Njerez gjithandej, kalojne probleme shume me te medhaja sesa nje zemer e perkohshme e thyer; dua te them qe nuk eshte fundi. Do te doja te ishte dicka per te cilen mamaja te me kishte folur me pare, prandaj mora nje leter te rrudhosur, stilolapsin me boje te zbehte blu e vendosa te bej dicka ndryshe; per vajzen time te ardhshme, te cilen nuk dua ta shoh asnjehere te thyer per faj te dikujt qe nuk i meriton lotet e saj te vyer.
" Vajzes sime te ardhshme,
Kur te "fshihesh" per te qare ne dhome, te premtoj nuk do te te pyes sesi te shkoi dita ne shkolle, nuk do te te ndjek. Do vij me vone, megjithate nuk do te pyes c'po ndodh pasi me siguri, ti do te jesh aq konfuze sa une. Une nuk e di se cfare po ndodh, kurse ti ke dyshimet e tua. Keto dyshime mund te lidhen me pyetje nga me te ndryshmet, zemra ime.
Si mund te jesh kaq e panjohur me dike, shija e te cilit ishte shija jote e preferuar?
Si mund te te duhet te mohosh cdo moment, puthje apo prekje te kaluar me kete person te cilin mendoje se do e njihje pergjithmone?
Do te te jem prane, te fshij lotet. Ne fund te fundit, nenat per kete jane. Te te fshijne lotet kur plehrat e moshes tende te lendojne.
Te premtoj qe do te kaloje. Nje vrime e thelle ne gjoks do te krijohet, por do zhduket (ose do te mbushet) me vone. Do ndihesh sikur po te merret fryma; sikur cdo gje mbaron aty, sikur ke nje mije pyetje qe ndodhen vetem ne zemren tende por fjalet nuk do te te ndihmojne dot kurre ti nxjerresh ; sikur do te vdesesh pa te, po genjen veten.
Ate do e marre koha me vete, do e terheqe, do paguaje per thyerjet e shpeshta te zemres tende. E ne fund, do kuptosh sa te lendon kur i jep kohen dhe cdo gje tjeter; dikujt qe s'di te numeroje.
Do te behet me mire, te pakten keshtu me thone. Tani qe te shkruaj, asgje nuk po permiresohet, por une po lutem. Per vete dhe per ty.
Gjithcka kalon, ose te pakten keshtu thone. "
Lashe stilolapsin me ngjyre blu te zbehte ne tryeze; dhe nisa te mendoj, si zakonisht.
Ne nje flete te re nisa te shkruaj...
Gjithmone kam menduar se mund te te tregoja gjithcka-
Kur gjerat perfundojne, do e kuptosh. Nuk ka asgje me te keqe sesa te digjesh dy apo me shume here, nga nje zjarr i vjeter. Cuditerisht, edhe pasi i dija pasojat, kembengulja se ai mund te ndryshonte; ai mund te me trajtonte me mire; mund te me donte, pa u perpjekur shume, sepse kisha besim se mund ta ndryshoja. Nuk e dija qe njerezit nuk mund te kene impakt kaq te madh tek njerez te tjere. Njerezit e tjere jane shkendija te vogla dhe asnjeher nuk duhet vene para vetes tende. - Keshtu nisa te ngushelloj veten.
Do takoj shume njerez te rinj dhe ky fakt me ben te ndihem me mire; por nuk do te jene si ti dhe nuk do me lendojne si ti. Nis te trishtohem, pasi jam mesuar me dhimbjen.
Nese i mbaj syte mbyllur; ai do te jete si ti, por do te me trajtoje me mire dhe do perpiqet me shume; eshte gjithnje e njejta histori.
Nisa te perqendrohem tek gjerat me vlere; tek libri im; tek mamaja ime; tek libri im; tek libri im. Dukej sikur nuk do te gjeja arsye per te shkruar per nje kohe te gjate dhe kjo gje me trishtonte.
***
Ulem perballe kompjuterit; asgje. Mendja dukej sikur ishte kthyer ne nje fushe te bardhe (As te gjelber jo) te bardhe; cdo gje e kishte harruar dhe mbizoteronte heshtja dhe deshira per te vazhduar perpara.
YOU ARE READING
Devon•
Romance" Kur je nje vajze qe karakterizohesh nga mosbesimi dhe ndjeshmeria emocionale, pendohesh shume per zgjedhjet e tua, " Buzeqesha, " Por asnjehere nuk jam penduar ne lidhje me ty. " " E di," M'u pergjigj, " E kam ditur gjithmone."