1

3.1K 115 34
                                    

'' Devon, '' Filloi Kristina, '' Nuk ke pse ben sikur je ne rregull. Jam shoqja jote e ngushte! Une te njoh.

Ky eshte problemi.

'' Ti mendon se me njeh, Kristine. '' Qartesova une, '' Ndihem bosh pa te. Ti nuk e kupton. ''

Une dhe Kristina kemi qene mike prej pese vitesh. Jemi takuar ne klasen e peste, atehere kur jeta ishte shume e thjeshte.

Emri im eshte Devon. Devon Adams. Do te doja te kisha menyra me te mira per te treguar e per te nisur historine, por ja qe s'funksionuan. Provova gjithcka. Dhe kur them ''gjithcka'' e kam me te vertete. U perpoqa ta fshija nga mendja. U perpoqa te nderroja shkolla te tera, por ai eshte prape aty. Ai mbetet aty.

Pastaj e kuptova.

Nuk kishte te bente me te. Kishte te bente me mua.

Nje dite me erdhi ideja madheshtore e te jetuarit me hallen time, por sigurisht mami im nuk mund te binte dakord. Gjithmone mendonte keq per Halle Sofine. Ndoshta sepse nuk u martua kurre dhe ndoshta pasi vendosi te mos kishte kurre femije, por une e respektoja dhe e konsideroja ''cool '' .

Kristina, ne anen tjeter me sugjeronte te qendroja dhe te ''perballesha'' me problemet e mia, por si mund te perballesha me problemet e mia kur sa here ai me shikon ne sy une dua te shperthej ne lot. Me vjen t'i hidhem ne krahe por pastaj ta shtyj tutje. Me vjen ta afroj, t'i tregoj cdo gje por ne te njejten kohe t'i bertas qe me beri te ndihem kaq e vogel kur une e di qe nuk jam e vogel. Nuk them e vogel si moshe, them e vogel si person. Me beri te ndihem e paperfillshme. Epo, gjeje cfare. Une nuk jam e vogel. Une e di rendesine time.

Degjoja telefonin tim te binte, me beri te tundja koken dhe te pergjigjesha, me zerin tim qe dridhej.

'' Po, Halle Sofia? '' U struka ne karrige.

'' A je ne rregull, sheqerke? '' Ajo pyeti, teksa syte e mi u mbushen me lot ankthi.

'' Jam mire, '' Genjeva , '' Do te vij per pak ore. Jam gati. '' Mora nje fryme te thelle para se te mbyllja telefonin. Une mund ta beja. Isha mjaftueshem e afte. Mami duhet te kuptonte qe nuk isha me vajza e saj e vogel.

Isha tetembedhjete vjec dhe ndihesha e afte.

Duhet te ndiqja idete e qarta te mia, por a ishin ato te duhurat?

Drita e telefonit me nderpreu, per heren e dyte. Ne ekranin e tij u shfaqen mesazhe nga ai.

Cameron : Me tha Kristina qe do largohesh. A je ne vete?

Cameron : Me kthe pergjigje tani.

Cameron : A je mire? Ke ngrene mengjes?

Cameron : Devon Adams, me kthe pergjigje ne kete moment.

Cameron : Dev?

Dhe mesazhet vazhdonin te vinin. Vendosa te ktheja pergjigje me nje mesazh te shkurter. '' Do te te telefonoj kur te arrij. Mos u shqeteso. Per mua do te kujdeset Halle Sofia. ''

Ishte cmenduri sepse mendova se pas atij mesazhi nuk do te reagonte, por mesazhet vazhdonin te vinin dhe te ndiznin ekranin e telefonit tim. E fika ate, me idene se do te ishte me mire sikur mos te merrja mesazhe si ; '' Ku po shkon edhe nje here? '' , '' Je e cmendur. '' '' Me thuaj qe po tallesh.''

Ai ndoshta mendonte se une po nxitoja ne veprime dhe isha e gabuar qe menjehere, po largohesha nga qyteti. E kisha menduar per nete te tera. Ne fillim m'u duk cmenduri, por cmenduri s'do te thote ''ide e keqe.'' Te pakten, jo gjithmone.

Mora shkallet dhe zbrita poshte, te takoja mamin. E dinte per vendimin tim. Nuk ra dakord fillimisht, por me dha nje muaj kohe. Do te thoshte se nese arti im bente buje atje, do te me linte te qendroja per nje kohe te gjate. Ose pergjithmone.

Kur flas per ''artin'' tim, flas per Cameron-in.

Une shkruaj. Shkruaj poezi, histori, shkruaj afersisht per cdo gje qe mund te shkruhet. Shkruaja per floket e Cameron, se si floket e tij binin ne ballin e tij. E krahasoja me artin ate, por ishte shume vone kur kuptova se tashme ishte kthyer ne artin tim.

Halle Sofia eshte pronare e nje lokali te vogel, ne vendin ku banon. Kur nje botues i mirenjohur kishte shkuar ne lokalin e saj, ajo i kishte treguar per mbesen e saj qe kishte deshire te arrinte dicka ne fushen e letersise. Ai pranoi te lexonte nje histori dhe kur e lexoi, i tha Sofies qe e kishte pelqyer. E kishte adhuruar.

Botuesi kishte rene dakord per te folur me mua personalisht, per t'i treguar poezi dhe sigurisht, per te me pergezuar.

'' Te dua shume. '' E pershendeta mamin dhe me dha nje buzeqeshje qe ne nje fare menyre, fshinte trishtimin brenda saj.

'' Kujdesu per veten. '' U pergjigj.

Buzeqesha pak dhe fola perseri. '' Nje muaj. Ki besim tek une. ''

Ajo pohoi me koke dhe pa thene asnje fjale tjeter, dola.

------------------

'' Duhet te qetesohesh, '' Kristina, e cila doli vullnetare per te me shoqeruar te Halle Sofia, me tha, ''Nese do te jetosh me Hallen tende, mund te jetosh. Do te te mbeshtes gjithmone.'' Vuri doren ne shpatullen time, qe dukej sikur me ngushellonte.

Vura re qe kishte kaluar nje ore nga hera e fundit qe kisha pare telefonin dhe kur e ndeza, pashe 35 mesazhet dhe 8 thirrjet e humbura nga ai.

Tunda koken ne shenje mosbesimi dhe e telefonova menjehere.

'' Cfare do? '' Zeri im tashme i inatosur, doli ne pah.

'' JE CMENDUR? '' Filloi te bertiste. '' PSE S'E HAPE TELEFONIN? ME KE BERE MERAK DEVON. ''

Une u qetesova dhe iu pergjigja. '' Me ler, Cameron. Duhet te fillosh te me respektosh. Jam e rritur mjaftueshem sa per te marre vendime.'' Thashe me plot vetebesim.

'' Ku je? Po vij te te marr. '' Gjithmone e kisha dobesi zerin qe ai kishte kur ishte i inatosur. Mund ta imagjinoja, ishte duke shtrenguar dhembet, duke mallkuar nen fryme dhe duke forcuar grushtin e tij.

'' S'kam nevoje te me marresh. Ja dal vete. '' Dhe me kaq, e mbylla.

'' Eshte i cmendur. '' Tha Kristina.

'' E di, '' Peshperita ,'' Me beso. E di.''

••••••••

A/N : fotoja e vendosur ne fillim te kapitullit eshte fotoja e Kelsey Calemine's. Ate e imagjinoj si Devon👼

Devon•Where stories live. Discover now