Po jetonte nje enderr... Ajo dhe i biri, cdo dite bashke... Ajla dhe Dioni i vogel te pandare.
Po jetonte ne enderr qe ishte shkruar te perfundonte. Enderrat jane te tilla, te bukura, magjepsese por vetem per pak sepse te tere jane te denuar te zgjohen...
Dhe zgjimi per Ajlen ishte gripi qe zuri te birin. Temperatura qe nuk pranonte te zbriste, kolla qe e mbyste cdo mbremje... Flite prane tij, e kontrollonte vazhdimisht nese lekura i digjej nga nxehtesia ose nese rrobat qulleshin pasi pinte nje tjeter paracetamol.
Dioni vec lengonte, psheretinte ne gjume, lutej qe te sherohej, kerkonte mamane e tij.
'Mam, ku mami?' ishin fjalet qe linin vazhdimisht buzet e tij te thata.'Jam ketu' iu pergjigj nje dite Ajla teksa i shtrengonte doren. Ishte aty, por ajo nuk ishte mamaja qe ai kerkonte.
'Jo, jo, dua mamin tim.' hapi syte i frikesuar, lote rrodhen ne faqet qe i percelloheshin nga temperatura e larte.
'Jam une ketu zemer'
'Po ti nuk je mami im. Ti je teta Ajla. Une dua mamin tim' thoshte teksa shkundte koken sa majtas dhe djathtas. 'Therrite mamin tim. Ajo gjithmone ka ndjenjur me mua kur une kam qene semure. Pse nuk po vjen sot?' vazhdonte te qante. Dhe bashke me te qante edhe Ajla qe kurre nuk do te ishte e mjaftueshme ne jeten e te birit - madje ishte fare thjeshte e zevendesueshme. Do te kerkonte Ajlen teksa pergjumej krah Silves? Jo, as qe do ti shkonte nder mend per te... Ajo s'ishte vecse nje personazh kalimtar ne filmin ejetes se tij ndersa Silva ishte protagonistja.
'Do ta marrim ne telefon mamin zemer, mire. Qetesohu' i fshiu lotet e tij ndonese nuk kishte askend qe te fshinte te sajat qe vazhdonin te rridhnin.
Beri sic i premtoi. Pasi me veshtiresi arriti ta qetesonte telefonoi Silven.'Dioni te do' shqiptoi ato fjale aq te renda per te.
'CFare ka ndodhur? Erdha' shpalli. Nuk priti per pergjigjen e Ajles. E perfytyronte, kerkonte te paren bluze per te hedhur siper pizhamave qe mbante veshur, nuk shqetesohej per paraqitjen. E perfytyronte teksa zgjonte te shoqin ose thjesht rrembente celesat e makines se tij per te ngare si e cmendur ne rruget e boshatisura te nates. E perfytyronte teksa mallkonte nen ze cdo semafor te kuq, kontrollonte sa majtas e djathtas perpara se te shkelte serisht gazin duke thyer cdo rregull te qarkullimit. Edhe nese nje polic do ta ndalonte, e perfytyronte duke e share dhe duke u larguar ndonese oficeri do te lutej qe ajo te ndalonte apo do ti kerkonte ta shoqeronte ne komisariat. Po Silves nuk i behej vone, per asgje vecse Dionit. AJo ishte nje nene...
Trokiti rende ne deren e apartamentit te tyre vetem pas fare pak minutash. Ishte Ajla qe e hapi dhe pa ndaluar qe ta pershendeste, Silva hyri furishem ne korridorin e vogel.
'Ku eshte ai?' pyeti me frymen qe i merrej.
'Hajde me mua' tha nen ze Ajla. E shoqeroi ne dhomen e vogel te cilen me aq dashuri e kish arreduar per Dionin. Qendroi pas, mbeshtetur ne pragun e deres - spektatore e asaj shfaqeje te dashurise. Qendroi pas duke deshiruar me tere qenien e saj qe te kish qene vete ajo ne vendin e Silves, qe vete ajo te kishte qene e mjaftueshme per te qetesuar te birin.
'Mamiiiii' bertiti Dioni me tere forcen e tij. U ngrit dhe hapi krahet e tij te vegjel per Silven.
'Jam ketu shpirt. Mami erdhi' ishte pergjigja e Silves. E perkedhelte, luante me floket e tij, e perqafonte fort dhe tere mall.
