'A do të na falësh ndonjëherë?'

732 97 19
                                    

Te tere kishin menduar qe do te ishte i ati ai qe do ti dorezohej i pari moshes - por jo, ai me ate dobesine e vet vazhdonte te zvarritej dite pas dite. Ishte e ema ajo qe i tronditi me renjen e saj te menjehershme.
Ne mengjes e kish lene duke lare pjatat e duke kenduar nen ze nje kenge te vjeter shqipe.
'Tave kosi do te kesh per dreke sot' keto kishin qene fjalet me te cilen e kish percjelle Ajlen ate mengjes per ne pune.

Tava e kosit mbeti e paperfunduar dhe te emen nuk e takoi ne shtepi, ulur rreth tavolines se rrumbullaket, por ne nje dhome te piset te spitalit shteteror.

'Ajla, hajde shpejte. Mami, ajo pesoi nje atak' keto kishin qene te vetmet fjale te te atit perpara se te mbyllte telefonin. Ai kurre nuk kish qene nga ato qe flisnin e zgjateshin shume.
I kishte kerkuar leje shefave te saj dhe ishte larguar me nxitim drejt spitalit. I ati qendronte ulur ne nje nga ato stolat e shtrembur ne te ftohte. Ishte ulur prane tij.
Deshironte ta perqafonte por asnjehere nuk kishte guxuar ta prekte. Ne fillim nga frika se ai do te nevrikosej e tani nga frika se ai do te thyhej nen prekjen e shtrengimin e saj.

'Cfare ndodhi?' e pyeti.

'Bertiste e shtrengonte gjoksin e ra shuk ne toke. Mora ambulancen. 1 ore u vonuan dritezinjte' mallkoi.

'Si eshte tani?'

'Me tuba e gjera. I bene nje nderhyrje te shpejte. Sec me thane qe i vune po asgje nuk kuptova'
E mbante veten ndonese dukej i trishtuar.

'Po shkoj te pyes. Do behet mire' e la ulur aty dhe u fut brenda spitalit te zhurmshem, te rremujshem e aspak te organizuar.

Me veshtiresi gjeti nje mjeke qe pranoi te ndalonte dhe ti shpjegonte dicka me shume rreth gjendjes se te emes. Kish pesuar nje infarkt. Sipas mjekes kishte qene me fat qe nuk kishte qene shume i shtrire por sidoqofte i ishte vendosur nje stend ne koronare. Po e mbanin ne reanimacion, nen vezhgim. Ishte ende ne gjume por me siguri do tja hidhte paq.

' A mund ta takoj?' kerkoi Ajla.

'Pas pak' ia preu shkurt ajo perpara se te nxitonte per tiu pergjigjur te tjere familjareve te shqetesuar.

--
Edhe Sara erdhi sa me shpejte qe mundi. I qendruan prane te atit e te tre sebashku shkuan tek dhoma e te emes - qe nuk ishte aspak nje dhome, por nje shtrat portativ e levizes rrasur pas nje muri ne nje dhome me shume paciente te tjere.
Nuk priten shume qe ajo te zgjohej. E frikesuar hapi syte dhe kur i pa te tre bashke mbi krye qau.

'Thashe se vdiqa' thoshte mes ngasherimave.

'Ia hodhe mam' u mundua ta qetesonte Sara duke i shtrenguar doren por e ema vazhdonte te shikonte Ajlen.

'Me lini pak vetem me Ajlen time' kerkoi pas pak ajo.

I ati dhe Sara u larguan, me shikimet pyetese e kurioze, per ti falur pak privatesi.

'Cfare ka mam?' e pyeti Ajla duke u perkulur per te qene me prane saj.

'A do te na falesh ndonjehere per ate qe te beme?' pyeti. Syte iu mbushen serisht me lot.

'Mos mendo keto gjera tani. Te kam falur' u pergjigj ajo sa per ta qetesuar sepse jo, nuk mund ta falte aq thjeshte, nuk mund te harronte aq thjeshte.

'Jam penduar kaq shume' vazhdoi te thoshte mes loteve.

'Shtt, qetesohu. Nuk te ben mire.' mundohej me kot ta qetesonte Ajla.

'Ulu dhe me degjo. Mendova se do vdisja. Nuk dua ta marr kete sekret ne varr. Ndoshta prandaj me kurseu Zoti'

'C'thua mama?'

'Silva Bekteshi'

'Kush?' pyeti ne fillim e hutuar Ajla.

'Silva. Keshtu quhet zonja qe ka femijen tend.' shpjegoi e ema.

Ndjeu trupin qe i mpihej. Shikonte te emen, te dobet e te pafuqishme, te frikesuar qe vazhdonte fliste ndonese nuk degjonte asnje nga fjalet e saj. Silva Bekteshi... Nje e dhene. Me ne fund nje e dhene per te rigjetur Aronin e saj. Pas kaq shume vitesh me ne fund dicka per tja nisur nga kerkimet.

'Pse nuk ma the me pare?' pyeti me zerin qe i dridhej.

'Sepse... Sepse i premtuan Zanes. Edhe kjo Silva nuk donte qe te dihej mesa na tha Zana'

'Zana?'

'Ajo qe u be ndermjetese'

'Kush eshte kjo Silva?' kerkoi te dinte Ajla.

'Nuk e njoh' pranoi e ema. I kishin dorezuar femijen e saj nje femre qe nuk e njihnin. Deshironte te qeshte sa edhe te qante. Qeshi ironikisht.

'Dukej e mbajtur kur erdhi me te shoqin ate dite qe e moren' shtoi e ema.

'Ate dite qe ju nuk e sollet me tim bir tek une ndonese une tu luta.' i kujtoi Ajla.

'E di qe nuk do te me falesh kurre e do te digjem ne ferr per ate qe te kam bere' lotet e te emes nuk e zbutnin aspak urrejtjen qe kish ushqyer aq gjate per pashpirtesine e prinderve te saj.

'Pse tani? Pse jo kur te kam pyetur gjate ketyre viteve?' nuk duhet ta shqetesonte, ajo ishte e semure por kurioziteti e brinte per brenda. Deshironte te dinte te verteten qe gjithmone ia kishin fshehur.

'Dua te vdes me pak fajtore.'

E ema mbylli syte. nje lot rrodhi nga cepi i tyre per te rene mbi jastikun e vogel te bardhe.
U ul prane saj dhe i shtrengoi doren. Nuk mund ti thoshte qe e kish falur por nuk do ta braktiste ne kete cast kur ajo me shume se kurre kishte nevoje per vajzat e saj.

'Ajla, une, ne u treguam....' nisi te fliste serisht e ema por kete here e nderpreu duke i kujtuar qe duhet te qetesohej.

'Emocione te tilla nuk te bejne mire. Qetesohu dhe do kemi kohe plot te flasim' sepse do te flisnin. Nuk do ta linte me kaq, do te kerkonte te zhvaste prej prinderve te saj cdo informacion qe ato i kishin fshehur per kaq gjate...

Afer dhe Larg (shqip)Where stories live. Discover now