Ika ne aeroport dhe u nisa. Isha me koken mbrapa te Karla. Habitesha me veten. Isha me Kamelen, e doja por nuk eshte se e perjetova keq shume le te themi kur une shkoja ne gjermani apo ne hollande. Ndersa me Karlen, nuk e di. Ajo fytyre e vrenjtur nga merzia ishte e tepert per ate trendafil qe lulezonte e mes dhjetorit te acart. Po ndihesha shume keq. Avioni u nis dhe shkova ne gjermani. Zbrita dhe i shkruajta Karles se ndodhesha ne aeroportin e gjermanise. Teksa eca me canten ne krahe dhe telefonin mes duarve degjoj nje ze mes turmes.
- Nikooo.
Ngre koken dhe shoh, sigurisht, personin zerit e te cilit nuk do e ngaterroja kurre, vellai im. Ishte Doraldi qe po vinte drejt meje dhe mu hodh ne qaf dhe e perqafova.
Niko: Eo qyp e mua me mori malli.
Dorald: Epo shyqyr qe erdhe kaq here tu lutem. Gezuar ditelindjen vella.
Niko: Faleminderit Dori. Erdha se se shikoja nenen aq te merzitur.
Dori: Duhej dikush te te bindte. Here e pre qe ke refuzuar keshtu te vije. Ça te pengonte deri tani?
Niko: Do flasim ne shtepi per te gjitha. Ikim.
Hipem ne makinen e Dorit dhe ikem ne shtepi. Mami me babin erdhen krahe hapur drejt meje teksa me puthnin me syte qe i shndrisnin nga lotet. U ulem dhe po bisedonim.
Babi: Po shyqyr qe na erdhe o bir, mire qe ishte ditelindja jote po heret e tjera ke refuzuar te vish.
Mami: Te mundon ndonje gje a ka ndodhur ndonje gje?
Dori: Mos te ka penguar ajo kurva?
Mami: Ca po thua mor bir? Per Kamelen po flet? Vertet Niko?
Niko: Jo ma jo ajo te bezdis por jo kam rene rehat keta muaj. Ne fakt ka qene nje arsye pse nuk erdha kaq kohe.
Mami: Aman mos na bej gjakun uje.
Niko: Jo ma nuk eshte gje e keqe madje eshte shume gje e mire...
Babi: Po he bir na thuaj?
Niko: Shikoni... (me vjen nje mesazh)
Niko: Me falni pak. (Shoh mesazhin ishte nga Karla "me mungon jet, beju te fala te shpise. Te dua❤️") Ku e lame? Pra dhe mesazhi ne telefon eshte arsyeja pse nuk kam ardhur. Kam disa muaj qe jam lidhur me nje vajze.
Mami: Po hajde per hajer o bir. Si eshte vajza?
Niko: Si trëndafil eshte...(thash teksa para syve me doli imazhi i Karles)
Mami: Shiko zemer i shkelqejne syte djalit tone.
Babi: E njoh ate shikim, ate shikim kisha sa here qe shihja mamane tuaj.
Dori: Interesante une paskam nje kunat. Si e ka emrin?
Niko: Quhet Karla. Eshte rreze dielli nuk kam pare vajze si ajo.
Mami: Duket e embel.
Niko: Shume dhe me e bukura eshte se kemi nje pasion te dy.
Babi: Kercen dhe vajza?
Niko: Jemi koleg ajo ishte partnerja qe me sugjeroi z. Dagllas per nje konkurs.
Mami: Po kjo qenka fantastike. A sillet mire? Semos eshte si Kamela? Nuk dua te lendohesh prap.
Niko: Oh jo jo ajo eshte e kunderta e saj. Eshte e embel e dashur e dashuron kercimin njesoj si une. Eshte e fort nuk ankohet kurre dhe une me te ndihem vetvetja. Ajo nuk me la te ikja, por jo me te thene. Ishte pa vetdije sesi me dukej te largohesha nga ajo.
