" Cameron? " Pyet Ema, " Kush eshte Cameron? Devon a je ne rregull? " Mesa duket kisha nisur te mendoja me ze te larte e me te vertete qe Cameron nuk gjendej fare ne audience.
" Em.. Une... Une..." Nisa te flas me gjysme zeri, teksa levizja ne menyren me te sikletshme gishtat ne prehrin tim. Cfare dreqin po me ndodh. Jo. Tani. Dil. Nga. Koka. Ime
Pasi intervista u mbyll ne menyre shume spontane, Ema shprehu se une nuk po ndihesha mire (pa ndonje lloj arsyeje specifike), dola nga zyrat dhe nxitova per te gjetur Kristinen.
Duke kerkuar ne canten time, nxora celularin dhe telefonova ate. Duhet te kishte nje shpjegim.
" Me degjo. " Fola prere dhe ftohte. Cameron u pergjigj qe ne zilen e pare.
" Ca pate moj? " Menyra sesi me fliste me bente ta urreja veten gjithnje e me shume.
" Mos m'u drejto mua ashtu, ti. Idiot. Ca ke o njeri pse s'me le te jem mire ne jeten time? Pse duhet te gjendesh gjithmone aty edhe kur nuk je? "
" Je zgjuar keq zemra? Ca ke moj, nuk te kam shkruar as te kam kerkuar. C'te gjeti? "
" E di cfare? Shume mire. Dhe s'ke per te me kerkuar, as per te me shkruar me. Bera intervisten e pare! Televizion, libri qe shkruajta per ty. Libri qe vazhdoj te shkruaj per ty. Mos me kerko me. Mirupafshim. " A mund te tingelloja me dramatike se kaq?
" S'me interesojne librucat e tu te vegjel. I ekzagjeron gjerat ne maksimum, shko ne shtepi dhe qaj tani se as te mendoj dhe nuk do te te mendoj me kurre. " Nisi te rritet tensioni ne zerin e tij dhe ndieja sesi vrima ne kraharor me thellohej gjithnje e me shume, " Psikopate!"
Me aq e mbylli. Te njejten gje bera dhe une.
****
Pasi e bllokova ne cdo vend te mundshem dhe vendosa te vazhdoj perpara me jeten time, vendosa ta kaloja naten tek Kristina dhe ta ndihmoja me nje dosje qe duhet te dorezonte ne punen e saj brenda nates. Punonte si sekretarja e nje shefi te fuqishem ne qytet dhe arsyeja e vetme qe ai e kishte punesuar ishte sepse, Kristina ka trupin e nje modeleje dhe eshte teper e re.
Kristina e pranon nje gje te tille. Shpesh here thote se do te lere nje pershtypje tek njerezit; gje qe ka te beje me shume me prezencen e saj psikologjikisht, sesa format e saj te mrekullueshme trupore (duhet ta theksoj).
" AI ESHTE I CMENDUR. Me duket sikur po jetoj nje version me te perditesuar te Fifty shades of grey. ME SHPETO, MOTER!" Ankohej teksa shtrihej ne krevat, ndersa une punoja ne kompjuter dhe pija lengun e portokallit dhe karrotes, per te cilen iu luta Kristines rreth 10 minuta.
" Shpeto veten. " Peshperita dhe ajo qeshi. Asgje nuk me bente ta ndaloja punen time. Furishem, mbarova se punuari me rreth 10 faqet e para, pastaj kontrollova celularin.
" Ai s'ia vlen dhe ti e di, " M'u kthye, " Ti e di vete, Dev. Shiko sa e talentuar je. Sa e trishtuar kur vjen puna tek ai debili. " Kristina nuk ka shkuar kurre mire me Cameron-in dhe e kam kuptuar nje gje te tille qe ne fillim te historise sime me te.
" S'e di si shkruan kaq mire. Kur te degjova te lexosh pjesen e librit, qava!!!" Vazhdon te flasi teksa une i jap nje pergjigje te shkurter. " Kur je me zemer te thyer, asgje nuk eshte e pamundur."
"Epo, dikush ben mire te ma thyeje zemren. Dua dhe une te shkruaj si ti." Foli.
