'Jam semure' ishte justifikuar tek shefi i saj per tu larguar me heret se zakonisht. Pas nje shikimi te shtrembur hedhur drejt Ajles i kish bere shenje te largohej.
'Po iken?' kishte qene njera prej shoqeve te saj te punes qe e pyeste kur Ajla terhoqi canten nga tavolina e saj e punes.
'Po, nuk ndihem mire' perseriti te njejtin justifikim ajo.
'Shko shtrihu. Dukesh si mos me keq me ato rrathe te zinj nen sy' keshilloi shoqja duke vene ne dukje edhe pamjen e saj te mjerueshme. Ajla u sforcua te buzeqeshte ndonese shpirti i saj vazhdonte ne qante. Gjate tere mengjesit kishte kontrolluar vazhdimisht telefonin per ndonje mesazh te Silves, por asgje. Ishte dorezuar me ne fund dhe vete i kishte shkruajtur e para duke e pyetur per Dionin. Pergjigja e Silves ishte vonuar dhe kur me ne fund kish ardhur ishte nje mesazh i shkurter per ta siguruar qe Dioni ndihej me mire, temperatura kish filluar te binte. Gjithahstu kerkonte ndjese per vonesen ne pergjigje, kerkonte ndjese per gjithcka.
Sikur eshte faji i saj mendoi me vete Ajla. Deshironte shume qe te ishte, qe te mund te drejtonte gishtin drejt Silves, ta shperlante me urrejtjen e saj por nuk mundej. Nuk kishte asnje fajtor pervec fatit.
Kish kaluar tere mbremjen duke qare ne erresiren e nates, fytyren zhytur ne jastekun e bute qe ruante aromen e te birit.
E ema ishte dukur e merakosur ate mengjes - padyshim qe i ati duhet ti kishte treguar por Ajla nuk ia kish zgjatur shume perpara se te largohej per ne pune. Puna kishte qene e fundit ne mendjen e saj por ne te njejten kohe mund te sherbente si nje shperqendrim. Por as ato detyrat e rendomta te zyres nuk ia kishin dale te ndryshonin humorin e saj. E shperqendruar kish shfletuar flete pas flete e kishte hapur dhe mbyllur me mijera here kompjuterin perpara se te vendoste te kerkonte leje per tu larguar.Ecte e hutuar rrugeve te rendomta. Dy apo tre here u perplas me kalimtare. 'Kerkoj ndjese' neperdhembte butesisht por ato i hidhnin ndonje shikim te venger dhe vazhdonin te ecnin.
Te tere ecnin drejt dickaje ndersa ajo nuk kishte me asnje drejt te ciles te nxitonte, nuk kishte me nje qellim, nuk kishte me force. Ndjehet e rraskapitur nga gjithcka dhe deshironte te rrezohej, te leshonte trupin e saj per te rene ne token e forte, per tu thyer edhe me, per te ndjere nje dhimbje qe mund te fshinte ate te zemres qe thyhej.Por nuk e beri, nuk u dorezua dhe vazhdoi te ecte pa drejtim...
---
U gjend perpara zyrave te Endit dhe te atit dhe krejt ne menyre te pavullnetshme, e paafte per te kontrolluar kembet qe vazhdonin te ecnin ndaloi vetem perpara deres qe mbante mbishkrimin e emrit te Endit. Trokiti, shtyu deren... Cdo gje, cdo veprim dukej i larget, i paprekshem si fragmente te shkeputura kujtimesh. Cdo gje e pakuptimte....'Ajla?' zeri i tij ai i dikujt te preokupuar. C'kishte bere me ate tonin e tij gjithmone te ftohte pyeste veten. Pyeste veten edhe se cfare dreqin bente ajo aty, ne zyren e tij.
Pa iu pergjigjur u ul ne karrigen perballe tij.'Ajla?' perseriti Endi. Vazhdonte ta shihte. VAzhdonte te mos kuptonte.
'Me fal qe erdha e pa ftuar' theu heshtjen ajo.
