'' Mbyll syte dhe me shfaqesh ti. '' Peshperita teksa mbyllja syte, dhe lija disa lot te vershonin.
'' Jam ketu. '' Zgjati doren e tij prane times dhe une bera te njejten gje.
Thone qe do te lendohesh ne shpirt, aq shume sa shpirtra ke lenduar. E kujt do ia merrte mendja qe te kem lenduar kaq shume gjate jetes sime?
Isaac tashme po me therriste per t'u kthyer ne shtepi, por dicka me bente qe te qendroja. Do te largohesha nga lokali per t'u drejtuar drejt shtepise, por ndihesha sikur shtepia ime ishte lokali. Kryesisht sepse, epo.. Ai qendronte perballe meje.
Nuk do te doja ne asnje lloj menyre t'i dramatizoja gjerat, apo te ekzagjeroja. Kur te mungon dikush, mund te besh dy gjera; Ose te largohesh dhe te bindesh veten se ndjenja ka vdekur; Ose t'i thuash te tjereve qe e ke harruar plotesisht, por te biesh ne gjume duke menduar per te.
Une kisha shkuar me opsionin e dyte; edhe pse teresisht i gabuar.
'' Me duhet te iki. '' Peshperita serish. Zeri refuzonte te dilte i plote; cmenduri kur mendoja se po te largohesha nuk do e shihja me.
'' Thuaji shokut tend qe te shoqeroj une ne shtepi. Nuk do te jete problem.'' Me siguroi.
U dorezova lehtesisht dhe i dhashe shenje Isaac-ut qe te shkonte ne shtepi i qete dhe qe mua do me shoqeronte Cameron.
Ai pohoi me koke, por e ndjeva qe ishte i trishtuar. Ai s'e jepte kurre veten.
'' Tani do te flasim. Eja ne shtepine time. ''
Nese do te isha nje njeri normal, do e kisha shtyre tutje dhe do te isha larguar me Isaac-un. Problemi eshte se; nuk isha normale. Nuk e dija c'me shkonte ne mendje, por ne prezencen e tij e vetmja gje qe dija te beja ishte.. thjesht te pohoja.
Mund te me vinte duart ne gryke e te me bente te ndihesha njeriu me i padeshiruar ne bote e si perfundim do e shihja e do pohoja e cuditur.
Une isha e shokuar qe e pashe aty, si fillim. Nuk dija te reagoja. Kishin kaluar kohe qe nuk flisnim, por qe e kisha ne mendje cdo moment.
***
Shkojme ne shtepine e tij. Apartament i vogel, lagje e rrezikshme, keqberes ne cdo cep te rruges.
Brenda pothuajse s'kishte ndryshuar asgje. Ne mur ishin fotot e motres se tij qe kishte nderruar jete disa vjet me pare, dritat qendronin fikur gjate gjithe kohes. Rrobat e tij ishin gjithandej, mbi krevat, mbi frigorifer, nen krevat.
Nxiton brenda duke hequr disa rroba nga krevati e duke i flakur ne toke e me fton te ulem ne krevat.
Nuk mohova, sic besoj do ta kishit kuptuar deri tani.
Ulet ne toke, me kembet e kryqezuara duket sikur u ul per mua. Gishterinjte e tij nderthuren me te mite dhe me buzeqesh.
E shtyj te mos flasi asnje fjale.
'' Mos thuaj asgje, '' Kembengula, '' Thjesht me puth. ''
Tani kenga jone e vjeter ishte ne radio dhe nuk mendoja qarte.
Me afrohet ngadale dhe duket si me pare. Cdo gje eshte si me pare. Nuk me ka lenduar. Nuk me ka shkaterruar jeten. Tani po afrohet dhe mund te shoh qarte se si duket e ardhmja ime. Tani po afrohet dhe e dua me shume se veten.
Ne asnje moment nuk largohet. Edhe kur shkeputemi, jemi prape ngjitur.
Mund te ishim lekure ne lekure dhe prape do me terhiqte me afer.
'' Me thuaj qe me do. '' Qaj dhe pergjerohem.
'' Mos qaj, te lutem. '' Flet i qete.
Dhe nuk e tha qe me do. Dhe nuk do e thoshte kurre. Por mos u merzit, jo cdo histori ishte si kjo e jona. Me beso nje dite do te ta tregoje sa shume te do. Ndoshta nuk do e pranoje kurre, por do e ndieje. Ndonjehere, me shume. Here te tjera, e di qe te ka dhe nuk shqetesohet. Por here te tjera, do te te terheqi prane e do te te preki. Do ndieje nevojen per te te prekur.
Dhe mos u shqeteso; nese mendon se nuk ke gjetur te duhuren. Ajo po te pret dhe eshte shume e bukur. Rralle here buzeqesh, por me beso. Kur te te buzeqeshi do e duash.
Dhe ndonjehere e humb fillin kur flas per historite e te tjereve, por kjo e jona ishte e pamundur.
---
Zgjohem ne mes te carcafeve te rrudhosur dhe ne mes te aromes se parfumit te tij. Nuk e pranoi qe me donte, por une e doja mjaftueshem sa per te fjetur me te.
Me puthte supin, e dinte qe me pelqente. Me puthte vazhdimisht per te me kujtuar ne nje fare menyre se s'kishte mbaruar. Por ne momentin qe do vishesha dhe do ikja; do te kishte mbaruar.
Atij s'i kane pelqyer kurre etiketat. Me thoshte se donte te ishte i lire; se donte te benim qejf dhe ne momente te caktuara te ishim atje per njeri- tjetrin.
E di kur nuk funksionoi? Kur une kuptova se isha perhere atje per te, por ai s'ishte asnjehere aty per mua.
'' Qendro dhe pak. '' M'u lut teksa bera te cohesha.
'' Me thuaj qe me do. '' Perserita.
Beri sikur nuk degjoi dhe me puthi serish.
'' Une po iki. '' Thashe perfundimisht, e nisa te vishesha. Duke ndjere syte e tij qe shetitnin trupin tim te mbuluar me carcafet e shtratit ku ai shtrihej...
Zeri tij me ktheu tek dera.
'' Po mesoj se si te dua.. '' Tha me gjysme zeri, por nuk e lashe te perfundonte dhe mbylla dere, duke e lene vetem.
••••
A/N ;; school starts and i aint got much to say tbh if u liked this chapter pls let me know. luv yall
YOU ARE READING
Devon•
Romance" Kur je nje vajze qe karakterizohesh nga mosbesimi dhe ndjeshmeria emocionale, pendohesh shume per zgjedhjet e tua, " Buzeqesha, " Por asnjehere nuk jam penduar ne lidhje me ty. " " E di," M'u pergjigj, " E kam ditur gjithmone."