Rruga per ne shtepi ishte e gjate dhe e vetmuar. Kisha vendosur te ecja, jo sepse mund te zgjidhja dicka tjeter, pasi isha dy ore larg shtepise dhe kisha harruar celularin ne shtepine e Cameron-it. Nuk mund te telefonoja dike per te me marre, keshtu qe keto do ishin dy oret me te lodhshme te jetes time .
Pasi isha ulur ne pesedhjete stola te ndryshem, kuptova qe nuk kisha per t'ia dale dhe ndalova nje djale te panjohur ne rruge dhe i buzeqesha.
'' Me fal, '' Fillova, '' Mund ta perdor pak celularin tend per te bere nje telefonate? ''
'' Patjeter, '' Me qeshi dhe me ofroi celularin e tij, '' Vetem mos ik me vrap. Nuk mund t'i besoj hajduteve ditet e sotme. ''
Une qesha, ishte gjeja e vetme qe me kishte bere per te qeshur tere diten.
'' Alo, Isaac? '' Sigurisht qe ate do telefonoja.
'' Devon? Ku je? Ku e kalove naten? ''
'' Leri pyetjet dhe hajde me merr. '' Pasi i tregova adresen e sakte se ku ndodhesha, falenderova djalin dhe u largova paksa.
Ai me dha numrin e tij ne nje cope te vjeter letre dhe une e mora.
'' E mbaj nje leter te tille gjithmone ne xhep. '' Qeshi dhe une bera te njejten gje.
'' Me telefono kur te shkosh ne shtepi. Ose me shkruaj. ''
Pohova teksa ai iku dhe qendrova duke pritur Isaac-un. Nuk e kisha menduar se c'do i thosha. Kisha kaluar naten me ishin, isha me se e lodhur dhe nuk me jetohej me.
Pas njezet minutash, Rover-i i tij u shfaq perpara meje dhe une u ndjeva kaq e lumtur qe e pashe.
'' Hip. Dukesh per faqe te zeze. ''
Ai ishte i inatosur; mund ta vija re. Nuk i thashe asgje, hipa duke shmangur kontaktin me sy dhe rruges per ne shtepi na shoqeroi heshtja. E ktheja koken here pas here dhe shihja inatin ne syte e tij.
'' Me fal qe te lashe te ikje. '' Thashe me gjysme zeri.
Ai leshoi nje te qeshur sarkastike dhe ndaloi makinen ne mes te askundit. M'u kthye. Me veshtroi per disa momente dhe nuk tha asnje fjale.
'' Cfare? '' Pyeta e qete.
'' CFARE? '' Nisi te bertiste. '' VETEM KETE KE PER TE THENE? CFARE? Ti je nje femije, Devon. Ti nuk e di se cfare do. Kthehesh tek ai sa here qe do dhe ke nevoje. HARRON QE KE LENE GJERA TE TJERA PEZULL. Ose te pakten perpiqesh te harrosh. Me bere te besoj se me doje. Pse duhet te te besoja? ''
Une isha e shokuar. Fjalet qe tha nuk me lenduan, as me vrane. Isha teresisht e pandjeshme kundrejt cdo lloj dhimbjeje.
'' E di se cili eshte problemi jot? Ti s'me ke duruar qe diten e pare qe erdha. '' Thashe me kembengulje dhe nisa te ngre zerin. '' Ti ke nje vajze tjeter ne jeten tende. APO HARROVE? ''
Ai uli syte dhe peshperiti. '' Dil jashte. ''
Une hapa syte dhe po e veshtroja.
'' DIL JASHTE. '' Bertiti.
Hapa deren e makines dhe ngrita vetullen. '' Me jep nje celular ose para sepse s'kam asgje. ''
Nuk me erdhi turp per nje gje te tille, fundja ai me kishte cuar ne rradhe te pare. Me ate e kisha lene per te dale dhe kaq gje duhet ta bente per mua.
Me hodhi disa para dhe me flaku celularin e tij. U ula ne toke per t'i marre, ndersa ai u largua shpejt.
Vendi qe me rrethonte me dukej teresisht i panjohur. Ishte i rrethuar nga peme te larta e zhurma te cuditshme. Mora me nxitim telefonin qe ai me hodhi dhe nisa te formoj numrin e pare qe me vinte ne mendje. Numri i Cameron-it.
E kote. Nuk pergjigjej.
E dija qe halle Sofia ishte jashte qytetit dhe nese e telefonoja do te behej akoma me merak. Pastaj me erdhi, futa doren ne xhep dhe nxora letren e rrudhosur qe djali me pare me dha.
E formova numrin dhe u ndjeva tmerresisht ne siklet teksa e telefonoja.
'' Alo. '' U pergjigj.
'' Ehm.. Hej! '' Qesha, '' Jam ajo vajza te ciles i dhe borxh telefonin me pare. ''
Degjova te qeshuren e tij ne anen tjeter.
'' Sa shpejt arrite. ''
'' Nuk arrita akoma, '' Thashe e deshperuar, '' Jam ne mes te askundit. ''
'' Me gjithe qejf do vija te te merrja, por nuk kam ndonje makine, as ndonje prind me leke.''
Ky djale kishte humor.
'' Ska gje. Me fol derisa te vij ndonje njeri te me shpetoje. ''
Qesha dhe vendosa mos te pergjigjesha, ishte tej mase e cuditshme. Nuk kisha folur kurre me pare me te dhe po uroja qe keto momente sikleti te kalonin sa me pare.
'' Une jam Devon dhe me pelqen te shkruaj.'' Fola ne qetesi, teksa degjoj ate nga ana tjeter t'ia plasi te qeshures.
'' Cfare shkruan? Fanfictions me Justin Bieber dhe Harry styles? '' Tha tere ironi.
'' Mos me bej te ta mbyll telefonin. '' Ia ktheva, por pa u ndjere e ofenduar.
'' Me fal, me fal. ''
Vendosa t'i tregoj per librin tim te ri dhe ai mbeti i habitur, e dija. Nuk priste qe nje adoleshente te kishte aq sukses dhe per ta menduar me gjate, me permendi Harry-n. Une as e pelqeja Harry-n.
Ndoshta kjo eshte nje genjeshter. Dua te them..
Kush nuk e pelqen Harry-n?
''Une. '' Tha, ndersa une po mendoja se si mund ta gjuaja me grusht ne anen tjeter te telefonit.
•••
a/n ;; shume i shkurter si chapter but hey atleast it is something!!! si kaluat?
YOU ARE READING
Devon•
Romance" Kur je nje vajze qe karakterizohesh nga mosbesimi dhe ndjeshmeria emocionale, pendohesh shume per zgjedhjet e tua, " Buzeqesha, " Por asnjehere nuk jam penduar ne lidhje me ty. " " E di," M'u pergjigj, " E kam ditur gjithmone."