6

1.1K 67 116
                                    

Mengjesi kishte trokitur dhe Amarisin e kishte zene gjumi ne divan. I doli gjumi nga alarmi qe kishte vendosur ne telefon dhe pa qe ishte e mbuluar me batanije, buzeqeshi lehte, mamaja e saj patjeter.

Amaris: mamush?

Ermira: miremengjesi bije u zgjove?

Amaris: po. Po behem gati shpejt e shpejt pasi me duhet te iki sepse kam prezantimin e nje projekti sot.

Erimira: ne rregull. Dalsh sa me mire!

Amaris: faleminderit mamush.

Mblodhi librat, mori canten dhe u nis. Vuri kufjet ne vesh dhe po degjonte kengen ~Blake-Trendafil

Vrapoi per ne shkolle dhe arriti. Sot e kishte kapur nje fare entuziazmi dhe nje energjie pozitive qe se dinte se nga i buronte. U fut ne  shkolle duke buzeqeshur dhe u drejtua drejt klases si gjithmone.

Sapo hyri ne klase pa qe ishin nje grup djemsh dhe po pinin cigare por dallohej nga era qe s ishte nje cigare e zakonshme. Ajani po e shihte dhe nuk po ia shqiste syte dhe kete e vuri re Noeli prane tij. Ai e njihte kusheririn e tij, e dinte se cfare djalli ishte ai, sidomos kur behej fjale per femra dhe nese Ajani merrej me Amarisin ai do ta thyente ate, do ta thyente  keq madje, do te thyente shpirtin e saj te paster dhe te pafajshem.

Ajo eci ngadale dhe u ul ne banken e saj dhe nxorri librat dhe projektin e saj, nxorri edhe disa fleta te tjera te bardha te cilat i kishte mbushur plot e perplot me shkrimin e saj te bukur dhe te kujdesshem dhe e la mbi anen e bankes se Ajanit. Ai e pa dhe qeshi djallezisht. Bukur. Ajo e kishte bere ate qe ai i tha, atij nuk i interesonte nese ajo lodhej apo jo, nese ajo kishte apo nuk kishte kohe per projektin e tij, atij i mjaftonte qe ajo e kishte bere. Atij nuk i interesonte sepse ai ishte djall, dhe nje djalli nuk i intereson asgje pervec vetes se tij.

Pasi klasa u mbush me nxenes njera nga vajzat e klases ajo qe ishte nje nder femrat me "emer" ne gjimnaz iu drejtua Amarisit.

Matilda: moj Amaris sa e shkathet paske qene, ne te mbanim per te urte ty por ti ishe me 4 cuna ne klase moj. Hajt me 1 por me 4. E forte paske qene .

Amaris: me ngaterron me veten Matilda, une thjesht po rrija ulur ne banken time dhe s po beja asgje, je ti ajo qe len oret e mesimit qe te shkosh neper tualete me djem te ndryshem. - ishte hera e pare qe ajo i ishte kthyer dikujt ne ato 3 vite shkolle sepse gjithmone kishte pranuar cdo fjale qe ata i kishin thene.

Matilda: kujt i flet ashtu ti moj- tha e revoltuar dhe iu afrua Amarisit dhe i ra ne shuplake

Amaris: te djeg apo jo Matilda?

Matilda: ta shikojme sa do te te djegi ty tani - dhe iu afrua dhe e kapi per flokesh Amarisin, te gjithe ne klase po qendronin qetesi dhe po i shikonin ato teksa ziheshin por kur Matilda i kapi floket Amarisit Ajani u ngrit menjehere dhe pas tij Noeli dhe shkuan ti ndanin. Noeli shkoi dhe kapi Matilden ndersa Ajani shkoi tek Amarisi.

Prf: cfare po ndodh ketu?

Ajani: nuk  e dime presor Matilda filloi qe ta godiste Amarisin kot.

Prf: Matilda ne drejtori.

Matilda: por...

Prf: s ka por, menjehere.

Ajani kishte akoma nen perqafimin e tij Amarisin dhe ashtu sic e kishte e terhoqi dhe dolen jashte  dhe hyne ne nje klase boshe.

Ajani: qetesohu tani- pasi ai tha keto fjale Amarisi u mbeshtet ne kraharorin e tij dhe filloi qe te qante me denese

Lotet e saj i lagnin bluzen ndersa e qara e saj i prekte zemren.

Kishte dicka te vecante kjo vajze, nuk ishte si gjithe te tjerat, dicka qe djallin e terhiqte, e bente te mekatonte, por a nuk eshte djalli mbreti i mekateve, pse djalli kishte frike te mekatonte?

Pas disa minutash ajo po qante perseri dhe Ajani e terhoqi nga perqafimi i tij dhe i kapi fytyren me duar.

Ajani: me shiko mua. Me shiko. - dhe ajo e pa ne sy. - A e din qe nuk ia vlen? Fare madje. Askush, ama e theksoj askush nuk ka te drejte te te paragjykoje. Ne rregull? Fshiji lotet tani. - dhe ajo me duart e saj imcake fshiu lotet qe i kishin rene ne fytyre.

Amaris: pse e bere kete per mua? Pse me mbrojte dhe tani u kujdese per mua?

Ajani: sepse ashtu deshta.

Amaris: shume faleminderit.- tha duke i buzeqeshur lehte dhe Ajani i shkeli syrin.

This part dedicated to KloisaRaska

Just Love MeWhere stories live. Discover now