3

1.1K 91 15
                                    

"Me fal," foli i hutuar, " nuk te pashe.""
Une e veshtrova me kujdes, pastaj shmanga kontaktin e syve te mi, me te tij. Tunda koken ne shenje pohimi dhe bera te largohesha, por ktheva koken pas dhe e pyeta.

" Cfare ben ti ketu? "
" Vij ketu shpesh. Ndihmoj Sofine."

Ajo pergjigje me beri te mendoja gjate per gjerat. Halle Sofia dhe ky djale i ri? Po c'duhet te mendoja une valle? Ndoshta po e ekzagjeroja. Ndoshta s'kishte te bente fare me ato gjera te kota qe mendoja une.

" Une jam Devon- " Fillova une por ai me nderpreu.
" E di. " Une e pashe dhe kureshtja ne syte e mi vazhdonte te shtohej.
" I ke derguar babait tim librin tend. Me cuditi kur e lexova per here te pare. Por pasi e lexova heren e dyte, u ndjeva sikur e kuptova. "

Kush ishte ky djale? Si i kishte rene ne dore libri im? Nese i ati eshte botuesi qe do te me ndihmoje, a duhet te ndikoje ky fakt ne sjelljen time me te?

Dhe pa u menduar gjate, po e degjoja me vemendje komentin e tij mbi librin tim.

" Prape nuk me pelqeu, " Tha me bindje te plote , " pas gjithe atyre kapitujve te lodhshem nuk vinte nje fund bindes. Cili eshte ai liber qe mbaron me fjaline " Dhe ne heshtje qendroi e menduar..." Te thashe. Jo bindes. "

I dhashe nje veshtrim qe nenkuptonte merzine time me injorancen e tij dhe iu ktheva.

" Nuk me pelqejne fundet. Nuk me interesonte ta mbyllja librin me nje menyre qe te te kenaqte ty. Nuk mendoj se fundi i lumtur do te zinte vend ne librin tim qe ne vetvete permbante trishtim dhe fraza te bukura, por te verteta. Me pak fjale, fundet me shqetesojne. Jane te padobishme. Nuk mund te permbledh me nje fjali gjithcka qe kam dashur te them. Mbi te gjitha, fundet me duken te ftohta, absolute dhe te pafundme. "

E mbylla argumentin duke mbajtur per vete nje sere fjalish te tjera qe doja te thoja. Sue Aldana, shkrimtarja ime e preferuar, me kishte mesuar se te shkruaje nje fund do te thoshte te hidheshe nga nje shkemb. Te shkruash nje fund do te thote te ndalosh.

Djali me pa ne sy dhe toni i zerit te tij ndryshoi menjehere. " Rendesi ka se babit tim i pelqeu. Mua jo, por atij i intereson te punoje me ty. "

Une tunda koken ne shenje falenderimi teksa ai, pa thene nje fjale tjeter, i inatosur, mori shkallet dhe zbriti poshte.

" Cfare bera?" Peshperita me vete dhe mora nje fryme te thelle.

Kjo pyetje gjente shume pergjigje. Mund te kisha inatosur nje djale pothuajse te lezetshem, mund te kisha shkaterruar cdo mundesi per te patur sukses ne fushen e letersise, por dicka me shqetesonte me shume.

Perderisa ky djale vinte te ndihmonte Halle Sofine atehere, ky djale duhet te jete i rendesishem per te. Po sikur pasi ta merrte vesh Sofia, te inatosej me mua? Isha shume mirenjohese ndaj asaj, mundesite me trokiten ne dere ne momentin qe ajo me sugjeroi te jetoja me te.

Cfare kishte rendesi ishte se, kisha mesuar te qendroja per veten. Kisha mesuar mos t'i lejoja njerezit te me vinin poshte, kushdo qofshin ata njerez.

Libri kishte qene nje pjese shume e rendesishme e jetes sime. Nuk dija te shkruaja per ndonje histori te bukur dashurie, por dija te shkruaja per zhgenjimin dhe per njerezit qe vazhdimisht te lendojne. Edhe pse ne  nje moshe te re, mund ta kuptoja hidherimin qe me kishte pushtuar si qenie njerezore.

Gjate veres, nuk iu pergjigjesha telefonatave te mikeve te mia. Me ftonin per te dale, ngulmonin, por me kot. Dukej cmenduri, te mendoje se vera ishte koha e perkryer per te kaluar kohe me njerezit me te afert. Devon Adams vendosi te rrinte e kycur ne dhome, duke qare e duke menduar fjalet qe kishin dale nga goja e tij para se te ikte.

