'Ju jeni të këqinj'

740 93 24
                                    

Ne oren 10 i kish thene 'zoti prepotence' nje dite me pare. Ne 9 e 43 minuta gjendej jashte zyres se tyre - te Endit dhe te atit lekist. Me mire heret se vone, justifikonte veten dhe vrapin qe kish bere per te ardhur deri aty.
Dera ishte pakez e hapur por nuk tentoi te hynte brenda. U ul ne te vetmen karrige perballe qe cuditerisht ate mengjes ishte e lire. 'Dita me fat' mendoi teksa shtrinte para vetes kembet e mpira e te gjakosura nga kepucet e ngushta.
Ndryshe nga nje dite me pare nuk kishte as zhurme - shushurima bezdisese e zerave te larget i kish lene vendin nje qetesie te frikshme, qetesi qe thyhej vec nga zerat e Endit dhe te atit nga brenda zyres.
Nuk deshironte te degjonte, mundohej me kot te perqendrohej ne dicka tjeter, ne mendimet e saj te zhurmshe qe si cdo gje tjeter ate mengjes kishin vendosur te heshtnin. Nuk deshironte te degjonte ate bisede private por e kishte te pamundur te shurdhonte ato zera te mbytur.

'Shko merru cik me ate ceshtjen e kompanise se energjise elektrike. Jepi cik rendesi.' urdheroi mes te tjerash plaku te birin.

'Sot nuk mundem' ja ktheu qetesisht ky i fundit.

'Nuk te pyeta. Ishte urdher. Do shkosh.' ngriti zerin plaku.

'Kam takim me Ajlen' u justifikua Endi. Instiktivisht ajo buzeqeshi. Pse? As vete nuk e dinte, por per here te pare u ndje e rendesishme, per here te pare dikush i pushtetshem prioritizonte ate.

'Haa, lere ate rastin e asaj kurves dhe merru me gjera tamam'

'E kam marre persiper tashme' ia ktheu thate Endi.

Kurves...kurves... ajo fjale ushetinte ne mendjen e saj. Kurve, ajo tashme ishte kurva, kurva qe kish derdhur ne tavolinen e atij teveqeli plak tere te ardhurat e saj. Per cfare? Per tu quajtur serisht nje e perdale.

As vete se dinte sa gjate torturoi veten me ate fjale, kurve... nenqeshi. Te detyroheshe te ndaheshe nga yt bir, te vuaje per 6 vite larg tij, te mos lejoheshe ta perqafoje... Te tera keto nuk shperlanin dot prej saj 'kurven' sepse vetem ato mbetnin shtatezane ne moshen 19 vjecare, sepse vetem fycjat sillnin ne jete nje femije pa nje baba, jashte nje martese te ligjshme.

'Paske ardhur heret' kete here zeri i thelle e mashkullor i Endit degjihej me i afert, jo me si nje oshetime e larget. Ngriti syte per ta pare ate qe qendronte perballe saj, veshur me nje tjeter kemishe te bardhe, nje pulover te zeze ne dukje te shtrenjte mbi te. Ne dore shtrengonte nje dosje te holle. Me nje vetull ngritur, e shikonte cuditshe. Shikimi i dikujt qe ndihej superior, i dikujt qe shtypte me syte e tij te venger - shikimi i vetem i denje per nje kurve.

'Po.' u ngrit dhe drejtoi fustanin e saj te vjeteruar.

'Hajde te pijme dicka dhe te bisedojme. Kam lexuar mbreme rreth rastit' tha me te njejtin tone te njetrajtshem, mekanik.

'Mund te bisedojme edhe ketu dhe thjesht ti japim fund ketij detyrimi. Ndoshta ke pune te tjera' foli ashper Ajla.

'Nuk do te flasim ne korridor. Hajde, fatkeqesisht une nuk kam nje zyre timen' u shfajesua ai.

E nenshtruar e ndoqi nga pas deri ne kafen e katit te pare te pallatit. U ulen ne nje tavoline qe ai e zgjodhi. Pa e bere te gjate hapi dosjen para vetes dhe me duart e kryqezuara mbi letrat e bardha nisi te fliste

'Familja Bekteshi eshte nje familje e pushtetshme. Nese ata e duan ate femije, nese ata do te luftojne, kjo beteje do te jete e pergjakshme' tha pa zbutur ne asnje cast te verteten ai. Ajla vetem pohoi. Ndonese ato fjale e frikesonin, vleresonte drejteperdrejtesine e atij mashkulli aq autoritar.

'Besoj se e di qe drejtesia jone nuk shquhet per drejtesi' vazhdoi ai.

'E mesova qe dje kur mu desh te perplasja nje cante me para para tet eti qe te mund te ulesha ne nje kafe me ty' nderpreu Ajla. Urrente padrejtesite po aq sa urrente edhe fatin e saj.

'Nuk do ta harrosh pa e permenduar asnjehere apo jo?'

'Ato para ishin tere kursimet e mia dhe te time motre. Cdo para qe kishim mbledhur keto 6 vite tashme ngroh krahet e tu e te tet eti dhe une serisht mbetem kurva' nuk u permbajt dot.

Ai pohoi. Dukej se kuptonte. Mbylli syte dhe i hapi menjehere me pas.

'Paske degjuar' komentoi pa vrare qetesine e tij.

'Heren tjeter mbyllni deren dhe shani sa te doni ata qe ju sigurojne jeten'

'Nese pret te te kerkoj ndjese nuk do ta bej' shpalli pasi u mendua nje hov ai.

'As qe pres nje 'me fal' prej teje e prej askujt. Fundja njerez hundeperpjete si ju as qe e dini kuptimin e asaj fjale. Por fitomeni tim bir dhe do ju them nje faleminderit'

'Mund te vazhdojme tani?' pyeti dhe pa pritur pohimin e saj vazhdoi ti shpjegonte disa terma ligjore, disa taktika te cilat mund te ndiqnin per te fituar ate gjyq dhe disa strategji qe ajo duhet te ndiqte.

'Nuk do te shpetojme prinderit etu. Do ti kryqezojme ato ne kryq para nje gjykatesi qe ti te rilindesh ne syte e tij si viktima e padrejtesive te tyre' perfundoi Erini dhe piu me nje gllenke kafen qe kamarieri i kish vendosur perpara pak me pare.

'Te rilind si viktima' perseriti Ajla 'Se fundja kurvat nuk meritojne drejtesi' foli ironikisht.

'Mjaft' ishte hera e pare qe ai ngrinte zerin me shume se nje oktave. Perplasi grushtin ne tavoline duke bere qe filxhani te dridhej ne pjaten e vogel te bardhe. 'Nese do te viktimizohesh vazhdo, vazhdo ti rrahesh nje fjale qe degjove per te na nxjerre mua dhe tim at keq.'

'Ju jeni te keqinj'

'Por jemi dhe te mire, dhe do te jem une ai qe do te te bashkoje me tet bir. Keshtuqe ben mire mos te me lodhesh dhe te vazhdosh te mbash kete marredhenie thjesht personale. Vec dije qe jo gjithmone c'mendon dhe c'thote im ate eshte ajo qe mendoj dhe une. Jemi dy persona te ndryshem.' hodhi nje 200 leksh te perthyer mbi tavoline dhe u ngrit duke lene Ajlen vetem dhe te hutuar.

'Pas 1 jave po ne 10. Me pri ketu poshte' tha ai teksa largohej me kurrizin e kthyer. As qe mori mundimin te shihte rreth saj.

Po, ajo ishte plehra. Ajo ishte kurva...

Afer dhe Larg (shqip)Where stories live. Discover now