51

640 47 19
                                    


Mesimi mbaroi dhe te gjithe po iknin. Perendi kisha nje pershtypje sikur Nikoja do bisedonte. Jo pershtypje po e kisha te sigurt. Klasa u boshatis dhe une nuk po shihja Nikon gjekundi. Nje moment u qetesova. Nuk mundesha dot te perballesha me fytyren e tij. Jo, njehere mendja qe me thoshte hiq dore se nuk eshte mire zemra me kerkonte tja hiqja ato rroba qe i rrinin kaq bukur ne trupin e formuar dhe ta puthja ci e cmendur nga malli qe me kishte tretur per te. Oh aroma e tij kur erdhi prane meje me beri te mbushesha me fryme dhe gjithcka te harrohej. Ne ate moment te isha une ai dhe dashuria jone por jo. Protesta e trrurit ishte nonstop brenda kokes qe me dukej sikur do buciste. Tunda koken dhe ndjeva dyshemen e drunjte e te lemuar nen kembet e mia.
Karla: Ai iku. Huh me mire. Oh te marrte dreqi Karla nuk u nderrove.
Isha djersitur pas provave te shumta dhe shkova te dhombja e zhveshjes. Teksa mbylla deren nje dore me terheq per beli dhe perplasem ne nje kraharor, po...Ishte ai kraharor qe me mori mendjen ne nje nate balloje, ne nje nate te fshehur te gjithe nen maska teksa nxitje kercimesh u transmetuan nga ne permes tangos se lehte. Ishte ai kraharor qe zemra ime e ndjente kaq shume, kaq dashurueshem e marrte e mira. Ishte Nikoja...
Niko: Duhet te flasim vogelushe.
Tha teksa dora e tij perkedheli faqen time dhe une instiktivisht, duke e bllokuar nje moment trrurin mbeshtes fytyren tek dora e tij dhe ai me puth ne ball. Ajo puthje shkaterroi ate bllokim trruri dhe une u stepa mbrapsht.
Karla: Emm..he..nuk kemi per ca flasim.
Niko: Je ne terezi? Kemi shume gjera qe duhet ti diskutojme dhe une nuk te le.
Karla: Mire u pafshim.
Dola na dhoma dhe u nisa per nga dera. Ai del jashte dhomes se zhveshjes dhe qeshte.
Niko: A a a, nuk do e beja po te isha ne vendin tend.
Shtyj dorezen dhe dera nuk po hapej. E shtyva deren fort dhe nuk po hapej. Shfryj tere inat e siklet, faqet po me pervelonin dhe se merja vesh pse. Ngre duart lart ne shenje dorezimi.
Karla: Ne rregull (u ktheva na ai) fitove. Ca do prej meje.
Ai eci duke qeshur drejt meje teksa dridhte celsat djallezisht ne gisht fitimtar dhe vjen perball meje.
Niko: Ty ose te ka rene ndonje ne koke ose ben vet.
Karla: Ca po flet?
Niko: Si ca po flas? (Zeri i tij u be serioz dhe une seriozisht u tremba) Pse e bere kete? Pse do te ndahesh nga une?
Karla: Nuk dua te ndahem. Une jam ndare me ty tashme. Ti shiko punen tende dhe une timen.
(Guxoja te nxirja keto fjale teksa lotet trokisnin ne kapaket e syve te mi per te rreshkitur neper faqe. Zeri mu drodh e mbytur ku nje njeri si Nikoja mund ta dallonte)
Niko: Pse? Cfare bera?
Karla: Asgje...(thash me ze te ulet)
Niko: Ngrije zerin dhe fol! (Tha me ton te forte sa ushetiu neper klase)
Karla: Asgjeee, nuk te dua me kaq! (Bertita teksa lotet e mi nuseronin neper faqe dhe e urreja veten ne ato momente. Nuk duhej te dukesha e dobet jo.)
Niko: (po qeshte duke qeshur tere ironi) Cfare shkerdhate paskam qene? Ëë? Fol? Fol trendafil cfare shkerdhate paskam qene? Cfare trraplleku kam bere qe te te lendoj sa te besh te me thuash qe nuk me do me? Ë?
Karla: Asgje nuk ke bere e mora une si vendim.
Niko: Ti nuk e do vertet kete gje.
Karla: Ku e di ti?
Niko: Syte e tu tregojne te tjera gjera.
Karla: (ktheva koken menjane teksa duart shtrengoheshin ne kraharorin tim) Syte e mi te genjejne Niko. (Thash me ze te ulet dhe e dorezuar totalisht)
Niko: Cfare te ka bere te kthesh mendjen? Te lutem me thuaj. Nuk mundem dot keshtu.
(Tha teksa ndjeva dhe zerin tij te dridhej dhe shtrengova syte dhe me shume me shpresen se ky ishte nje mankth i keq)
Karla: Asgje thjesht nuk te dua me. Dua te jem e sinqert me ty.
Niko: Por nuk je. Nuk po tregohesh e sinqert. E ndjej Karla qe nuk po me thua te verteten.
Karla: Nuk kam arsye tjeter.
Niko: E sigurt?
( zot ma beri dhe kete pyetje. Nuk doja ti thoja po, nuk doja! Ik dashuri sa je ne kohe, nuk dua te te lendoj me shume)
Karla: Po, dhe te lutem hape deren.
Ai afrohet dhe me shume dhe me kap prej mjekrre per ta pare ne sy.
Niko: Me thuaj vogelushe, nuk me do?
Karla: J...jo....(lotet u mbushen neper sy dhe u zbrazen njesoj sic po zbrazej e sterzbrazej zemra ime nga dhimbja)
Niko: Pse po qan atehere? A nuk mund te ndihesh e cliruar? Nuk do te bezdis meqe nuk me do.
Tha dhe syte e tij u celen me shume nga lotet qe po mbusheshin ne syte e tij. Nuk e doja veten, nuk e doja veten qe e bera te qante ai, djali qe marrezisht me rrembeu ne shtepizen e tij te ndertuar me dashuri enkas per te jetuar une aty me te. Tashme nuk me mbetej gje tjeter vecse te shfrytezoja fjalet e tij te fundit.

