Ndjeva dicka qe me levronte ne fyt. Nje lemsh i madh ishte grumbulluar e me shkaktonte ndjesi jo dhe aq te mira. Buzet tona u takuan disa here. Sa vinte dhe gjendesha me prane atij. Isha siper ne nje fare menyre dhe nuk po dinim te ndalonim. Mund ta ndjeja si i rritej temperatura e trupit kur e prekja, por aty u ftoha une. Nje ndjesi ankthi me shoqeroi ne momentin kur u bera gati per t'ia zberthyer ate kemishen e bardhe te cilen e kishte mbajtur veshur tere diten.
" Ka dicka qe nuk shkon? " Me pyeti i shqetesuar.
" Me fal. " U shkeputa teresisht nga ai dhe mbeta e ulur ne divan, me duar siper prehrit tim dhe floket e shpupuritura. " Kjo eshte e gabuar, une-" Vazhdova une.
Ai uli koken dhe nuk me pa ne sy.
" Dil jashte. " Foli me gjysme zeri.
" Si?" Ia ktheva une.
" Jashte. Tani. " E perseriti serish, por une nuk mund t'i besoja vesheve. Si mund te dilnin ato fjale te pakontrolluara nga dikush kaq i matur?
" Por, Oli!" Nisa te protestoj. Gjithcka ishte e kote. Ai nuk me degjoi asnje sekonde me shume dhe sa hap e mbyll syte, isha jashte shtepise se tij.
" Eshte ora dy e mengjesit. ME CFARE DREQIN TE IKI NE SHTEPI!!" Vazhdoja te bertisja une, ne korridorin e hyrjes se tij.
" Me ke te duash. Merr ate shokun qe ke ne mendje. "
Me aq, u largova nga ndertesa ku banonte Oli. Nuk isha ndjere ndonjehere ne ate menyre- Ishte sikur Oli nuk e mori ate qe donte, prandaj me nxori jashte apartamentit te tij. Ne anen tjeter, Oli nuk do te ma bente kurre dicka te tille. Ai nuk do ia bente kurre dicka te tille asnje vajze, jo vetem mua. Ishte shume i ndjeshem, madje u ndjeva sikur e lendova.
Kur arrita ne shtepi, Sofia me tha shume fjale. Ajo ne nje fare menyre me qortoi, per faktin se une ia hidhja gjithnje fajin vetes. Une fajesoja veten time ne cdo situate te mundshme dhe dicka si kjo, nuk te nxirrte kurre ne vende te lumtura. Gjumi me zuri ne prehrin e saj. Ajo me preku floket shume ngadale, derisa fjeta.
Ngjarjet e atyre diteve me vijne ende pak te turbullta, pasi e gjeja veten te dehur ne divanin e vogel, ne katin e fundit te shtepise se Sofise.
Pasi kater dite kishin kaluar nga incidenti me Olin, une duhet t'i rikthehesha serish realitetit. Une gjithnje demtohesha shume lehtesisht dhe shpeshhere e gjeja veten pa ndonje deshire te madhe per te punuar (apo jetuar) por ishte ajo qe ishte. Sofia me tha "c'est la vie" ndersa Isaku me ofronte vazhdimisht per te pire dhe per te tymosur. Nuk ishin ide te keqija, por s'ishin as idete me te mira te mundshme.
Pikerisht diten e peste, kisha nje takim me disa lexues, ne qender te qytetit. Supozohej se do te firmosja libra dhe do te dhuroja disa te mira materiale qe ishin fituar nga turi i librit. Nuk isha larguar nga qyteti per nje turne zyrtar, por Kristina ishte kujdesur qe te shkoja ne cdo mbledhje te mundshme per te qartesuar se ku qendronim per momentin.
E ne te vertete, cdo gje qendronte ne nje vend te mire. Procesi persa i perkiste librit kishte mbetur i paprekur dhe i persosur- ndryshe nga jeta ime private.