'Cfare ke?' pyeti ai, syte e Endit fiksuar ne fytyren e saj kerkonin nje pergjigje.
'Asgje.' shkundi koken Ajla.
'Dukesh, dukesh keq' tha me zerin me te ulet ai teksa vazhdonte e studionte.
'Me beso dukem me mire sec ndihem'
'Me thuaj cfare ka ndodhur?' perseriti serisht te njejten pyetje dhe me nje levizje te shpejte, te guximshme shtrengoi me te tijen doren e saj te mbeshtetur mbi tavoline. 'Flit me mua Ajla'
Mposhtur nga emblesia e zerit te tij, nga ajo prekje sa e vendosur aq edhe e bute i tregoi gjithcka. U mundua me fjale te shpjegonte dhe ate cka ndjente, lemshin mbytes ne kraharor, frikerat.
'Ai do te kthehet, do ta marresh serisht'
Ajla shkundi koken.
'Dioni eshte i joti' perseriti Endi.
'Po, por nuk do qe te rrije me mua'
'Ai eshte i vogel dhe nuk kupton por...'
'Une nuk dua te shkaterroj jeten e tim biri'
'Nuk po shkaterron jeten e askujt.' mundohej me kot ta bente te shihte Endi por Ajla refuzonte ta degjonte.
'Ai, ai therriste ate. Une isha aty dhe isha askush per tim bir. Une, une kurre nuk do jem nje nene per te sepse ai nuk do te me lejoje...' fshiu nje lot te saj dhe duke lene pergjysem ate qe kish nisur te thoshte vazhdoi 'Une humba.'
'Ti fitove'
'Jo, ti fitove gjyqin tend. Une fitova nje proces por ne fund, asgje. Ne fund jam e humbura. Jam vetem, jam e shkaterruar dhe dua vetem te vdes' mbylli syte, qepallat e renda duke deshiruar vertete qe mos ti hapte me kurre ne kete bote te felliqur, ne kete bote te padrejte, ne kete bote mizore.
Nuk ndjeu asgje; nuk ndjeu zhurmen ekarriges qe Endi shtyu fort, as ate te hapave te tij. Ndjeu vetem ngrohtesi, nje ngrohtesi mirkritese. Ishin krahet e tij.
'Une jam ketu' i peshperiti ai 'Nuk je vetem.'
'Avokati prestigjoz perqafon te perdalen e urryer qe flaku te birin. Sa e paparashikueshme eshte jeta' qeshi nen ze 'Pse nuk po me bertet sic ben gjithmone, me arrogance? Pse s'po me numeron ato mijera arsyjet se si une viktimizohem?' e shtyu tutje por ai nuk levizi, vazhdoi ta shtrengonte ne krahet e tij.
'Sepse ne kete cast nuk jam avokati yt. Tani jam nje mik, pikerisht ajo per te cilen ke nevoje.' u largua vetem per te shtrenguar fytyren e saj mes duarve te tij. 'Jam ketu per ty' perseriti serish. 'Je femra me e forte qe njoh Ajla. Mos u dorezo tani.'
Deshironte aq shume te besonte fjalet e tij por e kishte te pamundur - ne ate moment ndihej gjithcka vecse e forte.
'Nese ka qene keshtu, tani me braktisi edhe forca. Iku dhe ajo sebashku me tim bir.HUmba, gjithcka'
'Nuk me ke humbur mua' u pergjigj kembengules Endi por ajo qeshi serisht mes loteve.
'Nuk te kam patur kurre per te te humbur. Nuk e di as pse dreqin jam ketu, cfare bej ne zyren tende. Pse erdha. Me fal' foli, fjalet e saj te murmuritura mes loteve, lote qe ai fshiu me doren e tij te djathte. Butesisht....
YOU ARE READING
Afer dhe Larg (shqip)
General FictionBazuar ne nje histori te vertete (titulli provizor) Si gjithmone jam shume tyce ne pershkrimin e historive :P keshtuqe po ja fus kot per momentin deri kur te me vije ndonje ide :P Ndjek Ajlen, nje studente 19 vjecare gjate disa viteve te ve...