'A hiqet?'

1.1K 103 34
                                    

Bisedat e njerezve treteshin me njera tjetren ne nje gumezhime te pakuptimte, nje zhurme aq konstante sa here here harrohej per te perqafuar deluzionin e heshtjes.

'A kane dale pergjigjet e mia?' kishte pyetur vajzen trupvogel qe humbiste brenda veshjeve jeshile spitalore disa numra me te medhenj per te.

'Emrin tuaj ju lutem?' pyeti tere miresjellje ajo.

'Oo po, me fal' kerkoi ndjese per hutimin. 'Ajla, Ajla Shehu.'

Vajza dicka shkruajti ne kompjuter dhe pas disa minutash te perqendruara ne ekranin driteforte, kontrolloi oren qe mbante ne dore.

'Po shkoj ti marr direkt ne laborator' u zhduk pas nje dere te bardhe duke e lene Ajlen te vetme mbeshtetur pas banakut te paster.

'Me fal goca, mund te spostohesh njecik te vazhdojme edhe ne te tjeret' ishte zeri i nevrikosur sperkatur me ca tone ironizuese ajo qe e beri te zgjohej nga mjegullsira e hutimit ne te cilen endej.

'Me fal teta' i kerkoi ndjese duke u larguar drejt nje cepi tjeter, me syte fiksuar mbi deren e bardhe prej se ciles priste qe vajza trupvogel te shfaqej nga casti ne cast.

Ajo nuk doli nga aty. Ndoshta ai laborator ishte si nje labirint me shume hyrje sepse vajza mbiu nga hici per tu gjendur pas saj.

'Keto jane pergjigjet tuaja.' i zgjati nje flete te bardhe te shkruash me shkrimin e padeshifrueshem te nje mjeku 'Nuk patem kohe te hidhnim cdo gje ne sistem' kerkoi ndjese ajo.

'Nuk ka gje' me duart qe i dridheshin terhoqi fleten nga vajza; ate flete qe mbarte pergjigjen qe pergjithmone do te ndryshonte te ardhmen e saj.

'Urime. Eshte pozitive' foli e buzeqeshur trupvogla. 'Je shtatezane' shpalli ajo.

Ajla ndjeu boten qe ju shemb mbi vete, ndjeu te copetohej nen peshen e atij lajmi. Instiktivisht vendosi doren tjeter mbi barkun e saj ende te sheshte. Dicka rritej aty....

'Sa muajshe?' pyeti e mpire ajo.

'Analiza nuk e tregon. Duhet te kontrollohesh tek nje gjinekolog. Nese do mund te te lidh me njeren' ofroi vajza. Ajla vetem pohoi me nje levizje minimale te kokes, te padukshme per dike te paperqendruar.

Pas disa minutash ecte ne trotuaret e zbazura te Tiranes se pushtuar nga shiu. Pa nje cader, lagej teksa ecte duke shtrenguar nje kartvizite te bardhe ne dore. Doktoreshe Merita, perseriste me mijera here per tu familjarizuar me ate emer te huaj.

Hyri ne kliniken e saj private e qullosur, me trikon qe pikonte ashtu si edhe fundet e flokeve te saj te leshuar. Ndjeu syte e nje vajze te re qe e shikonin shtrembur, si te kontrastonte me ambjentin aq modern e te mirembajtur.

U ul ne njerin prej stolave, i parehatshem por nuk deshironte te lagte me rrobat e saj kolltukun ne dukje aq te shtrenjte.
Dr Merita, vazhdonte recitonte ate refren.

'Jam ketu per doktoreshe Meriten' tha me zerin qe i dridhej kur nje tjeter vajze, serisht trupvogel, iu afrua per ta pyetur.

'Ke lene takim?'

'Jo'

'Kam frike se eshte shume e zene, nuk te pret dot sot'

Ndjeu syte qe i mbusheshin me lot. Nuk do te largohej pa nje pergjigje, nje tjeter konfirmim te jetes qe rritej brenda saj.

'Te lutem, mund te behet nje perjashtim?' iu lut me syte e njomur.

'Do te bisedoj me te'

Priti gjate, pa gra me barqet e medhaja te rrumbullakosura qe hynin e dilnin te buzeqeshura, vajza thatime me pamjet e shqetesuara shoqeruara nga nenat e tyre, gra te moshuara te prera ne fytyre. Ne fund erdhi rradha e saj.

'Faleminderit qe me prite doktoresha' tha sapo u fut ne kabinetin e erret te saj ku nje grua brune, e mbushur e me pamjen e serte qendronte ulur prane nje Eko-je te ndezur.

'Me orar here tjeter' ia preu shkurt ajo dhe goditi shtratin me pellemben e dores, per ta ftuar qe te shtrihej aty.

