~Pas dy vitesh~
Kishin kaluar dy vite dhe sot ishte dite e fejeses se Ajanit me Amarisin. Ishin te gjithe shume te lumtur. Lokali ku kishin zgjedhur te kurorezonin fejesen e tyre ishte i mahnitshem, fiks per ata.
Dielli ate dite korriku shndrinte ne qiell si duket edhe ai ishte i lumtur njejte si ata.
Amaris: Ufff, une kam emocione- iu drejtua Adores dhe Kristines te cilat po qendronin ne nje dhome me te.
Adora: Qetesohu moj, eshte dita jote, kete dite do e shijosh ne maksimum. Ta rras nje shpulle tani une e te vish ne vete.
Kristina: Shyqyr e zuri gjumi- tha duke pare Arseldin e vogel te cilin e kishte marre gjumi ne krevatin e tij. Kristina prej dy muajsh ishte bere edhe me nje djale tjeter te ciilin e kishte quajtur Arseld.
Amaris: Ajani ku eshte? A do vije ai te me marri?
Adora: Po bisedonin me Lionin.
Amaris: Aaa. Ndonje bisede formale kshu, keshilluese a?- tha dhe te treja qeshen.
Kristina: Perderisa eshte edhe Mario aty e kane bere Ajanin e shkrete per uje te ftohte.
Amaris: Do zoti si kthehet mendja se tjeter le ti bejne c te duan.
Adora: Vec ate gje se ben ai.- vajzat vazhduan te benin shaka e te qeshnin me njera tjetren kur ra dera.
Ajan: A mundem zonjusha? - tha nga ana tjeter e deres.
Kristina: Pa 1 mije paund s hapet dera.
Ajan: Shko mëj ti. - tha duke hyre brenda. - Fuck- tha duke pare Amarisin e cila buzeqeshi lehte.
Mario: Epo zonja ejani jashte ju- tha duke marre Arseldin ne krahe.
Lion: Si gjithmone mahnitese je bere- iu drejtua Adores teksa te dy ecnin perkrahu drejt lokalit.
Adora: Edhe ti shume bukur dukesh, normalisht me rrobat qe te zgjodha une.
Lion: Epo ke shije ti normal. - tha teksa uleshin ne tavoline me familjaret e tyre.
Aferdita: A po vijne?
Adora: Po tani sikur te vijne mami.
Ermira: mezi i presim.
.
.
.Ajan: Dukesh e mahnitshme zemra ime- tha duke i puthur ballin.
Amaris: Edhe ti dukesh shume bukur. Ajan?
Ajan: Po?
Amaris: Te dua pafundesisht.
Ajan: Edhe une ty dashuri, je gjeja me e bukur qe me ka ndodhur ndonjehere ne jete. Jam me fat qe te kam.
Amaris: Edhe une- tha teksa po e perqafonte. - A ka shume njerez jashte?
Ajan: Rreth 200.
Amaris: Cfare? Une nuk vij fare.
Ajan: Kur s mu tremb syri mua pas gjithe atyre fjaleve qe me thane Lioni me Marion ti s je asgje. Me shiko vetem mua okej? Zeri sikur nuk ekzistojne fare ata.
Amaris: Ne rregull, gjithmone vetem ty do te te shoh.
U nisen te dy te hynin ne ate salle te madhe ku kishte shume njerez por per ata zere sikur nuk ishte asnjeri. Ishin vetem ata te dy dhe dashuria e tyre.
Sa e bukur eshte dashuria? A mund te jetoje njeriu pa dashuri?
Dashuria eshte esenca e jetes, kur je me njeriun e jetes te gjitha problemet e jetes kane zgjidhje, sepse zgjidhja eshte vete dashuria. Dashuria eshte ajo qe e mban gjalle njeriun, ajo qe i jep jete.Ishin ne mes te salles dhe Adriani i vogel iu afrua te dyve dhe i solli kutite e unazave.Ato unaza ishin thjesht simbol i asaj qe ata kishin ne zemer.
Si fillim Ajani i vuri unazen Amarisit ne gisht dhe me pas ajo. Dhe me pas Ajani e puthi, ajo puthje ishte ndryshe, kishte dicka me ndryshe ne te, ndjenja qe tani ishin vetem te njeri tjetrit dhe s kishte asgje qe mund ti ndante. Ishin dy shpirtra te lidhur fort me njeri tjetrin qe edhe ne jeten e pertejme s do te ndaheshin dot.
Kjo pjesa ka ardhur vec se ma kerkoi Bibi12774 🥰😍
Mbreme kam qene aq me humor te keq sepse ma prishi nje person humorin por qe mu rikthye sot se me qelloi leku tek byreku 😂😂😂. Ka kater vite rresht qe me qellon vetem mua por prape eshte qejf kur te qellon.
Pra sic e shihni edhe me siper po i vjen fundi kesaj histori besoj se edhe 3-4 pjesa ka.
Si thoni a te vazhdoj te shkruaj me apo te ndalem me kaq njehere sepse mjaft kam shkruar histori ketu 😂?
Ju jam xhan 🥰
YOU ARE READING
Just Love Me
RomanceSezoni 1 Rastesite nuk ekzistojne, dicka ndodh gjithmone per nje arsye. Ka nje arsye pse ne kemi ardhur ne jete,ka nje arsye pse ne takojme nje njeri te caktuar ne jete. Ajan Behrami, pjesetar i nje familjeje te pasur dhe te famsheme per pune jo te...