Rreth ores 11:30 arrita ne shtepine e mikes sime, Kristines, e cila dukej qe nuk kishte ardhur akoma. E gjora, cfare lodhje e papershkrueshme. ^dalloje sarkazmen, e dashur^.
"A je cmendur ti?" Fola, sapo degjova qe e hapi celularin.
"Ahh, Xhek jam ne telefon nuk e shikon?" Degjoj renkimet e saj dhe menjehere shtremeroj buzet.
" Ma shpife. " Qesha.
"Po, mami," U pergjigj, "Me fal.'
" Hajde se do e kyc deren." Fola qarte dhe me aq, e mbylla celularin.Isha me fat qe e dija se ku ajo i fshinte celsat e hyrjes, pasi e dija qe nuk do te kthehej deri ne mengjes. Keshtu qe, mora tasin me akullore, u shtriva ne divan dhe e perdora shtepine e saj sikur te ishte e imja.
Me zuri gjumi, njesoj sic e prisja dhe me zgjojne ankesat e Kristines.
" AI S'DI SI TE ME TRAJTOJE. CFARE KAFSHE!!" Dukej qe nuk kishte marre asnje sy gjumi, makiazhi i ishte fshire, kishte qare paksa dhe ishte gjysme e zhveshur.
"Ç'te ndodhi?" E pyeta, gjysme ne gjume.
" Me hapi deren e makines dhe me tha ik, moj." Nisi te qante.
Une psheretiva dhe i thashe se dicka e tille pritej te ndodhte. Fundja, ai e ben gjithmone kete, por Kristina pretendon se eshte nje lidhje toksike dhe nuk mund te largohet nga Xheku i saj i shtrenjte." Me degjo mua, " Sugjerova, " Bej nje dush, vishu, relaksohu dhe eja te dalim. Me mungon, kalova kohe te gjate larg teje." E mbylla duke qeshur dhe perseri duke me zene gjumi ne divan. Ajo shkoi ne banje e nisi te behej gati.
Pas rreth trembedhjete fustaneve te provuar nga ajo, gjeti te persosurin dhe shpenzoi njezete minuta te tjera duke u kujdesur per fytyren e saj. Ishte shume e bukur, nuk mendoj se mund t'i pershkruaj me detaje te gjitha tiparet ne fytyren e saj. Teper e bardhe, sy prej esmeraldesh te cmuar, floke portokalli ne te kuq, qukat qe zinin nje pjese te vogel ne gjithe ate delikatese bardhesie; me pak fjale, nje kukull e bukur prej porcelani.
" Gati je?" Bertita qe te merrja vemendjen e saj.
" Erdha." U pergjigj Kristina.
Dolem nga hyrja e saj, per t'u ulur serish ne lokalin ku u ula mbreme, por ndryshe nga dje sot ishte plot. Me pak veshtiresi , gjetem nje vend dhe u nderpreme nga arritja teper e shpejte e kamarierit." Si jeni sot?" Me qeshi e une ula syte ne toke. A eshte ne rregull ky?
" Shume me mire se dje," Buzeqeshi Kristina, " Une dua nje caj limoni te ftohte, po ti Dev?"Para se mund te hapja gojen, ai u pergjigj ne vendin tim.
"Ajo do nje leng portokall karrote, shume. Te mbushur plot. SHUME. Beje gote te madhe, " Nuk ia hoqa syte, "Apo jo, zonja shkrimtare?"Rrotullova syte, pohova me koke dhe e ktheva kur ishte ne gjysme te rruges.
" Nuk jam zonje, zoti Kamarier i zones." Kristina me dha nje shikim te dyshimte e me pyeti ne qofte se e njihja." Do te doja te isha ulur ne vend tjeter." Vara buzet.
" Mjaft tani," Qeshi, " Kam nje ide. "Shume e rralle qe Kristinen ta karakterizonin idete, keshtu qe mendova se do te ishte dicka me vlere e nuk u zhgenjeva.
" Tani qe je bere nje figure teper e njohur," Shkeli syrin si me ironi, " Pse mos te besh dhe kauza qe te te bejne edhe me shume te njohur? E di? Sikur te dhurosh disa libra te botuar, te firmosesh disa autografe, te vizitosh femijet me pak te privilegjuar." Ndaloi se foluri kur vjen perseri kamarieri i zones.
" Nuk do e beja dicka te tille per t'u bere pak me e njohur," Buzeqesha, " por sigurisht. Sot do te flas me Emen, pasi me premtoi qe do diskutonte me disa menaxhere te nje qendre tregtare ku mund te firmos disa libra."
" Libri s'eshte akoma i perfunduar." Ajo shtoi dhe me pa e trishtuar.