Une qesha pak, duke kuptuar se cfare budallalleku e kishte zene Kristinen dhe e keshillova ta linte punen, pasi nuk kishte asgje ne vije. Po paguhej me se miri, por me dukej sikur kishte pesuar goditje ne tru, ose ka pire ndonje substance te cuditshme. Kurre s'i dihet.
" Mbarova. " Shfryva e lodhur pas rreth dy oresh e ulur ne tryezen e kompjuterit. Fika driten dhe e lashe Kristinen te flinte.
Ora ishte rreth 9 e mbremjes dhe mendoja se Kristina do te flinte deri ne 12, pastaj do takohej me shefin e saj te cuditshem, te cilit cuditerisht i duhej t'i merrte dosjet pikerisht ne mesnate. Asgje e dyshimte ketu, femije.
Lashe nje shenim dhe ja ngjita ne balle, teper krenare per idete e mia krijuese.
Po dal te marr pak ajer, do vij te fle me vone. Dosjet i ke siper frigoriferit.
Vendi ku banonte shoqja ime e ngushte, me pelqente gjithmone pasi e karakterizonte qetesia dhe thjeshtesia tek njerezit. Te gjithe dukeshin teper te kuptueshem; a thua i njihje tere jeten.
" Te pashe ne televizor, Devi!! " Me pershendeti zonja Stevenson dhe ne ato momente mendova se isha duke fluturuar.
" Si jeni zonja Stevenson? " I buzeqesha duke dale nga pallati i Kristines.
" Me thirr Meri, e dashur!! Ishte emocionuese hera e pare? " Eh, si gjithmone.
Ajo dukej me e emocionuar se une, i shkelqenin syte dhe dukej sikur e kishte lexuar librin pasi nisi te fliste per detajet ne lidhje me cdo personazh. U surprizova. Meri ishte kujdesur per Kristinen kur ishte vetem 3 vjec, pasi ajo ka qene nje makth i vertete si femije. Rremuje gjithandej.
" Te uroj suksese, shpirt. Je rritur shume dhe je bere shume e bukur. Puthe mamin nga une. "
Pasi u ndava me Merin, ndihesha shume e lumtur dhe u ula ne nje lokal te vogel, qe rastesisht ishte bosh. Asnje pervec meje dhe kamarierit, teper te lezetshem duhet ta theksoj.
" Mirembrema!" U afrua tek tavolina, duke u treguar shume i sjellshem.
" Ckemi. Nje leng portokall karrot te lutem. SHUME. Beje me te madhe se zakonisht. Mbushe plot. Te lutem. SHUME. " Pasi mbarova se porosituri, (porosia me e cuditshme qe kisha bere por edhe qe kisha degjuar), ai qeshi dhe tundi koken.
" Sigurisht. Shkrimtaret e reja kane nevoje per ekstra vitamine A dhe C. Menjehere vjen tani. " U largua dhe me la te mendoj se ishte fansi im me i madh.
Vendosa t'i kaloj ato pak momente ( pasi ai me premtoi qe do te vinte menjehere) ne celularin tim, duke mos u marre me asgje interesante. Perkundrazi, Kristina me coi rreth 12 mesazhe ku me pyeste se cfare te vishte dhe se shefi i saj po e priste ne makinen e parkuar mbrapa pallatit.
" Mos dil ashtu. Mamaja jote s'do te ishte krenare. AS UNE. "
Dergova mesazhin dhe papritmas, syte e mi takojne syte e fansit tim numer 1.
" S'u vonua apo jo? " Qeshi teksa e la goten e mbushur plot mbi tryeze.
" Po , mund te largohesh tani. " Tunda koken dhe ai me shkeli syrin, duke flirtuar ne menyren me te shemtuar te mundshme dhe duke me lene vetem me veten time, lengun e portokallit dhe karrotes dhe celularin qe dukej sikur s'do te merrte asnje mesazh, se fundmi.
YOU ARE READING
Devon•
Romance" Kur je nje vajze qe karakterizohesh nga mosbesimi dhe ndjeshmeria emocionale, pendohesh shume per zgjedhjet e tua, " Buzeqesha, " Por asnjehere nuk jam penduar ne lidhje me ty. " " E di," M'u pergjigj, " E kam ditur gjithmone."