                                   * Niko*
Era e trupit te saj me mbushen hundet dhe frymova lirshem e pse lemshi ne fyte nuk me la aspak te qet. E detyrova te me shihte ne sy, me syte e saj qe me terbonin zemren dhe shprehnin sa shqetesim aq edhe mall. Sa me kishte munguar fytyra dhe aroma e saj e trendafilt. Dashuri e cmendur, e marre dhe kokkrisur. Ah vogelushe, kush ta trazoi detin e qet te shpirtit tend? Dallget po te rrembejne trendafil, kujdes! Mos e humb shkelqimin e syve qe dashurova qe ate nate nen mask. Nuk dua te perplasesh me ndonje shkemb dhimbjesh dhe me bresheri lotesh te vdesesh. Iu afrova e me shume dhe e rrembeva ne puthje. Mallkova veten pse e putha, ajo puthje do behej mankthi im e do me trazonte shpirtin nese ajo nuk me donte vertet. Ajo me genjente e di. Ajo nuk me thot se cfare e mundon ne zemren e bardhe. Ajo dridhej, dridhet. Mjekrra e saj dridhet nga lotet dhe teksa me puth me te njejtin deshire te marre shkeputet nga une duke fshire lotet ne sy.
Niko: Ti e di qe te dua...
Karla: Mos ma thuaj me. Kurre me!
Tha me ze te larte teksa vuri duart ne fytyre dhe ndjeva deren te trokiste fort. Shkova e hapa dhe ishte Elia.
Elia: O perendi Niko ti ketu?
Niko: Nuk po habitem nga habitjet tuaja sot.
Eli: (kthen koken nga Karla teksa qante) Karlaa.
Shkon me vrap te ajo dhe e perqafon. Ajo me sheh mua me pas nderkohe mban trendafilin tim nen perqafim, teksa nje lot me tradhetoi seriozitetin. Nuk munda dot me, ika dhe perplasa deren, me shpresen e vdekur per dashurine e Karles.

Tangoja e FunditWhere stories live. Discover now