'Mos e largo prej meje, te pergjerohem'

887 101 24
                                    

Vetem pasi u qetesua ne krahet e Endit u shkeput prej tij duke kerkuar mijera here ndjese per viziten e palajmeruar dhe per sjelljen e saj te pakendshme.

'Nuk ka gje Ajle' i peshperiti ai qe teksa afrohej prane karriges se lekures per tu ulur me te drejtoi lehtesisht kemishen e rrudhur e te njomur nga lotet e saj.

'Ka. Thjesht nuk dija ku te shkoja. Shef, jam thjesht nje femer pa askend.Pa miq, pa nje prespektive ne jete' qeshi me hidhesine e realitetit.

'Te thashe qe nuk je vetem' i perseriste ai

'Po, per te me mbushur mendjen qe mos te vazhdoja te qurravitesha ne oren tende te punes. E di, e di qe per ty koha eshte e shenjte. Koha eshte leke, a s'ke thene keshtu?'

'Ka gjera edhe me te shenjta se koha'

'Ndoshta, por nuk jam une dhe hallet e mia' u ngrit dhe para se te arrinte deren shtoi 'Faleminderit Endi. Faleminderit qe me durove' u largua duke perplasur deren pas vetes dhe injoroi ate qe therriste emrin e saj.

***

U largua e sigurte qe ai do te ishte takimi i fundit me Endin. Ajo nuk do ta kerkonte me, e turperuar prej sjelljes se saj para tij, turperuar qe i lejoi te shikonte aq thelle ne plaget e shpirtit te saj. E ai as qe do te kujtohej per Ajlen i zene me punet e tij te perditshmerise. Shume i zene per ti rene nder mend vajza e cmendur qe qante ne zyren e tij.

U largua e sigurte qe ai largim, ai faleminderit kish qene 'lamtumira' e pathene por gabohej. Sepse ai e kerkoi, ai e gjeti teksa ecte pa nje qellim rrugeve te Tiranes. E mbeshtolli ne krahet e tij per te ecur prane saj.
I qendroi prane ate pasdite te urryer, i qendroi prane edhe te nesermen dhe diten pas saj. I qendroi prane sic askush nuk kish bere ne jeten e Ajles.

'Do te zgjidhim gjithcka' i premtoi nje pasdite perpara se te puthte butesisht ballin e Ajles me buzet e tij te buta dhe ajo e besoi. E besoi sepse dikush si Endi gjithmone arrinte te gjente nje rrugedalje. E besoi ndonese e dinte qe perpara humneres qe gjendej para saj , nuk ekzistonte asnje rruge shpetimi vecse te hidhej. Te hidhej dhe te lutej qe renja te mos ishte shkaterruese.

Silva i shkruajti pas disa ditesh. 'Dioni eshte mire.' njoftoi ajo 'Mund te vish ta marresh' lexonte mesazhi qe pasoi. Ishte Endi serisht ai qe e shoqeroi.
Endi ai qe shtrengoi fort doren e Ajles ne korridorin e viles luksoze te viles Bekteshi kur perpara tyre Dioni i vogel protestonte me te madhe duke perplasur kembet e vogla ne toke.

'Une nuk dua te iki nga ketu. Une dua te rri me mamin tim, me babin tim' kapej fort pas fustanit qe mbante veshur Silva, fshihej pas saj dhe i hidhte shikime te egra Ajles, e vriste ate me syte e tij te perlotur. E shihte sikur ajo te ishte shtriga e keqe ne nje prej perrallave qe ai lexonte.

'Por duhet te shkosh. Teta Ajla te do shume. Ju do te luani bashke cdo mbremje se mami nuk ka kohe.' mundohej ti shpjegonte Silva te birit, gjunjezuar perpara tij por Dioni vazhdonte te kembengulte.

'Ti gjithmone e gjen kohen.'

'Por tani mami nuk ka fare mundesi prandaj teta Ajla do te ....'

'Atehere une nuk do luaj. Nuk dua te luaj. Dua vetem te rri me mamin' iu hodh ne qafe Silves, mbeshteti koken ne supin e saj dhe qante.

'Me fal, une... une nuk i bera asgje. Ai....' shfajesohej Silva para Ajles, para Endit. Por nuk ishte faji i saj. Nuk ishte faji askujt. Ishte faji i fatit. Padyshim nuk ishte faji Dionit qe sot ndoshta vuante me shume nga te tere. Nje femije, nje krijese e brishte, qe detyrohej te linte pas te vetmen familje qe njihte si te tijen per nje teke te Ajles. E c'rendesi kishte ne fund te fundit qe ajo ishte mamaja e tij e vertete. I biri nuk kuptonte asgje nga biologjia dhe do te ishte e pamundur ti shpjegoheshin gjera te tilla per shume vitem, atesi, memesi, ADN ishin fjale te pakuptimta per te. Dhe ne fund te fundit ishin thjesht te tilla, fjale, entitete te paprekshme. E vertete per Dionin ishte ajo shtepi ku ishte rritur; ku kish hedhur hapate  tij te pare, ku ishte rrezuar sa e sa here per tu ngritur serisht. Te verteta per Dionin ishin netet qe kish fjetur krah Silves, ditet qe kishte luajtur me te. E vertete ishte dashuria e saj, ishin krahet e saj. Ajo ishte mamaja e tij.