'Mos me ler me mami, mos me ler me kurre' dhimbja e te birit nje thike per zemren e Ajles. Ajo qe e donte mbi gjithcka sishte vecse nje pengese, nje mur mes Dionit dhe Silves. Nje tjeter lot por ishte mesuar aq shume me to, nuk i benin pershtypje pikezat e kripura qe rridhnin ne fytyren e saj. E cuditshme per Ajlen kishte qene te buzeqeshte, te ishte e lumtur.
'Qetesohu zemer. Jam ketu' i perserite Silva por Dioni vazhdonte te kembengulte qe ajo mos te largohej, qe ta merrte me vete.
'Dua dhomen time, ju dua juve.' lutej Dioni.
'Edhe kjo eshte dhoma jote' degjoi Silven qe mundohej ti shpjegonte por ishte e kote. Ai qante, uleriste, pergjerohej per tu kthyer ne jeten qe njihte si te tijen.
Nuk mundej te qendronte me aty, nuk mundej prandaj u largua. Eci drejt kuzhines, por e pafuqishme leshoi trupin te binte te dyshemene e ftohte te korridorit. Nuk kishte me fuqi, ishte e lodhur, e lodhur se luftuari, e lodhur se shpresuari , e lodhur se enderruari per te pamunduren si te ishte e vertete. Per nje sekond cdo gje kishte qene e bukur, cdo gje perfekte per tu shembur serisht perpara syve te saj. Dhe kish qene ai sekond qe bente erresiren qe e priste edhe me te dhimbshme.
Nuk e dinte as vete per sa qau aty, mbi pllata e akullta te korridorit. Nuk e dinte as se te kujt ishin krahet qe e ndihmuan te ngrihej, trupi i ngorhte qe e perqafonte.
'Sht zemra e babit. Mos qaj' i ati, e shtrengonte, mundohej ta qetesonte dhe ne te njejten kohe qante sebashku me te.
'Ai nuk me do, ai nuk do te me doje kurre.' thoshte mes loteve Ajla. 'Kurre'
'Qetesohu tani. Dioni eshte aty, ka nevoje per ty' i kujtonte i ati por ajo nuk mund te qetesohej. Deshironte te vdiste, ti jepte fund njehere e pergjithmone.
'Pse nuk me vrate atehere? Pse nuk vdiqa, pse?' perseriste vazhdimisht...
E lodhur se foluri, e lodhur se qari lejoi perqafimin e te atit ta qetesonte. U leshua ne krahet e tij dhe priste, priste por nuk dinte se cfare.
'Je me mire?' e pyeti i merakosur i ati.
'Faleminderit' u cua dhe eci drejt dhomes ku ishte Dioni. Hapi deren ngadale. Ata flinin, ne krahet e njeri tjetrit. Ai buzeqeshte ne gjume. Kurre nuk kishte buzeqeshur ashtu me Ajlen.
Ai flinte per tu zgjuar serisht te nesermen me te njejtat lutje, pergjerime.
'Mos me ler me ketu mami' bertiste ndonese Silva mundohej ta qetesonte, ta shperqendronte me tere detajet e bukura te asaj dhomes, me lodrat qe Ajla kishte blere vetem per te.
'S'dua asgje. Te dua ty'
Atehere fajtore Silva pa drejt Ajles, Ajles qe e mpire vetem pohoi...
Mblodhi disa prej rrobave te Dionit per tja dhene Silves qe mbante ne krahe djalin e rraskapitur, jo vetem nga gripi por edhe nga malli qe kish ndjere per familjen e tij te vertete. - ajo familje nuk ishte Ajla.'Me fal' peshperiti Silva teksa largohej me Dionin.
'Me fal mua.' ia ktheu Ajla. Kerkonte falje qe si nje ngaterrestare ishte bere pjese e jetes se tyre duke trazuar qetesine e te birit. Te kerkoje te drejten ishte aq e gabuar sot...
'Do te ta kthej serisht. Do tja shpjegojme' nisi te justifikohej Silva por Ajla vetem i buzeqeshi. Shpenzoi te fundit energji te saj per ate buzeqeshje te pervuajtur...
YOU ARE READING
Afer dhe Larg (shqip)
General FictionBazuar ne nje histori te vertete (titulli provizor) Si gjithmone jam shume tyce ne pershkrimin e historive :P keshtuqe po ja fus kot per momentin deri kur te me vije ndonje ide :P Ndjek Ajlen, nje studente 19 vjecare gjate disa viteve te ve...