Suksesi qe arrihet si rezultat i te berit gjene qe dashuron me shume; eshte lloji i suksesit qe do doja te ndjeja gjate gjithe jetes. Te shkruarit me plotesonte dhe fakti qe po merrja aq shume mirenjohje vetem nga disa faqe nga zemra ime, e bente cdo gje me emocionuese.
Libri pati sukses te madh, nuk e mohoj qe me pelqente kur njerezit me ndalonin ne rruge. Ndonese, jo te gjithe lexonin apo i pelqenin librat, shikonin intervistat ne televizion dhe me quanin tashme nje engjell te brezit te tyre. Zemra me rrihte me shpejt nga ideja.
Dhimbja qe te shkakton dikush, shnderrohet ne sukses, fame dhe shume mirenjohje nga pjesa tjeter e shoqerise qe nuk te ka lenduar kurre. Ose akoma.
" Ne darke. " Foli Kristina nga ana tjeter e telefonit.
" S'jam e lire sot," Psheretiva, " Me ka ftuar Oliveri per te dale. Te them te drejten, s'i kam thene akoma po. " Qesha dhe mendova menyren se si me ftoi,aq shpejt. Ne nje fryme te vetme.
" Eshte event. Nuk do lejosh djemte te te thyejne prape zemren. Do kete shume perfaqesues nga shtepi botuese, do te te adhurojne. Mos bej gabim te mungosh. "
Tani Kristina ishte kthyer ne menaxheren time; me se e dukshme. Cdo gje qe duhet te beja, ose kisha deshire te beja ne nje lloj menyre; varej nga fjala e saj e fundit. Nuk me merziste ky fakt, perkundrazi. Ndihesha sikur nje peshe e rende me ishte hequr nga shpatullat.
Nxitoj dhe i shkruaj Oliverit se ne darke nuk do ia dilja te shkoja tek lokali.
Kristina me nxori nje event, takohemi neser?
Pergjigja erdhi menjehere.
Pa merak, zonja Shkrimtare. Kujdes mos thyen ndonje kembe me ato fustanet e gjata qe veshin andej.
Qesha dhe tunda koken. Ai mendonte se do te vishja fustan te gjate? Nuk do te shkoja ne ballo.
Kur ai me kujtonte se isha tashme nje shkrimtare, nuk coja asgje tjeter neper mend pervec faktit se sa e frikshme ishte te percaktoheshe nga te tjeret; te te shihnin e te flisnin per ty. " Shiko, kjo eshte ajo vajza me zemer te thyer. " " Ka shkruar nje liber per dashurine me duket."
YOU ARE READING
Devon•
Romance" Kur je nje vajze qe karakterizohesh nga mosbesimi dhe ndjeshmeria emocionale, pendohesh shume per zgjedhjet e tua, " Buzeqesha, " Por asnjehere nuk jam penduar ne lidhje me ty. " " E di," M'u pergjigj, " E kam ditur gjithmone."