Ishte shume e qarte. Cdo gje me dukej sikur kishte ndodhur dje. 


'' Qendro vetem nje nate. Ne mund ta bejme te funksionoje. '' Kembengulja une. 

'' Mire. '' Tha me gjysme zeri dhe u ul prane meje, duke shmangur doren time, qe ishte prane dores se tij, duke iu lutur per ndihme.

'' Ti me do apo jo? '' Lotet tashme ishin bere te pashmangshem. Madje me dukej cudi; qe kur isha prane tij mos te qaja. 

'' Une te dua, '' Peshperiti ngadale, sikur perpiqej te pushtonte endrrat e mia, ''  Te dua, prandaj po te le. '' 

Nuk e kuptoja. Ne asnje cast nuk e kuptoja. Po me linte pasi me donte? 

'' Te shkaktoj dhimbje, Devon, '' Emri im, kur dilte nga buzet e tij, me dukej si dicka ndryshe. Me dukej sikur ishte hera e pare qe e thoshte , '' Ke filluar mos te flesh fare. Ti nuk ha me. Ne oren 5 te mengjesit, je duke me derguar mesazhe. Duke me thene se si nuk jeton dot pa mua. Do te te mesoj se sa e forte je. Ti mund te jetosh pa mua. ''

Ishin fjalet,te cilave u druhesha me shume. E teksa ai cohej te ikte une i lutesha. 

'' Por une s'kam nevoje te ha ose te fle. Mos ik. '' Deshperimi tashme ishte aty. 

'' Me vjen keq, '' Tha para se te dilte nga dritarja, '' Me vjen keq. '' 


--------

Pa e kuptuar kisha filluar tashme te qaja mbi jastek, e shtrire ne krevatin pothuajse gjigand qe Halle Sofia kishte pergatitur per mua.  Gjate asaj vere, isha e varur prej tij. E di per cfare po flas? Ato varesite qe mund te krijosh ndaj droges ose alkoolit? Pikerisht.

Gjeja e mire qe se, mesova dicka ne fund te fundit. Nje njeri mund ta duash vetem ne nje menyre; t'i japesh atyre cdo pjese tenden, pa e humbur veten tende gjate atij procesi. Me mori shume kohe per te kuptuar se nuk kisha nevoje per nje Cameron. Me mori shume kohe per te kuptuar se ate nate qe  i thashe se nuk mund te jetoja pa te, isha komplet e gabuar.

Nuk isha aq e varur nga Cameron. Isha e varur nga ideja se ; nuk mund te isha pa Cameron. Koha kaloi dhe jam shume mire pa te.

Shume mire plotesisht? Akoma jo. Por i shoh anen pozitive. Nese nuk do te kisha qene '' marrezisht e dhene'' pas tij, libri im nuk do te kishte qene kurre aq i pelqyer nga botuesi. 


Ora prane shtratit tim, kishte shkuar 17: 50 dhe une nxitova poshte. Halle Sofia mund te kishte menduar se me kishte zene gjumi. Nderkohe une isha duke rregulluar rrobat dhe gjithcka qe do te me duhej.  

Ajo gjendej e ulur ne tryeze. Perballe saj ndodhej djali, te cilin as nuk guxova ta pershendes. 

Halle Sofise i dhashe nje buzeqeshje te vogel, te cilen ma ktheu.

'' Si t'u duk dhoma? '' Ajo pyeti.

'' Me pelqen shume. Te jam shume mirenjohese. Dukej sikur e kishe pergatitur cdo gje posacerisht per mua. '' 

'' Do doja t'i merrja une meritat, '' Nisi Halle Sofia, '' Por u mor nje miku im me rregullimin e dhomes tende. '' E mbaroi fjaline duke i buzeqeshur djalit te ulur perballe saj. Ai me pa dhe ngriti shpatullat, duke pretenduar se nuk kishte bere ''ndonje gje te madhe.'' 

'' Eh, '' Thashe ne shenje mendjemadhesie , '' Faleminderit. '' 

••••••

A / N : Ka qene me te vertete shume e veshtire te shkruaja kete kapitull pasi ne pjesen e flash-backut kam qare me te vertete!!! Shume faleminderit for every vote& comment lovelies. Mirepres cdo sugjerim! Nje foto e devon because she isnt appreciated enough xxx




Devon•Where stories live. Discover now