'Jepi fund kesaj marrezie!'

863 105 29
                                    

'Mos u bej budallaqe. Kthehu dhe e zgjidhim bashke kete pune'

I vetmi mesazh qe kishte marre prej tij gjate 2 javeve kishte qene ai, te njejten dite kur ishte larguar nga apartamenti i Kristit e vendosur per mos tu kthyer me kurre pas tek ai.
Ne fillim kish vrapuar me syte e perlotur e me pas kish ngadalesuar hapin e saj. Thelle brenda vetes ende shpresonte qe ai do te vraponte pas saj per ta mbeshtjelle ne krahet e tij e per ti premtuar qe cdo gje do te shkonte mire ndonese 'mire' ishte nje koncept aq i larget.
Ai nuk erdhi prandaj ne fund te rruges shpejtoi serisht hapat e saj dhe u kthye ne te djathte.

Nxitonte pa ditur se ku do ta çonin këmbet. Nuk dëshironte te kthehej ende ne shtëpinë e saj ku do ti duhej te ndeshej me fytyrat e varura te prinderve.

U sorrollat per ore te tera si nje shpirt i humbur rrugeve tashme te gjalla te kryeqytetit. Kur nata pllakosi dhe makinat filluan te pakesoheshin e bashke me to edhe njerezit qe shetitnin, mori drejtimin e shtepise.

E ema dhe i ati si gjithmone e pritnin zgjuar.

'Erdhe më në fund zotrote' shfryu nën zë e ema.

'Ora 10' shtoi i ati me zerin autoritar e gjithmone te ftohte.

'Me falni, u harrova duke shetitur' kerkoi ndjese e menjehere u zhduk per tu strehuar ne dhomen e saj, dhome qe nuk ishte plotesisht e Ajles pasi i duhej ta ndante me te motren te ciles nuk ia zgjati shume ate mbremje, e as te nesermen.

Ditet kalonin pa u kuptuar. Nje jete vazhdonte te rritej brenda saj.
Qante per ore te tera cdo nate kur ishte e sigurte qe Sara, me kufjet ngjeshur ne vesh, nuk degjonte renkimet e saj e mundohej te buzeqeshte cdo mengjes.

11 javeshe numeroi nje te hene kur u zgjua ne nje tjeter dite me shi. Detyroi veten te zvarritej jashte shtratit per te shkuar ne shkolle ku mungesat e saj ishin rreshtuar njera pas tjetres.

Kot shkon Ajle. Do te mungosh gjithsesi kur barku te te arrije tek goja i kujtonte vetes teksa me duart e ngatheta mundohej te fshinte rrathet e saj te zinj nen nje shtrese make up.

Me pertese ndoqi cdo seminar dhe leksion ate dite. Ndryshe nga heret e tjera nuk mbajti asnje shenim. Kishte humbur interesin ndaj gjithckaje.
Doli e para nga godina e fakultetit: prezenca e saj, si nje hije, nuk i kishte rene ne sy askujt. Fundja nuk kishte asnje shoqe qe te vraponte drejt saj per ta perqafuar, asnje shoqe me te cilen te mund te shfrynte lemshin e ndjenjave mbytese qe dita dites rritej brenda saj, rritej ashtu si edhe ai femije...

Ishte pak hapa larg shtepise se saj kur njohu makinen e tij te shkelqyer. Ndaloi krahe saj dhe menjehere uli xhamin per ta urdheruar, sic i pelqente te bente, te futej brenda.

'Jo, me ler' ia ktheu turivarur ajo.

'Te lutem Ajla' u dorezua thjeshte,, Mjaftoi ai te lutem, nje fjale aq e huaj per te, qe ajo te mberthente dorezen per te hapur deren e foristrades.

'Cfare do?' u mundua te ngjante e serte por zeri si gjithmone e tradhetoi.

'Nuk e ke hequr akoma atë gjënë?' pyeti pa pare drejt saj.

'Do te thuash femijen tone?' menjehere u pendua qe si nje budallacke kish pranuar aq thjeshte ftesen e tij.

Kristi vetem shtremberoi fytyren dhe pohoi.

'Jo, nuk e kam hequr dhe as qe e kam nder mend ta bej'

'Me se ke ndermend ta rritesh?' pyeti neveritshem ai. Deshironte aq shume ti gjuante ate cast.

'Jo me ty, kjo eshte e sigurte'

'Kjo nuk eshte lojë Ajl. Po sillesh si nje femije qe jeton ne perralla. Behet fjale per tere jeten'

'C'pune te prish ty? E bere te qarte qe nuk e do ne jeten tende' i kujtoi Ajla.

'I ke thene atyre te shtepise?' vazhdoi me intervisten ai. Ajla vetem mohoi dhe deshironte te qeshte me pafytyresine e asaj pyetjeje drejtuar per ta bere te ndihej keq. Kristi e dinte shume mire qe 'ata te shtepise' se Ajles as qe ja kishin idene qe ajo ishte e lidhur.

'E si mendon se do reagojne ato? Mendon se jot eme do nisi te thure triko e pupa sa ta marre vesh qe goca e vet 19 vjec pret nje femije? Apo qe babi jot qe ti e ben gogol do shese mend lart e poshte qe e bija eshte palluar me djalin e botes pa asnje unaze ne gisht?'

'S'eshte pune per ty.' kundershtoi eger ndonese fjalet e tij ishin e verteta qe edhe vete ajo e dinte shume mire.

'Edhe ata do te donin qe ta hiqje. Jepi fund kesaj marrezie.'

'Eshte nje jete' i kujtoi Ajla.

'Ke ende nje jave apo jo perpara se procedura te jete e paligjshme. Do te paguaj une per cdo gje' ofroi ai.

'Je nje i pashpirt' hapi deren vrullshem ne kryqezimin e pare qe nje semafor i kuq e detyroi Kristin te ndalonte.

E urrente qe ai kishte te drejte, e urrente qe po perdorte vetmine e saj si nje arme per ta shnderruar ne nje vrasese.
U ul ne te parin stol buze rruges; nje rruge e zhurmshme dhe pushtuar nga pluhuri i nje kantieri ndertimi diku me tutje.
Me doren mbi barkun ende te sheshte peshperiti 'Une te dua shume bebi. Cfaredo qe te ndodhe, une te dua qe tani'

Nje tjeter mesazh i thate nga Kristi erdhi pas pak.

'Mendohu mire? Mendohu dhe me thuaj. E kam seriozisht qe do paguaj cdo gje. Do jete sekreti yne i vogel'

Nuk kishte nevoje te mendohej, e kishte vendosur. Ajo kunder botes.... Ajo dhe bebi kunder te tereve.

'Faleminderit por jo. Lamtumire'

Futi telefonin e vogel ne xhepin e xhupit te holle qe mbante veshur dhe serisht i foli atij, bebushit qe rritej brenda saj.

'Do te te mbroj te premtoj. Kjo eshte nje bote e qelbet por ti gjithmone do me kesh mua'

Afer dhe Larg (shqip)Where stories live. Discover now