Kur arrita ne dhomen e madhe, e cila ishte e mbushur me adoleshente dhe jo vetem, te gjithe nisen te komentonin veshjen time dhe menyren sesi dukesha ne fytyre. Nuk kisha vene aspak makiazh, ne fytyre kisha nje pale syze gjigande dielli, qe mbulonin pothuajse gjithcka. Ne castin qe i hoqa, rrathet e zinj poshte syve te mi, nisen te pershendesnin gjithe boten. Isha teknikisht me pizhama, disa tuta te gjera dhe nje bluze me krahe te gjata, ndonese te gjithe po vdisnin nga vapa.
" Devon, perse nuk dukesh ne me te miren tende?" Me drejtohet nje mikrofon, por nuk e dallova mjaft mire stacionin televiziv qe pyeste.
" Sepse s'jam ne me te miren time. " Ngrita super dhe degjova te qeshura nga shume vajza te reja.
***
" Po ti cfare dreqin ben ketu?"
" Eshte per adhuruesit e tu ky event...apo jo?"
" Po pra. Po ti ketu? " Mbeta teresisht e shokuar.
" Une te thashe qe s'do largohesha kurre. " Me thote. Por e beri!! E beri, pavaresisht premtimeve te shumta, boshe.
" POR E BERE." Thashe pikerisht ate qe mendoja.
" Ti e di, njesoj si une, se cfare eshte me e mira per ty. "
Une tunda koken dhe u perpoqa mos te mbytesha ne oqeanet e pista ne syte e tij.
" Me beso tani. Dhe me firmos nje liber. "
" Mos me thuaj cfare te bej." Ia ktheva.
" Ti s'do ia lejoje askujt te te perzinte. Perse ia lejove atij? "
" Po ti nga e di? "
" M'u pergjigj." Ma ktheu Kameruni.
" Sepse pas teje, u lejoj njerezve cdo gje. Merre librin dhe ik tani." Hodha nje zhgarravine te shpejte dhe ia hoqa syte sa me pare.
Ai nuk m'i ndau syte gjate gjithe eventit. Qendronte ne nje cep, here pinte kafene qe mbante ne dore, e here shkembente fjale me vajzat qe kalonin aty prane. U hidhte shikime te pista, i studionte nga koka tek kembet: dicka e tille mua ndaloi se me beri pershtypje kohe me pare. Tashme nuk me linte gje pershtypje.
Oli nuk u duk me. Nuk kisha patur kohe te punesoja nje shofer, prandaj levizja me taksi apo dhe me transportin urban.
Kur shkova ne shtepi dhe u shtriva, me shkoi mendja tek ai. Kembet m'u ftohen dhe mund ta ndjeja se sa shpejt nisi te me rrihte zemra. Syzet i perplasa prane komodines e te njejten gje bera dhe me celularin. Kisha thirrje te humbura nga Kristina, por e injorova.
Te tregohem e sinqerte me ju, ajo ishte hera e fundit qe degjova nga Kristina. E nxora teresisht nga jeta ime kur mesova se kishte shkuar me Kamerunin pa mbaruar akoma eventi im.
Dicka e tille me dhembi, por gjerat beheshin me te veshtira dhe heret a vone, njerezit do i tregonin ngjyrat e tyre te verteta.
Libri im ndaloi se marri komente, qofshin ato pozitive apo negative. U zhduk cdo njeri qe ndonjehere i kishte interesuar leximi dhe une... iu riktheva asaj dhomes sime, me dyer te mbyllura, ne nje shtepi qe nuk ishte as e imja.
Halle Sofia qendronte gjithnje ne krahun tim, por naten nuk ishte aty. Ate nate qe mendova per Kamerunin para se te flija, u pendova shume. Pervec se nuk vura gjume ne sy, ndjeva dicka te rikthehej tek une. Nje ndjesi e cuditshme, nje ndjenje simpatie, qe kur e kujtoj me vjen per te vjelle.
YOU ARE READING
Devon•
Romance" Kur je nje vajze qe karakterizohesh nga mosbesimi dhe ndjeshmeria emocionale, pendohesh shume per zgjedhjet e tua, " Buzeqesha, " Por asnjehere nuk jam penduar ne lidhje me ty. " " E di," M'u pergjigj, " E kam ditur gjithmone."