Hap syte e tronditur, duke u zgjuar nga ky gjum i cuditshem dhe nuk me kujtohej asgje. Kur isha kthyer ne shtepi? Kush me kishte cuar?
Halle Sofia u afrua dhe me peshperiti, '' Me kishe bere merak.''
Ajo me tregoi se si rastesisht me kishte gjetur ne mes te askundit dhe mua me kishte zene gjumi me celularin e Isaac-ut ne supin tim. U cudita, por pastaj po me kujtoheshin te gjitha. Isha e lodhur, e pafuqishme. Ne shtepine e Cameron-it nuk kisha arritur te merrja ndonje sy gjume. Tere naten e vezhgoja dhe prekja fytyren e tij. E prekja dhe buzeqeshja; sikur mos te kisha qare kurre per te.
Mjaft. Dil nga koka ime.
'' Ti nuk je e keqe, Devon. '' Me dukej sikur zeri i tij me perndiqte. '' S'mund te jesh kurre e keqe. Une s'mendoj se jam me i mire se ti. Ndonjehere bej sikur jam, por nuk jam. Me beso. ''
Fjale te tilla abstrakte m'i kishte thene kur me puthte pa pushim, kur arrija ta ndieja me prane se asnjehere..
'' Me fal. '' Iu pergjigja Sofise.
'' Ku ishe? '' Pyeti dhe u ul prane shtratit tim.
Mora nje fryme te thelle dhe nisa t'ia shpjegoja, por me nderpreu. '' E di ku ke qene. S'ke pse justifikohesh. Une te mora ketu qe te jesh vetvetja, nuk te kam kufizuar ne asnje lloj momenti por Isaac ndihet i zhgenjyer. Ai te do, Devon.''
Oh gjepura.
'' Me do? Ai eshte i fejuar! Ai as e ka marre mundimin ti tregoje Hazel-it per momentet qe kemi kaluar bashke!'' Ngrita zerin tashme. E urreja kur e beja nje gje te tille, por koheve te fundit me ndodhte shume shpesh dhe nisa te mesohesha.
'' Pse qan atehere? '' Pyetja i erdhi nga askundi.
'' Sepse e dua. '' Pashe dyshemene. '' Dhe shpresoj qe ndonje dite edhe ai te me doje mua. ''
Ndoshta ishte gabimi im qe ne fillim; pse qendroja kur e dija qe nuk ishte i imi? Perse e lija ta kalonte kufirin cdo here e me shume? Si mund ta lija te shkonte kur ishim aq afer?Ndoshta nje dite do e nxirrja nga mendja kete ide absurde se nje njeri eshte i afte te doje nje tjeter. Cdo njeri ka nje shpirt binjak; vetveten. S'jam ndjere ndonjehere sikur me kane dashur teresisht, por cdo here perpiqesha me shume. Jam perpjekur te ndryshoj; te flas me pak; te degjoj me shume. Te jem me e bute, me e dobishme.
Asgje s'kishte funksionuar. Kur i jep njerezve pjesen tende me te mire, uron qe ata te bejne te njejten gje, por jo. Ata se bejne asnjehere.
'' Ti kujton se te gjithe njerezit jane aq te paster dhe kane nje zemer te mire si e jotja. Ne kete moment ke gabuar teresisht.'' Me pak fjale, ajo doli nga dhoma dhe me la te shtrire, te zhytur ne mendime.
Mendimet e mia ishin perhapur ne hapesire dhe s'dija c'te besoja me. Ne rradhe te pare, isha e shqetesuar per veten time.
Nuk kisha bere asgje per te permiresuar veten, kisha qare shume, kisha ngrene shume pak, s'kisha fjetur pothuajse aspak.
S'e mendoja dot se nje dite, cdo njeri qe kam dashur do kete fytyren e nje te panjohuri; dhe ne mendje me vjen vetem ai. Nuk mund t'i futesha ne koke dhe te lexoja se c'mendonte, ose nuk e bindja dot te ishte i sinqerte.