'Nuk ka gje' peshperiti Ajla. Ndjeu doren e Endit qe shtrengoi me fort ate te sajen.

'Dion, shko zemer. Mami do vije me ty, por pak me vone' vazhdoi ti drejtohej Silva Dionit por djali i vogel vazhdonte qante, pergjerohej qe do te ishte i mire dhe nuk do bente me kurre rremuje dhe lutej qe te shkonte me Silven kudo qe ajo vente.

'Mos e genje me Silv' tha Ajla me zerin e ulet e me pas perseriti te njejtat fjale pak me forte, per tu degjuar mbi ulerimat e Dionit.

'Por... ' Silva pa e hutuar sa nga Endi dhe sa nga Ajla qe largoi doren prej dores se Endit dhe u afrua tek Dioni. U ul ne dysheme prane djalit qe instinktivisht, me fytyren e perlotur u largua prej saj.

'Mos ki frike kampion. Nuk do te te marr prej mamit tend' i premtoi dhe zgjati doren perpara vetes qe ai ta kapte.

'Une do rri me mamin' shkundi koken Dioni me duart e kryqezuara para gjoksit te tij te vogel.

'Me mamin do te rrish. Dua vetem te te perqafoj pak. Te premtoj'

Dioni u afrua me hapat e vegjel.

'Me premton qe do me sjellesh edhe enciklopedite eq harrova tek shtepia jote?' pyeti Dioni dhe Ajla vetem pohoi, me lotet qe i rridhnin nga syte pervelues. Dhe mes loteve ndjeu edhe krahet e vegjel te te birit qe lidheshin rreth qafes se saj, trupin e tij vocerrak prane te sajit. Zhyti koken ne floket e tij te bute dhe nuhati eren e embel te shampos per femije qe perdorte. E perqafoi fort, fort. Nuk do ta kishte leshuar nese nuk do te kishte qene Dioni ai qe largohej per te shkuar drejt Silves. Dioni qe kerkonte doren e nje tjeter femre, Dioni qe zgjidhte nje tjeter mama.

U ngrit nga toka dhe buzeqeshi. I buzeqeshi te birit qe dicka i peshperiste Silves. I buzeqeshi edhe asaj qe premtonte qe do te sillte Dionin sapo ti shpjegonte te verteten.

'Nuk ka nevoje. Ai eshte po aq i yti sa edhe i imi.' tha Ajla perpara se te largohej. 'Ai eshte me shume yt bir sesa imi' shtoi.

'Do te ta sjell' vazhdonte premtonte Silva.

'Silv, mbi te tera une deshiroj qe ai te buzeqeshe, te jete i lumtur dhe nuk dua te behem arsyeja e loteve te tij' shpjegoi. Dioni ishte i vogel, nuk kuptonte.

'Vetem mos e largo prej meje. Te lutem' iu pergjerua dhe Silva beri dicka krejtesisht te papritur. Terhoqi Ajlen ne krahet e saj dhe e perqafoi fort.

'Kurre. Nuk do guxoja kurre. Ne tani jemi te tere nje familje e madhe. Ne, Dioni dhe ti Ajl.'

E mbajti ate premtim...

***

'Ajo qe vendose Ajl...' i tha Endi pasi e ndihmoi te futej ne makine duke hapur deren e pasagjerit per te. 'Ajo qe bere flet shume per femren e mrekullueshme qe ti je'

Ishin fjalet e tij te vetme sepse ajo nuk iu pergjigj. NUk ndihej e mrekullueshme, nuk ndihej asgje pervecse e humbur, denuar te jetonte e copetuar dhe e zbrazur pergjithmone.

Ndjeu makinen qe ndaloi dhe vetem atehere ktheu koken drejt Endit qe shikonte kurioz ate.

'Faleminderit' e falenderoi dhe me doren e djathte kerkoi bravezen per te hapur makinen por kete here Endi e ndaloi.

'Jeta eshte e gjate dhe e mbushur me te papritura' theu heshtjen ai.

'Jeta besoj se me ka harruar me kohe mua.'

'Une jo' qe pergjigja e tij. Ajla ngriti syte per te gjetur ato te Endit qe vazhdonte ta shikonte cuditshem - jo eger dhe arrogant sic ishte mesuar.

'Ty te vjen thjeshte gjynah per mua' shkundi koken Ajla.

'Aspak. Ti je e forte dhe e zgjuar. E afte te perballosh cdo gje dhe...'

'Sikur te isha sic thua ti' e nderpreu Ajla dhe lejoi nje tjeter lot te rridhte ne faqet e saj. Ishte dora e Endit ajo qe fshiu ate pikez te kripur, dora e tij qe shtrengonte dhe ledhatonte fytyren e saj te prere.

'Je shume me shume sec them une Ajle.' peshperiti teksa perkulej prane saj.

'Bera zgjedhjen e duhur?' pyeti e frikesuar Ajla. 'Bera mire?'

'Po' qe pergjigja e tij e vetme perpara se te zeronte distancen e mbetur mes tyre, perpara se buzet e tij te plota te ciknin butesisht ato te Ajles. U largua serisht prej saj dhe kete here me shikimin ngulur ne syte e saj te trishte premtoi.

'Faleminderit ti' nuk i la rradhe Ajles te pyeste se per cfare e falenderonte sepse e puthi serisht....

Afer dhe Larg (shqip)Where stories live. Discover now