U ul, me trupin e mbledhur e te kontraktuar.

'Ce mire te solli?' pyeti rendomte ajo. Deshironte te qeshte po aq sa edhe te qante. E mire...

'Mendoj qe jam shtatezane. Jam shtatezane' perforcoi pohimin e saj.

'Shtrihu. Ul pak pantallonat te te shohim' terhoqi sonden e ekos dhe pasi leu me xhelin e ftohte barkun e zbuluar te Aljes, ngjeshi sonden ne te.

'Je' peshperiti ne fillim dhe menjehere me vone tha me zerin e plote.

'Urime, je shtatezane. 9 javeshe'

9 javeshe, perseriti ajo me veten. 2 muaj e nje jave llogariti. U pre.

'9?' pyeti e trembur.

'Nje jave me shume ose me pak. Kur kishe menstruacionet e fundit?'

'Se di' u pergjigj ajo pasi u mundua te kujtohej. 'Nuk i kam patur kurre te rregullta. Edhe kete here mendova se ishte nje nga vonesat e zakonshme' u justifikua ajo.

'Sa vjec je?'

'19'

Merita shtremberoi fytyren. U ndje e paragjykuar edhe nga ajo, nje mjeke qe duhet te kishte pare me mijera raste.

'E deshiroje kete shtatezani?' pyeti haptas ajo. Ajla shkundi koken. Ishte e papritur per te. Edhe me shume akoma per Kristin qe kishte varur turinjte kur ajo kishte ndare me te dyshimin e saj, si te ishte faji e deshira e Ajles.

'Ka menyra per ta nderprere.Je ende ne kohe.' nisi te shpjegonte Merita. Degjonte detajet e procedures monstruoze te vrasjes se nje jete aq te brishte dhe deshironte te qante qe nje opsion i tille po i parashtrohej ne rradhe te pare.

'Nuk dua ta vras' neperdhembi me zerin e ulet Ajla.

'Mendohu njehere. Ke kohe deri ne javen e 12'

U ngrit para Ajles, per ta percjelle. U ngrit edhe ajo. I zgjati doren e ndrojtur, por doktoresha vetem pa shtrembur doren e saj qe dridhej.
Gerrmoi ne canten e saj per nje 500 lesh te rrudhur qe e kishte rrasur diku aty. Kete here Merita e shkundi doren e saj. Tashme edhe nje shkundje dore duhet ta blije me leke.

'Numrin tim e ke tek kartvizita. Merre nje aty kur te dalesh' tha dhe mbylli deren pas Ajles duke e perzene. E kishte tashme, prandaj nuk ndaloi te ndeshej me trupvoglen qe priste nje shpjegim.

Doli nga klinika. Deshironte te vraponte diku larg botes dhe te qante.

'Goca, goca' dikush bertiste pas saj. U kthye.

'Nuk bete pagesen per viziten' foli pavarsisht frymes qe i merrej trupvogla.

'Sa kushton?' pyeti ajo ne mes te shkalleve te erreta te pallatit te vjeter.

'2000 te reja' Nuk i kishte aq para.

'Nuk kam aq me vete. Mund te kerkoj qe te mi sjellin?' serisht ndjeu lotet. Lote te cilat i blene keqardhjen e vajzes imcake.

'Pa problem. Jemi hapur edhe per nje ore'

'Nuk harroj' premtoi Ajla dhe nxitoi te dilte ne ajrin e paster te Tiranes, ajrin e pastruar nga shiu qe kish tretur pluhurat e papastertite, zhytur ato ne nje shtrese balte.

Nxorri telefonin dhe formoi numrin e Kristit. Ecte sa lart e poshte pa e vrare mendjen per cizmet e vjetera qe zhyteshin ne llucen e bute. Ai nuk po pergjigjej. Provoi serisht.

'He, me thuaj' degjoi zerin e tij te alarmuar pas disa zilesh.

'Mund te me sjellesh pak leke?' kurre me pare nuk i kish kerkuar dicka te tille. U ndje keq, si nje parazite.

'C'ka ndodhur?' pyeti i merakosur. Ndoshta me shume per veten dhe probabilitetin e te berurit baba.

'Me duhen per mjeken.' i shpjegoi shkurtimisht gjithcka.

'Po vi' shpalli ai dhe menjehere me pas pyeti

'Hiqet apo jo?' i sigurte qe ajo do te pranonte, i sigurte qe do te ishin nenje mendje edhe ne ate vendim.

'Po' u pergjigj me gjysem zeri Ajla perpara se te mbyllte telefonin...

Afer dhe Larg (shqip)Where stories live. Discover now