'Nuk do qe te ulesh hunden tende perpjete, e kuptoj'

824 96 25
                                    

Harxhoi me shume kohe se zakonisht per tu bere gati duke vrare me gjate medjen rreth pamjes se saj e nese duhet te vishte nje fustan, nga ato pakez serioze por ne te njejten kohe flirtues apo te zgjidhte nje tjeter pale xhinse te ngushta. Vendosi te vishte xhinset me nje kemishe disi me te bukur se ato qe perdorte per perditshmerine e saj dhe pasi drejtoi floket, duke i detyruar te qendronin te ngrire e te mos shpupuriteshin e te ngrinin koke ato fijet kokeforta.
Mendoi se ishte vone prandai nxitoi te dilte duke kompletuar veshjen mekepucet e sheshta e te rehatshme me te cilat fare mire mund te vraponte rrugeve te qytetit. As qe kishte nder mend te hipte ne autobus per tu shtypur e parfumosur me aromen e rende; dhe as te merrte ndonje taksi sepse leket i duheshin per te tjera gjera.

Rregulloi edhe njehere floket duke i sheshuar me duart e saj perpara se te futej ne restorantin ku Endi e priste ulur ne nje cep, prane xhamit qe shihte nga parku i gjelberuar ndonese i perqendruar ne telefonin e tij as qe i hidhte syte jashte.
Ajla iu afrua ngadale por ai as qe e vuri re, shume i fokusuar ne nje mesazh qe shkruante. Kur me ne fund ngriti koken e pershendeti vetem me nje levizje te kokes duke e ftuar te ulej ne karrigen perballe tij.

'Kamarieri do vi tani shpejte per porosine keshtuqe hidhi nje sy menuse' e njoftoi perpara se te vazhdonte te shihte telefonin.
E zhgenjyer hapi menune shkruar me shkrimin e imet dhe lexoi emrat e atyre ushqimeve qe as nuk ia kishte idene se c'ishin. U ndje e huaj ne ate vend por mbi te tera u ndje budallaqe qe ish lodhur aq shume per tu pergatitur per ate qe fare mire mund te ishte nje tjeter nga ato takimet e tyre te punes. Endi ishte i tille, pelqente qe takime te tilla ti zhvillonte sa me larg zyres , ne ndonje kafe dhe pse jo edhe ne ndonje restorant.

'Me porosit ti c'te duash' foli ajo duke mbyllur kapakun e rende te asaj menuje aq te pakuptueshme.

'Sallate Ajzberg?' sygjeroi Endi duke ngritur vetullen teksa per here te pare perqendrohej tek Ajla e hutuar.

'Okay' pohoi Ajla ndonese as qe e kishte idene sec ishte ajo sallate. Ishte rritur me sallate jeshile dhe ishte e vetmja qe njihte.

'Antipasta? Si thua per tartarin apo per karpacion?' vazhdoi Endi me ato fjale te huaja.

'Ke te duash ti'

'Insistoj' vazhdoi Endi dhe ajo u detyrua te zgjidhte njeren prej atyre emrave te panjohur.

'Tartar'

'Mire, meqe jemi tek krudot si thua per sushi?'

'Une hmmm.' nisi Ajla te belbezonte por e lodhur duke u ndjere e poshteruar prej tij, e neperkembur nga ai shikimi i tij prepotent shpertheu 'Them me mire te marresh cfare te duash dhe mos te me poshterosh me shume. Une jam rritur me grosh dhe pilaf dhe sushin as qe ia kam idene se c'eshte.' Ai vetem buzeqeshi. Dukej i kenaqur nga ai reagim i Ajles. Nuk u pergjigj por kur kamarieri i afrua per te marre porosine e tyre porositi nje sallate te thjeshte me perime duke anashkaluar dhe tartarin dhe ate gjene tjeter per te marre brusketa te thjeshta.

'Pse me therrite ketu?' pyeti Ajla haptazi teksa ai hante tere finese sallaten.

'Te hame njehere dhe flasim'

Ndonese folen edhe teksa hanin , per tema siperfaqesore si politika, situata e punesimit ne shqiperi apo niveli i instituteve te arsimit te larte.

'Mendoj qe duhet te kontaktojme me ish te dashurin tend' tha nga hici Endi pasi fshiu cepat e buzeve me peceten e bardhe.

'Cfare??'  u shokua nga ajo kerkese aq e papritur e tij. Kishte vite qe nuk fliste me Kristin dhe as qe deshironte te ulte edhe me tej veten perpara tij.

'Na nevojitet babai i femijes per gjyqin' shpjegoi Endi.

'Me ler te te kujtoj qe ai as qe e donte kete femije. Dyshoj se sot do te kete ndryshuar qendrim'

'Shpresojme qe te pakten te pranoje te bashkepunoje' tha pa te keq Endi

'Degjo, kam vite qe nuk flas me ate. NUk kemi ruajtur asnje forme kontakti dhe do preferoja qe mos ta ngaterronim ne kete situaten tone nese eshte e mundur'

'Nuk eshte. Na duhet.'

'Nuk di as cfare ben me jeten e tij dhe ku mund...' vazhdoi te justifikohej e kundershtonte Ajla.

'Epo lutu qe te kete te njejtin numer telefoni atehere'

'Nuk pranoj' shpalli Ajla pasi u mendua nje hov.

'Nuk do qe te ulesh hunden tende perpjete e kuptoj' komentoi si nen ze Endi duke acaruar edhe me tej Ajlen.

'Cudi qe mund te shikosh timen kur e jotja te ka zene syte.' ia ktheu ajo pa e vrare mendjen qe ai ishte avokati dhe ajo thjesht e perdala sipas babait te tij. Ai ishte djali gjeni, diplmuar si student ekselence dhe ajo vajza qe ishte zvarritur mes viteve te fakultetit per te mberthyer nje diplome qe do ti siguronte nje te ardhme. Ai ishte mashkulli qe kish enderruar larte ndersa ajo vajza qe thjesht kishte guxuar te enderronte sepse per njerezit si ajo enderrat ishin nje mekat.

'E do apo jo tet bir?' perseriti kushedi per te saten here ate pyetje.

'Dhe sa here do luash kete karten? Normal qe e dua, pse tjeter do te isha ulur perballe teje tani?' vuri ne dukje Ajla. Vetem atehere Endi u duk sikur e pa, vertete e pa jo si nje objekt por si nje femer.

'Mund te te them nje ose dy arsyje te tjera' tha me zerin pak me te thelle ai duke larguar shikimin picerrues prej saj.

'Fitove. Do te flas me Kristin dhe do te te them ' foli Ajla e lodhur prej prepotences se tij. U ngrit dhe duke hedhur canten rreth vetes shtoi 'Sa detyrohem per dreken?'

'Leri budalliqet, e kam une' shperfilli ai ate kerkese te sinqerte te Ajles.

'Faleminderit' peshperiti e zene ngushte perpara se ti kthente shpinen per tu larguar. Ishin fjalet e tij pasardhese qe e bene te shtangte dhe te buzeqeshte lehte, kehe here ajo qe shperfillte avokatin mendjemadh.

'Dukeshe mire sot.' komentoi ai. Edhe ne ate perhumbjen e tij te madherishme kish vene re qe Ajla ishte munduar te dukej ndryshe, e paraqitshme - per te.

Afer dhe Larg (shqip)Where stories live. Discover now