''
E dua ne menyra te cuditshme. Kam memorizuar butesine e flokeve te tu, pershembull, kur jane ne gishtat e mi,
ndjesia qe me jep kur buzet e tua jane prane te miave,
ndjesia kur duart e tua me prekin shpatullat, rrugen qe ndjekin duke arritur me poshte...
Ti e di pikerisht se cfare do them dhe me nderpret duke qeshur, keto detaje me kane bere te mendoj tere javen.
Kam memorizuar te qeshuren tende, kur qesh edhe kur shakate e mia tingellojne te deshperuara,
kam memorizuar shikimin qe me jep kur jemi aq afer dhe une dukem aq e frikesuar se nje dite do ikesh,
Kam harruar teresisht se cfare me ka thene mami, qe mos t'i besoj asnjehere teresisht njerezve, sidomos djemve te moshes tende,
dhe me kujtohen rrahjet e zemres tende
dhe ndjesine qe marr kur te shoh ne rruge
dhe ndjej veten time teksa zhdukem dalengadale, sikur mos te kem ekzistuar kurre
derisa une jam ajer, asgje nuk rendon me
cdo gje eshte e lehte.
''
Shkruaja cdo gje qe ndieja, por se dija kurre qe shkaterrimi mund te ishte kaq i lehte per t'u ndjere.
Ai hyri ne dhome. Isaac qendronte tashme perballe meje, i hutuar sepse e kishte planifikuar ate qe do te thoshte por ngaterrohej sa here me shihte.
'' Je shume kokeforte.'' Tha me gjysme-zeri dhe nuk u afrua.
'' E di. '' U pergjigja.
'' Ti s'e sheh apo jo? ''
'' Cfare te shoh? '' Pyeta e shqetesuar.
'' Kush te do, kush s'te do. Mund te ishim gjithcka, e di? '' Nisi te ulej drejt meje. '' Mund te kisha lene shume Hazel-a me rradhe per ty, mund te kisha hequr dore nga endrrat patetike te tim eti. Per ty. Por ti s'e sheh. Asnjehere s'ke per ta pare. Prandaj s'mund te jemi gjithcka.''
Fjalet qe tha nuk me lenduan. Depertuan tek une, por nuk me lenduan.
'' S'e di per cfare po flet. '' Vendosa te mbaj qendrim.
'' Degjo. Une nuk dua te jem me dike qe nuk sheh gjerat e rendesishme. ''
Ngrita supet teksa e shihja ne sy. Ishte cmenduri. Ai po me prekte pa duar, po me mbante me syte e tij. Fliste pa fjale; cdo gje ishte e qete.. dhe e lehte.
'' Jam shume e trishtuar per te folur tani. '' Shpreha shkurt.
'' E shoh. ''
Ai shikonte shume gjera; gjera te cilat une mund te mos i kisha vene re kurre.
'' Jam shume e trishtuar per te te kundershtuar, apo per te te dhene te drejte. Ndoshta une nuk shoh; por ndiej. Dhe tani e vetmja gje qe ndiej eshte deshira per te te perzene nga dhoma dhe per te mos folur me ty per 20 vitet e ardhshme. ''
M'u afrua dhe me kaloi floket e mi prapa veshit, duke shmangur kontaktin me sy.
'' E shoh edhe qe je e trishtuar, por duhet te marresh disa vendime. ''
'' Dil nga dhoma ime. '' Qesha, teksa ai ngriti duart ne shenje mbrojtjeje dhe duke
peshperitur '' Je shume e bukur'' u largua nga dhoma.
•••••
A; N ;;; pjesa e shkruajtur midis thonjezave me siper esht kaq personal se di pse e postova FML Fam
YOU ARE READING
Devon•
Romance" Kur je nje vajze qe karakterizohesh nga mosbesimi dhe ndjeshmeria emocionale, pendohesh shume per zgjedhjet e tua, " Buzeqesha, " Por asnjehere nuk jam penduar ne lidhje me ty. " " E di," M'u pergjigj, " E kam ditur gjithmone."