''14 korrik 2016
Nuk ndihem bosh.
Te kujtohet kur me thoshe se asnjehere nuk do me lije te zhgenjyer dhe te mbushur me urrejtje ndaj vetes? Epo ja qe e bere. Por ato dite kaluan. Jam me e forte.
Njeriu vetevetiu e kupton, kur te mungon nje njeri tmerresisht shume. Ai njeri eshte shume larg tashme. Jo vetem larg fizikisht, larg shpirterisht. Menderisht.
''
Mbyllo bllokun tim te shenimeve dhe u shtriva, duke marre fryme thelle. Ne ato momente, e ndieja se isha thjesht nje vajze origjinale dhe e trishtuar. Shpirterisht, isha ne zi. Ngjyra e zeze pershkruante me se miri boten time te brendshme.
Ne oret e pakta te artit, qe kam kryer ne shkolle na mesonin se e zeza nuk ishte ngjyre. Me sakte, ishte mungese ngjyrash. Te bardhen dhe te zezen, i mendoja si te ndara nga shume pak hapesire midis tyre.
E bardha ishte nisme e re. Faqe e panisur. Dite e re.
Sa te veshtire e kisha, per ta kthyer ngjyren e zeze ne te bardhe.
'' A mund te hyj? '' Zeri i Isaac me terhoqi vemendjen teksa une mohova.
'' Te lutem. '' Perseriti, '' Te kam premtuar qe do te te tregoj vendin rrotull. ''
Gjate koheve te fundit, ndodhte te harroja shume gjera. Me kishte dale teresisht nga mendja basti qe vura me te. Kisha harruar te telefonoja shoqen time me te ngushte. Kisha harruar te pyesja halle Sofien se kur do te kthehej dhe gjithashtu kisha harruar te lajmeroja zoti Carewn se kapitulli i ri i librit do te ishte gati per pak kohe.
Shkunda nga koka ato mendime dhe u perqendrova te zeri i thelle i Isaac-ut, qe vazhdonte te kembengulte e te trokiste ne dere.
Duke nxituar, vesha nje bluze te gjere, qe arrinte te mbulonte pothuajse asgje dhe hapa deren.
Pa thene asnje fjale, ai qeshi. '' Keshtu do vish? ''
Doja te pohoja duke qeshur, por ndihesha sikur nuk kisha energji per asgje. '' Ndihem shume e lodhur, me kupto.'' Fola qete teksa ai me rrembeu ne krahet e tij, dhe vrapoi per te makina.
Une nuk e kundershtova; e lashe veten te lire dhe perfundova ne sediljen e pare te makines se tij, tip Mercedes Benz SUV.
Momentet e para te qendrimit ne makine, mbizoteroi heshtja. Kishte premtuar te me conte ne vendet me mbreselenese te qytetit te tij dhe une kisha teresisht besim tek ai.
'' Pra, '' nisa te flisja per te luftuar heshtjen qe po me mbyste, '' Si jane gjerat me Hazelin?''
Mori nje fryme te thelle, ndersa une veshtroje me kujdes detajet ne fytyren e tij.
'' Nuk eshte ne qytet. Mendoj se do e diskutojme kur te kthehet.'' Tha dhe vazhdoi t'i jepte makines.
Me dukej i shqetesuar, kafshonte buzen e tij te poshtme ne ankth, duke menduar se une nuk isha duke e veshtruar.
'' Mos u shqeteso, '' I peshperita, '' Nuk ka gje. Edhe dashuria qe ne fillim dukej aq e pashterueshme, vjen nje dite e shteron. '' Vendosa doren time mbi te tijen teksa ai me dha nje buzeqeshje te ngrohte ne shkembim.
***
'' Ndalo, Isaac.'' Psheretiva ne shenje lodhjeje, '' Nuk mundem me. ''
Rruga me lodhi tmerresisht shume. Me shume nga sec e kisha imagjinuar. Por pamja ja vlejti. Ishte me te vertete nje pamje qe me ngrohte boten e brendshme. Perendimi i diellit nuk do te ishte perendim, pa rete ne horizont.
Une buzeqesha e vetekenaqur, pasi i kisha besuar Isaac-ut verberisht e s'me kishte zhgenjyer. U ulem ne disa gure te larte dhe ndjeja syte e tij mbi mua.
'' Kujdes, '' Me tha, '' Ajo buzeqeshje nuk eshte nje shenje e mire. ''
'' C'do te thuash? '' Pyeta e cuditur.
'' Nuk mund te duash dike si une. ''
Ula koken, duke luajtur me gishtat e mi, per te shmangur ato caste aq te turpshme per mua. Gjithmone e kisha pergjigjen ne maje te gjuhes, por tani isha dorezuar. Nuk e doja, jo teresisht.
Ndoshta mendoja per te gjate gjithe kohes, por nuk isha leshuar teresisht ndaj tij. Nuk e kisha lene veten te lire perderisa i perket ndjenjave.
Nese nuk e le veten te lire tani, kur do e lesh te lire? Papritmas je 17 dhe po planifikon nje dite ne te ardhmen. Ashtu ne qetesi, pa e dalluar ti, ajo dite ne te ardhmen vjen dhe pas disa kohesh, ajo dite ne te ardhmen eshte e djeshmja dhe kjo eshte jeta jote. Nuk do kesh c'te besh, atehere.
Degjo, e di qe ti nuk do kesh rendesi per mua kur te jem 32. Nuk do kalosh ndonjehere ne mendjen time, pasi do kem nje njeri qe me do plotesisht. Ai do te jete i gatshem te kaloje jeten e tij me mua. Ai nuk do te largohet, kurre.
Por tani, ky eshte momenti. Tani eshte tani. Tani une po te shoh dhe nuk do e nderroja kete pamje me asgje ne bote. Zemra ime po therret emrin tend, ndihem sikur jemi miliona mendime larg edhe pse kaq afer.
'' Nuk jam gati per te te dashur, '' Vendosa ta shihja ne sy e te flisja me gjysme zeri, '' Por nje dite do te jem gati. Nuk kerkoj te me presesh, por- ''
Me nderpreu.
Nje pauze.
Nje fyme.
'' Do te te pres. Gjerat nuk jane te thjeshta, por ne do e gjejme nje menyre per t'u kthyer te njeri- tjetri. Gjithmone. ''
•••
A/N : duket sikur kane kaluar 21494892375 vjet !! Pershendetje babies. New chapter! hOPE YALL ENJOY XX
YOU ARE READING
Devon•
Romance" Kur je nje vajze qe karakterizohesh nga mosbesimi dhe ndjeshmeria emocionale, pendohesh shume per zgjedhjet e tua, " Buzeqesha, " Por asnjehere nuk jam penduar ne lidhje me ty. " " E di," M'u pergjigj, " E kam ditur gjithmone."