'Ajo nuk është firma ime'

720 99 10
                                    

'Hiqmi duart e tua te peshtira nga une' bertiti duke u perpelitur per ti shpetuar shtrengimit te Silves.

'Je mire?' pyeti me delikatese kjo e fundit per t'u siguruar por Ajla vazhdonte te mundohej ti shpetonte atij mberthimi me cdo kusht.

'Te urrej' shpalli mes loteve Ajla 'Ti ke femijen tim dhe e tera kjo eshte e padrejte' fliste me zerin e ulur, me shume si nje peshperime. 'Te urrej' perseriti serisht.

Silva vazhdonte ta veshtronte, e merakosur. Urrente edhe syte e saj, ate preokupimin qe deshironte ta zhdukte prej tyre.

'Mos me shif ashtu.' i kerkoi Ajla.

'Nuk je mire'

'Ne fakt jam shume mire, shume mire per nje femer qe i rrembyen te birin' i perplasi ne fytyre Ajla.

'Dioni eshte edhe im bir' iu pergjigj Silva. 'Nuk mundem te heq dore prej tij, e dua. Mos mendo se nese ky vendim do te kishte qene ndryshe une nuk do te kisha luftuar'

'Te ishte ndryshe' perseriti me ironi Ajla. 'Si mund te ishte ndryshe kur nje zot e di sa leke keni paguar. Me sa para blete drejtesine? Cili eshte cmimi qe ben te drejte rrembimin e nje femije?'

'Nuk kemi paguar asgje' iu pergjigj e qete Silva.

'Ha ha ha' qeshi sa ironikisht aq edhe deshperimisht Ajla. 'Asnje leke. Asnje leke dhe gjykatesi ben tuajin nje femije qe e keni vjedhur nga mamaja e saj. Une kurre nuk kam pranuar qe ai te me merret'

Silva u duk e shokuar, e me pas pasi u mendua nje hov, serisht e qete ofroi.

'Ajle, mendoj se duhet te ulemi diku dhe te flasim'

'Une nuk kam asgje per te folur me ty pervecse rreth Dionit'

'Une nuk e kam vjedhur ate femije Ajle' gerrmoi ne canten e saj per te nxjerre nje leter, nje kopje origjinale te nje dokumenti biresimi qe datonte 6 vite me pare.

'Por si?' pyeti konfuze Ajla pasi lexoi me nje fryme.

'Nuk e di. Me thuaj ti'

***

U ulen ne kafen e pare qe hasen prane gjykates, nje vend i vogel me karriget e tavolinat e pluhurosura. Silva porositi nje caj dhe Ajla beri si ajo.

'Une nuk e kam firmosur ate dokument' tha Ajla duke treguar me gisht letren e lene ne tavoline mes tyre.

'Ajo firme eshte nen emrin tend. Une dhe im shoq kurre nuk do merrnim nje femije qe kishte te emen te gatshme ta rriste e dhuronte dashuri. Me beso'

'Mua ma moren' rrefeu Ajla dhe syte iu mbushen me lot 'Isha vetem 19 vjec, i dashuri me genjeu me premtime dashurie, me coi ne shtrat e kur kur ngela shtatezane, me la. Prinderit, hmm, ishte ideja e tyre. Une nuk doja, por nuk mundja te largohesha...' nisi te qante. Ishte dora e ftohte e Silves ajo qe shtrengoi te Ajles mbi tavoline.

'Une humba nje femije.' nisi te tregonte ajo 'Vdiq ne barkun tim ne javen e 39 kur une dhe im shoq mendonim si do ta quanim djalin tone'

'Ti ke binjaket.'

'Cdo femije ka vendin e tij. E kisha ndjere brenda vetes per aq gjate dhe kur shkova ne maternitet me dhimbjet therese mendova se pas disa oresh do te kisha ne krahe femijen tim, por ai kurre nuk qau.' ishte rradha e Silves qe te perlotej.

'Me vjen keq.' tha sinqerisht Ajla.

'Nuk mundja te perballoja. Kisha djemte por mendoja per ate femije qe se pata dot kurre. Shkoja ne jetimore, luaja me ata femije fatkeqe dhe kur kthehesha ne shtepi qaja. Nuk kuptoja se si disa gra, nena te pashpirta mund te braktisnin ata engjej. Drejtoresha u be mikja ime. Vendosem qe deshironim te adoptonim nje djale, te porsalindur. Do ta rrisja si femijen qe zoti ma mori, madje do ta dashuroja edhe me shume.'

'Si perfundoi im bir tek ti?'

'Vajza qe punonte asokohe tek une me tha qe njihte dike qe do jepte nje femije per adoptim. Ishte ajo qe i shpjegoi detajet drejtoreshes se jetimores, bashke me nje tjeter femer.'

'Po ti? Nuk u more aspak?'

'Kerkova te takoja vajzen. Doja te te njihja e te dija pse po e braktisje. Gjithmone me kish intriguar. Me thane qe ishte e pamundur. Takova nenen tende nje dite. Ishte ajo qe me dha kete leter, qe me tha qe cdo gje ishte gati. Dhe diten qe ti linde, me telefonuan. Prita aty deri sa nje infermiere ma dha ne krahe. Qante dhe u qetesua kur e shtrengova. E dashurova qe ate cast. GJate ketyre 6 viteve i kam dhuruar vetem dashuri'

'Une nuk kisha firmosur. Ajo nuk eshte forma ime' perseriti Ajla.

'Ajo leter deshmon te kunderten. Nuk pagova asgje ketu. U cudita qe ti ngrite nje padi ne rradhe te pare'

'Une se dija'

'Te besoj. Te kuptoj disi, e di sec do te thote te jesh nene. Mund te dukem e frikshme, por gjithmone kam vendosur 3 djemte mbi gjithcka ne jete. Por ata jane te tre te mite Ajle. Nuk mund ta mendoj jeten pa Dionin.'

'As une'

'Ndoshta do te dukem e pashpirt. Ti jetove 6 vjet pa te'

'Nuk do ta le me kaq' shpalli Ajla.

'Edhe une nuk do te dorezohem thjeshte' iu pergjigj Silva.

'Ishte kenaqesi qe biseduam Silvana' i zgjati doren, te cilen kete here Silva e shkundi lehtesisht. Ishte Ajla qe u largua. Vrapo drejt shtepise, e marrosur nga nervat.

Nuk pershedeti prinderit sic bente gjithmone, por menjehere iu hodh ne fyt te emes.

'Si guxove?' hungeriu ajo.

'Cfare?'

'Si guxove te firmosje ne emrin tim' i perplasi ne fytyre Ajla. 'ME ZHGENJEN DITA DITES ME SHUME'

'Nuk duhet te te kisha treguar per SIlven' ishin fjalet e vetme te saj.

'Fakti qe me tregove eshte e vetmja gje e drejte qe ke bere, mama. Kete, kete nuk ta fal kurre'

Doli nga guzhina duke injoruar thirrmat e saj e te te atit qe premtonin qe do ti shpjegonin. Nuk deshironte te degjonte me asgje prej tyre, asnje genjeshter me shume...

Afer dhe Larg (shqip)Where stories live. Discover now