" U kujdes Isaacu me kete mbreme. Eshte i perfunduar dhe gati per njohjen me publikun."Teksa pija lengun dhe i jepja argumente Kristines se pse duhet te hiqte dore nga puna e saj, syri me kapte kamarierin e opinionuar qe me shikonte teksa shperndante porosite e tjera. Nuk me bente aspak pershtypje, ishte me i gjate se une, kishte mjeker dhe tipare qe e tregonin teper te madh; veshur me nje bluze qe nuk i perkiste lokalit e xhinse te zeza te grisura paksa te gjuri. Jo se perbente ndonje rendesi te madhe...
****
Ema ❤ - Ne 6:30 te jesh tek qendra qe te thashe. Mora leje per autografet.
Buzeqesha dhe dergova miratimin tim dhe mendova se sa i deshtuar do ishte i gjithe eventi. Mund te shfaqeshin rreth 10 vete, me zonja Merin dhe Kristinen te perfshira, me siguri asnje tjeter.
Nuk shperndava panik, megjithate. Vendosa me veten time qe do te me duhej nje deshtim i tille qe te perballesha me fuqishem me te tashmen, me realitetin e frikshem ku nuk do te marrim gjithmone ate qe duam.
Kur nisa te behem gati, pjesa e cila me ben me shume nervoze para daljes ne publik, mendova se do te me duheshin shume energji, keshtu qe piva serish lengun me energji-sjelles ne bote dhe nisa te zgjedh veshjen. Eshte energji-sjelles nje fjale? Epo, eshte tani.
Portokall x Karrote , me se e dukshme.Gjeta ne raft nje fustan teper te shkurter, ngjyre roze shume i hapur, dukej si material me shkelqim, tamam si fustan nate. Megjithate, nuk e mendova shume dhe e vesha, sado qe me tregonte shume cdo pjese te trupit,
nuk e vura shume vetem para ekspozimit dhe seksualizimit te kote te trupit normal te femres.
Sigurisht qe nje pale cizme velvet te zeza do te shkonin shume me nje fustan te tille, keshtu shtova nje varese qe nuk mund te mungonte kurrsesi dhe mora hua cizmet e Kristines.Per pesembedhjete minuta u gjenda para portes se shtepise, me gati se kurre, e pajisur me asgje ne te vertete dhe gati per 10 njerezit qe do te takoja.
Me makine do me shoqeronte shoferja e te gjitha koherave, Kristina. Asnjehere, fatkeqesisht, nuk kam pasur durimin per te marre patenten.
" Sa e bukur je bereeee!" Dukej e entuziazmuar.
" S'mund te zhgenjej dhjete fansat e mi." Qesha.Per rreth gjysme ore, ishim tek qendra tregtare. Ishte disi larg, por nuk e ndjeva distancen pasi isha teper nervoze.
" Devon Adams!!!" Degjova koordinatoren te fliste ne mikrofon dhe ndjeja si me dridhesin kembet.
Qesha pak, e qeshura me e sikletshme e mundshme.
"Heh, Jam ketu!!" U cudita me shume kur pashe rreth 100 persona qe rrethonin ambjentin e vogel e krijuar, por u merzita kur syri im nuk kapi zonjen Meri.Koordinatorja u tregua e sjellshme dhe me tregoi vendin ku do te ulesha. (Ishte hera e pare qe dikush me tregonte vendin).
"Rri ketu dhe buzeqesh sa me shume. Ne qofte se ndihesh e kercenuar,nervoze, ne siklet thjesht thirr Tomin. Ai eshte si tip sigurimi ketu rrotull."
Me ato pak fjale, nisa te ndihesha e kercenuar, nervoze, ne siklet, e shume gjera te tjera." Devon, me pelqen shume Lola! E gjej veten shume tek ajo!" Nje vajze e re fliste per personazhin e librit tim,teksa me zgjati nje kopje te librit qe ta firmosja. Bera me te miren time, shpika nje firme pasi nuk e kam vendosur akoma cila do jete e duhura.
Cdo gje po shkonte mire. Nuk pashe asnje fytyre te njohur, derisa dikush qe njihja afrohet drejt tavolines ne te cilen ndodhesha.
||||||
A/N; Kush mendoni se eshte i njohuri/e njohura??? 😏😏
YOU ARE READING
Devon•
Romance" Kur je nje vajze qe karakterizohesh nga mosbesimi dhe ndjeshmeria emocionale, pendohesh shume per zgjedhjet e tua, " Buzeqesha, " Por asnjehere nuk jam penduar ne lidhje me ty. " " E di," M'u pergjigj, " E kam ditur gjithmone."