'Besoj...'

774 99 31
                                    

I gjeti ne kuzhine, e ema ne kembe prane bufese duke thare e futur pjatat e sapo lara dhe i ati ulur kembekryq ne divalin e vjeteruar, te njejtin ku gjithmone ulej, me gazeten ne dore. Lexonte cdo fjale, te cdo artikulli ne to - pa u lodhur nga budalliqet e perseritura e te vertetat e tjetersuara ne favor te partive politike qe secila gazete perkrahte.
Ajla perplasi fort deren per tu bere te ditur prezencen e saj por ajo i fitoi vetem nje shikim te shpejte te te emes dhe asnje reagim nga i ati. E nervozuar dhe e lodhur nga shperfillja e tyre eci drejt babait qe dikur energjik, tashme ishte tjetersuar ne nje te moshuar te dobet. I rrembeu gazeten nga dora, pa e vrare shume mendjen qe nje flete e saj u gris e zhubros teksa ajo e terhiqte fort. Syte e babait, te njejtat sy qe dikur e trembnin me egersine e tyre kafsherore, shprehen kete here frike. Ai frikesohej. I njejti burre qe dikur bertiste e rrihte, thyente orendite mbi tavoline per te nxjerre te tijen, tani frikesohej e gjunjezohej perpara vendosmerise se Ajles. Dikur ajo ishte ndjere e vogel perpara tij ndersa tani ishte i ati qe i vogel perpara saj, priste i trembur faljen qe ndoshta nuk do te meritonte kurre.

'Dua te flas me ty' shpalli Ajla. SHikimi i saj mbi kurrizin e kthyer te te emes. 'Me te dy' shtoi. Pa se si mamaja gjithmone e dobet dhe e brishte, hodhi lecken qe mbante ne dore mbi bufe dhe me ato hapat prej pate, erdhi drejt saj; edhe ajo e trembur. C'kishin qe frikesoheshin valle? Frikesoheshin nga Ajla apo nga pesha e atij krimi qe i bene 6 vite me pare, pesha e nje gabimi te pafalshem qe gjithmone do t'u rrinte mbi krye.

'Ulu ma, ulu' tregoi me shenje karrigen aty prane te cilen e ema e terhoqi per tu ulur krah te shoqit.

'Apelova vendimin e gjykates se shkalles se pare' nisi te tregonte Ajla.

'Ti cfare?' ngriti zerin e tromaksur e ema.

'Me degjove. Gjyqi do te vazhdoje dhe do te vazhdoje derisa nje gjykates te vendose te me ribashkoje me tim bir'

'Cfare ke bere moj bij? Pupu po na merr faqen tek Bektesht. Cdo mendojne te tere kur...' ia filloi e ema.

'Qepe' ngriti zerin Ajla duke perplasur fort grushtin mbi tavolinen e drunjte 'Per nje sekond harroje boten. Cdo te thote bota, cdo te thote Silva, cdo te thote filani e fisteku. Te plas per mendimet e te tjereve. Kaq rendesi kane per ty?'

'Bije ti e di qe njerezit flasin, do nxihemi perpara te tereve dhe....'

'NJerezit flasin dhe pa patur material per te folur.' e nderpreu serisht Ajla 'Le te flasin, le te pelcasin duke folur. Per ju, per ju tere kohen ka qene me i rendesishem respekti i pavlere i te tjereve perpara lumturise se femijeve tuaj' pa e zhgenjyer sa nga i ati tek e ema.

'Jo, jo. Ne e beme per ty, qe te kishe nje te ardhme Ajl. Qe te martoheshe ne nje familje te mire. Kush do te te merrte, nje vajze me nje femije? NJe te...' ndaloi se foluri e ema. I ati vazhdonte te hesshte.

'NJe te perdale doje te thoje? Me mire nje e perdale e lumtur se nje e 'ndershme' e denuar te jetoje larg te birit. Te ardhmen time ma vodhet para 6 vitesh te mallkuar. E ardhmja ime ishte me tim bir ne krahe. Dhe tani po luftoj per ate te ardhme, dhe ju, ti ma do me ndihmosh, kete here do me ndihmosh sic nuk ke bere kurre'

'Une... une...' nisi te belbezonte.

'Do te deshmosh ne gjyq, do te pranosh qe falsifikove ate leter te mallkuar. Do te tregosh gjithcka'

'Nuk mund ta bej, do te denohem. Eshte e paligjshme' nisi te kundershtonte e trembur.

'Ta kishe menduar dy here perpara se te kishe firmosur. Gjithsesi te premtoj qe nuk do te te lej te kalbesh ne burg. Avokati im eshte i gatshem te te perkrahe, te sajoje ndonje nga ato skemat e veta, te te mbroje me disa ligje. Por ti duhet te besh kete per mua, nese do qe une te te fal ndonjehere'

Doli nga guzhina per ti lene pas te menduar; mbytyr nga mendimet dhe frikerat te cilave kurre nuk do tu shpetonin.
I shkroi Endit.

'Besoj se do te deshmoje.'

Pergjigja e tij erdhi shpejte:

'Beson?? Besimi yt nuk eshte i mjaftueshem. Dua nje pergjigje konkrete: Po/Jo' lexoi shpejte e shpejte dhe nenqeshi lehte. Gjithmone i prere, edhe me shume sec duhej. Por nuk ishte detyra e saj per te ndryshuar ate, mashkullin arrogant qe mbante ne duart e tij te ardhmen e saj.

'Jam e sigurte qe do te jete PO. Me the qe mund ta mbrosh, apo jo?'

'Besoj ;)' u pergjigj ai, duke ia kthyer me te njejten monedhe.

'Taiwan, 20 minuta. Duhet te bisedojme per dicka tjeter. Te pres' ishte mesazhi i tij i dyte qe u shfaq ne ekranin e telefonit te saj vetem pas pak sekondash...

Afer dhe Larg (shqip)Where stories live. Discover now