'Unë dhe Dioni të presim'

710 97 16
                                    

Une dhe Dioni te presim tek kendi i lojrave tek liqeni. Silva Bekteshi.

Lexoi nje, dy, tre, qindra here ate mesazh te shkurter. Duart qe mbanin telefonin e vjeter i dridheshin. Ata e prisnin perseriti.
U ngrit nga shtrati dhe veshi rrobat e para qe gjeti ne dollap pa e vrare mendjen nese golfi i leshte lejla shkonte me xhinset gri e atletet e zeza. Shkoi kreherin dy, tre here ne floket e dendur dhe vrapoi drejt stacionit te autobusit duke u lutur qe ate mengjes fundjave te mos kishte trafik.
Madje nuk priti as per autobusin, por hipi ne taksine e pare te vjeter te parkuar buze rruges.
'Tek liqeni. Pak shpejte' udhezoi taksistin dhe e emocionuar u mbeshtet ne sedilen e pasme.

Jam rruges.
Iu pergjigj Silves. Po sikur ajo te kish ngaterruar numer? Po sikur ai mesazh te mos kish qene per Ajlen por drejtuar ndonje prej shoqeve pasanike te Silves?
Do ti ishte pergjigjur me ndonje 'Ndjese por kam ngaterruar numrin'. Nje pergjigje e tille nuk erdhi kurre por nuk mundi te shkundte friken as teksa ecte me hapa te medhenj drejt kendit te ri e plot ngjyra te lojerave ne parkun e madh.

Kerkoi me sy per Silven mes grave te shumta qe shoqeronin femijet e tyre ne park. Ate do ta njihte thjeshte, do te njihte ate qendrimin e saj te drejte e tere vetebesim.
E pa pasi u rrotullua disa here mes lojerave. Qendronte ulur ne nje stol, me syzet e erreta te diellit ne sy. Floket e saj te krehur drejte i binin butesisht mbi supe. Instinktivisht shkoi gishtat e saj ne floket e rremujshem duke deshiruar qe te dukej po aq e prezantueshme sa edhe Silva.
Eci drejt saj e trembur, gjithmone e frikesonin njerezit si ajo qe mund te te vrisnin me nje shikim.

'Pershendetje Silva' tha pasi u mbush me fryme kur qendronte krah saj. Silva nuk e kish vene re, e hutuar me telefonin e saj. Ngriti koken vetem pasi Ajla foli.

'Mireseerdhe Ajla' ia ktheu ajo pa e ftuar qe te ulej ne te njejtin stol.

'Hmm...' belbezoi Ajla duke mos ditur cte thoshte. E si mund ta pyeste pse me therrite ketu? Pse e kishte therritur edhe pasi ajo e kish paditur ne apel?

'Me Dionin dalim ketu cdo te shtune' tha Silva pasi vuri re sikletin e Ajles. 'Eshte atje, tek rreshqitesja'

Pa drejt grumbullit te femijeve e mes tyre njohu ate. Te birin. Nuk mund ti largonte syte prej tij, teksa qeshte, fliste me nje djale me te madh, vraponte, ngjiste shkallet e vogla e i lumtur rreshkiste poshte...

'Pse me therrite?' pyeti me ne fund Ajla pa ndare syte nga Dioni i vogel e topolak.

'Qe te njohesh me mire ate' u pergjigj Silva.

'Pse?'

'Sepse sado qe nuk dua ta pranoj ai eshte edhe yt bir'

E habitur nga qendrimi i Silves, Ajla pa drejt saj. Drejt zonjes qe ende fshehur pas syzeve te erreta per here te pare shfaqi nje ane me njerezore te saj.

'Faleminderit' peshperiti Ajla.

'S'ka perse'

'Une kam apeluar vendimin' shpalli po Ajla pak me pas.

'E di. Avokati yne na tha' u pergjigj qetesisht Silva. Nuk duhej aspak e frikesuar.

'Nuk mund te jetoj pa te'

'As une.' ia ktheu Silva. Pak me pas therriti Dionin i cili vrapoi drejt saj me hapat harrakate.

'Mamuçi, muçi, me pe? Me pe sa shpejte rrashe? Fiiiu' foli ai i entuziasmuar teksa i hidhej ne qafe Silves, e shtrengonte ate me krahet e tij te vogla.

'E pashe zemer.' per here te pare ajo buzeqeshi. Dukej e lumtur e Ajla ishte deshmitare e asaj skene qe thyente zemren e saj. Duhet te ishte ajo ne vend te Silves, ajo qe e shoqeronte ne kendet e lojerave, ajo qe e puthte, ajo qe lumturohej nga cdo gezim i te birit.

'Kjo eshte teta Ajla Dion' e prezantoi Silva duke kthyer te birin drejt Ajles 'E kemi xhan teta Ajlen, shko jepi nje perqafim te forte, forte fare' i tha embelsisht ajo dhe ai beri ashtu.

U afrua i buzeqeshur drejt Ajles dhe hapi krahet e tij te vogla. Ajo u gjunjezua perpara tij dhe e terhoqi ne krahet e saj qe dridheshin. E shtrengoi prane vetes, zhyti koken ne floket e tij te bute, u mbush me aromen e tij te mire femijerore.

'Teta Ajla, do luajme bashke?' i peshperiti ai ne vesh dhe ajo vetem pohoi, e perlotur. Perlotur nga ai cast qe nuk i besohej qe mund te ishte i vertete. Nje enderr, duhet te ishte vetem nje enderr e bukur nga e cila mund te zgjohej nga casti ne cast.

'Luaj me teta Ajlen. Mami duhet te largohet' tha Silva duke i zgjuar nga ai perqafim. U ngrit dhe u largua vetem pasi i dhuroi nje puthje te gjate Dionit dhe nje buzeqeshje shoqeruar nga nje shikim i rrepte Ajles. Nje shikim qe dukej se bertiste 'Kujdesu mire per te, kujdesu mire per tim bir' Ajla vetem pohoi e me nje buzeqeshje sa falenderuese aq edhe te dhembsur i premtonte qe po, do te kujdesej sepse Dioni nuk ishte vetem i saj, ishte i te dyjave...

Vrapuan ne parkun e vogel pa u lodhur, luajten me nje top te sajuar - nje boce te harruar pishe qe nje zot e dinte se si kishte perfunduar aty. U ulen perballe njeri tjetrit ne barin e njome duke treguar histori pas historie.

'Po ti teta Ajla nuk ke bebusha?' e pyeti Dioni dhe ajo serisht u perlot. Me doren e saj perkedheli fytyren e bute te Dionit dhe e buzeqeshur e genjeu.

'Jo'

E si mund ti thoshte atij femije qe po, kishte nje femije, nje djale - nje djale qe ishte vete ai... Si mundej ti thoshte atij femije qe ajo qe ai quante mamuç, ajo per te cilen ai pyeste i trazuar cdo 5 minuta nuk ishte mamaja e tij e vertete?
E si mundej te trondiste boten e atij femije per te permiresuar te veten?

Nuk mundej....

Afer dhe Larg (shqip)Where stories live. Discover now