14

599 61 10
                                    

Ka kaluar nje muaj dhe mendoj se eshte koha, ne te cilen une duhet te vendos dhe te lajmeroj mamane time per ecurine e punes.

Libri im eshte tashme i mirenjohur, te gjitha kapitujt jane botuar dhe nuk ka asgje tjeter qe me perket mua ne kete qytet.

Nuk po ankohem, libri eshte ne biblioteken e cdo adoleshenti, ne biblioteken e cdo personi qe ndihet i vetmuar, i dashuruar, i dehur, i pavendosur, ose te katerta opsionet se bashku. 

Isaac hyn ne dhomen time, me librin tim ne duar dhe lexon me zerin e tij te thelle nje shprehje nga libri. 

'' Ai me keputi. Por me kane thene, qe nese e do nje lule, mos e keput. Nese e keput, ajo do te vdese. Keshtu qe, nese do ta duash nje lule ne menyren e drejte, thjesht lere te jete. Dhe admiroje. Dashuria s'ka te beje me pushtimin, por me vleresimin. ''

'' Oh, tani ke mesuar te lexosh? '' E talla dhe iu hodha ne qafe. 

'' Me mori malli. '' Peshperiti.

Cdo gje ecte me se miri. Ai ishte ne nje lidhje serioze me Hazel-in dhe une vazhdoja te isha e lumtur pa pranine e nje mashkulli ne jeten time. Ishte ajo faze e jetes time kur thjesht peshperisja ''Nuk e di'' per pothuajse cdo gje. Gjithcka. Nuk e di. 


'' Do vish pak me mua? '' Me pyet me qetesi dhe une tund koken ne shenje pohimi. 

Duke e ndjekur, perfunduam ne makinen e tij. Rover-i i ri qendronte ne oborrin e madh te halle Sofias. 

'' Si munde te paguash per kete? '' E pyeta goje-hapur. 

Ai ngriti shpatullat, sikur as ai nuk e dinte. Puna e babait te tij ishte shume e mire. Mund t'i siguronte jo vetem nje Rover, por me siguri shume te tille. Te dy e dinim se ai ishte kokeforte dhe kurre s'do ishte i afte t'i kerkonte te atit para, ose edhe nje makine. Keshtu qe mendova se kohet e fundit do kete pasur me te vertete pune te rendesishme, si nje investitor i shtirur. 

Nisi t'i jepte makines e une e shikoja e hutuar, pasi nuk e dija per ku ishim nisur. 


***

Nuk me besohet qe e beri dicka te tille. Kete qytet do e njihja edhe me sy mbyllur. Qendra e qytetit perqendrohej tek bizneset e medha, si bankat dhe firmat me investime. Rruget ishin te mbushura plot dhe zerat mbizoteronin. 

Ishte qyteti im. 

'' Per cfare me solle ketu? '' E pyeta e buzeqeshur. 

'' Doja te dija se ku je rritur. Ku ka ndonje lokal me pamje te kendshme? '' 

Une e drejtova drejt vendit tim te preferuar. Vendi qe me le pa fryme sa here qe e vizitoj. Vendi ku Cameron-i me coi per takimin tone te pare dhe ku cdo nate me conte.

Ne hyrje, veshtrova rrotull dhe pashe nje fytyre te njohur. A mund ta kthej kohen pas dhe te vendos te shkoj te nje lokal tjeter? 

Ne njeqind lokale qe mund te kishte ky qytet i madh, ish i dashuri im, ishte pikerisht i ulur perballe nesh.  Ula koken dhe Isaac zgjati doren, pa e ditur qe ishim ne te njejtin lokal me Cameron-in dhe po me ledhatonte doren. 

Une e kapa doren e tij, sigurisht qe s'doja te ndihej keq dhe u ulem ne nje tryeze prane tij.

Ai me pa. Edhe une e pashe. Problemi ishte se; asnjeri nuk i ndau syte. Ishte si hera e pare, ku humbem ne syte e njeri- tjetrit dhe sado e kote te duket si fjali ; Ndihesha e lumtur qe humba perseri.

Vendosi te afrohej dhe te me fliste. 

'' Devon. '' Kaq mjaftoi per te me bere te ndihem si ne fillim. 

Isaac e pa, i coroditur dhe pastaj me veshtroi mua. Une qendroja e shushatur. Nuk kisha c'te thoja. 

'' Cfare ben ketu? '' Pyeta dhe u pendova menjehere. 

'' Vij shpesh qekur ti ike, '' Pa poshte. Ne ato momente dukej sikur Isaac nuk qendronte aty. Dukej sikur Isaac nuk po me mbante doren fort, sikur syte e tij nuk po digjnin lekuren time, '' A mund te flasim vetem? '' Cameron me pyeti me nje ze te ulet. 

Une tunda koken. '' S'kemi per cfare flasim .'' 

Isaac me pa drejt e ne sy dhe peshperiti. '' Shko. ''

Mora fryme thelle dhe u ula ne nje tavoline me djalin qe kohe me pare me kishte shkaterruar. Nuk e kisha menduar qe kjo dite do te vinte. 

'' Si mund te te ndihmoj? '' Ndihesha shume budallacke. Po silleshim si te huaj.

'' Kur ke ndermend te kthehesh? '' Me pyet dhe te them te drejten, s'di si te pergjigjem.

'' Nuk mendoj se do te kthehem. '' Ula koken poshte.

'' Duhet te kthehesh, '' Buzeqeshi, '' I mungon te gjitheve. Sidomos mua. '' 


••••••


A/N ; HI BABIES. OKAY HOW MANY OF U SAW DUA LIPA ON STAGE LAST NIGHT. GODDAM MOM 

Devon•Where stories live. Discover now