Eli: Mos me vere ne pozita te veshtira. Eshte dicka e komplikuar, ajo nuk me lejon te ta them.
Niko: Ca ka me te komplikuar se kur dy njerez qe dashurohen, ose te pakten keshtu me dukej mua per ne te dy, te ndaheshim si rrufeja ne qiell te hapur? Mos me acaro me shume. Hape rrugen.
Eli: Niko...nese do me lejonte do te ta thoja.
Niko: Eshte dikush tjeter?
Eli: Cfare?
Niko: Pergjigju pyetjes.
Eli: O perendi jo ca flet. Karla nuk ka asnje tjeter ne jeten e saj.
Niko: Ca arsyeje ka qene pra ma thuaj mos me ler si trap keshtu atere.
Eli: Oo nuk mundem te lutem...
Niko: Me hap rrugen Eli. TANI!
Bertita dhe ajo hapi rrugen me koken ulur. Ika dhe hipa ne makine. Doja te ecja shpejt si i cmendur vetem e vetem te nxirrja inatin qe kisha. Çfare mund te ishte valle ajo qe e pengonte te ishte me mua. Nuk me donte apo nuk i dukesha me i mire? Nese nuk ka dike tjeter, jo jete arsye koti dhe gje qe zgjidhet apo jo? Bah si jane keto femrat. Kurre nuk do i kuptoj plotesisht. Ama mos mendojne e ato qe na kuptojne ne djemve dhe thone pastaj se ne nuk duam. Ah moj Karla ah. Ta dish oqeanin e shpirtit tim qe e terbove me gjithe fuqine nuk do te ishte kaq e thjesht te me thoje se nuk me doje me. Ça dashurie shkerdhate, ketu je mrekulli vjen nje moment dhe femra qe dashuron puf, zhduket dhe te thote se nuk te do me. Dike tjeter nuk ka, çfare te pengon Karla çfare? Therrita brenda makines duke i rene me grusht timonit teksa shtypja gazin rend.

*Karla*
Ai iku e tensionuar dhe i merzitur por dreqq...arome e tij plot parfum e alkool me dehu totalisht sa dhe gjunjet me dridheshin nen prezencen e tij. Kushedi sa do kete pire mbreme. E dija qe e kisha dhjere muhabetin dhe se vuajtjet e tij ishin lindur nga une. Kjo gje me dridhte zemren qe renkonte nga plaget qe perseri po krijoheshin nga une. Z. Dagllas pas ikjes se tij u nxeh jashtezakonisht dhe e anulloi mesimin per sot per tu "qetesuar" . Ajo ende se kuptonte dhe se dinte se si qendronte puna. E gjitha kjo u shkaktua vetem per fajin tim. Syte e ti qe u ndeshen me te mijet para se te ikte ma copetuan e ate pak shpirt qe me kishte mbetur. Gjate bisedes me injoronte, dhe une nuk mundesha per djall qe ti beja bisht pamjes se tij, terheqjes si me magnet qe me shkaktonte. E doja ate budalla te embel, qe mbase mendonte komplet te kunderten dhe kushedi sa me shante. Buzeqesha hidhur me veten me kete mendim, ai kurre nuk do e bente. E njoh mire. Teksa te gjithe te coroditur dhe pa faj dolen nga klasa une isha e fundit qe i vura kycin klases dhe shfryva e lodhur teksa mendoja per Nikon, shfaqjen dhe faktin se çdo gje qe kam zbuluar me ka çuar perfundimit qe kam urryer me se shumti ne jeten time:  qe Nikoja eshte kushuriri im. Gjeja qe dija me se miri per kete mendim, ishte se isha plotesisht e qarte qe koken ma kishte zaptuar dhe po me shkaterronte dita dites sa ne fund mos mbetet asnje pjese e imja.






Pershendetje! Me falni per vonesen dhe se shume mesazhe me kane ardhur per te publikuar pjese. Nuk kam shume terezi per te shkruar pasi jam ne pune dhe vet kam pak probleme shendetesore le te themi. Prandaj mos u merzisni dhe shpresoj te mirekuptohemi. Faleminderit qe jeni te durueshem dhe qe jeni lexues te shkrimeve! Anonimi ju ka xhan❤️

Tangoja e FunditWhere stories live. Discover now