Nuk kam folur kurre kaq hapur per nje femer ne familjen time. Ndaj dhe te shtepise me besonin, kur prezantova Kamelen ata e pelqyen sa ishin fillimet e para te sjelljes se saj por nuk eshte se ju flisja per te. Ndersa Karlax ah ajo ishte nje kryeveper qe kushedi sa libra e piktore do harxhonin vite jete per ta perfeksionuar me laps e me leter.
Dori: Pse nuk e more ta njihnim?
Mami: Mire e ka djali, te vije me vajzen.
Niko: Nuk mundeshim, dhe ajo jeton vetem me mamane. I ati nuk i jeton. Z. Dagllas nuk mund ta lejonte largimin e te dyve ne qe japim leksione kercimi.
Babi: Po mire do kemi kohe plot ta sjellesh ketu. Na behet qefi bir, duket se je shume mire dhe te pershtatet vajza. Nese eshte vajze e mire mos e lendo e mos e merzit. E mira nuk te vjen dy here.
Niko: As nuk e coj nepermend ta bej ate gje.
Bejme muhabet dhe hengrem darke. Karles i coja foto nga darka dhe i thash se u kisha treguar te shtepise per te. Ajo u gezua dhe priste me padurim te dinte se cfare u kisha folur. I tregova cdo gje dhe se ajo ishte e lumtur qe ti takonte ata. Gjithcka po shkonte shume mire e pse te dy ndjenim boshllekun e njeri tjetrit. Biseduam deri vone derisa te dyve na zuri gjumi me telefonin ne kraharor.Pas disa diteve.
*Karla*
Nuk ishte asnje gje njesoj me prezencen e Nikos. Ne akademi provat vazhdonin rregullisht por ndihesha e lodhur shpirterisht nga mungesa e zerit te tij qe oshetinte ne klase apo e aromes qe me ngrihte zemren peshe. Donin e disa dite qe te vinte momenti kur ai te kthehej perseri ketu prane meje. Nuk kishte faj, kishte kohe pa shkuar tek familja dhe i meritonte disa dite te mira pushimi prane meje. U ktheva ne shtepi ashtu, e paqeshur brenda vetes dhe u ula ne tavoline. Mami e dinte perse isha keshtu, sigurisht qe largimi i Nikos qoft e per pak me merziste si dreqi. Hengrem dreke dhe une nuk kisha me oreksin e zakonshem pas ikjes se tij. Nuk e di thjesht nuk me hynte ne sy fare. Ajo pergatiste plot gjera te mira por perseri doja Nikon dhe ato ngacmimet e tij perkedhelese qe mua me gezonin shpirtin. Teksa mami po thurte dhe une po rrija duke menduar per Nikon, mendova te hapja galerine edhe te shikoja fotot tona. Isha duke qeshur me ato foto qe kishim bere e teksa ende po shfletoja fotot me del fotoja bardhe e zi e Nikos kur ishte shume i vogel, ajo foto ne mur qe me beri pershtypje. Perseri ndjeva nje gur te rend ne stomak.
Karla: O mam shiko pak kete foton sa me pelqen.
(I tregoj mamit foton dhe ajo me syzet qe kishte e pa dhe filloi te qante)
Mami: Ah zemra e halles.
Prit???? Cfare tha??? Hallo???
Karla: Ca halle po thua?
Mami: E ke harruar? Po ky eshte djali i dajos qe humbi.
Nuk e di si e pata guximin ti degjoja ato fjale por di vetem qe me ra gjithe tavani o shtepise mbi koke dhe nuk kisha zemer te mblidhja veten. Zot i madh jo...Ni...Nikolasi ...eshte..djali i dajos sim....
YOU ARE READING
Tangoja e Fundit
RomanceKarla, nje vajze e cila gjithe jeten e saj ka ndjekur zemren e saj. Endrra e saj ka qene qe te behet nje koreografe e zonja dhe profesionte. Drejtoresha e akademise vendos qe kete talent ta bashkoi me nje talent njesoj si i saj, me nje djale qe do i...