Ajo qe deri para pak oresh kish qene nje enderr e larget tashme ish kthyer ne nje realitet te prekshem... Ne nje te vertete te cilen ende nuk arrinte ta besonte plotesisht. Vazhdonte te vriste castin ne te cilin do te zgjohej nga ajo enderr... Por nuk deshironte te zgjohej, jo, do te vazhdonte te shtrengonte syte fort per te burgosur ate imazh, per te jetuar brenda tij pergjithmone. E cte keqe kishte te jetoje ne enderra, ti perqafoje si te ishin te verteta? Cte keqe kishte te zgjidhje lumturine?
Vecse kjo nuk ishte nje enderr. Per here te pare ishte vertete e lumtur, e lumtur ne realitetin qe deri para pak kohesh kish urryer.
Ecte drejt shtepise se saj, po, shtepise se saj me doren e te birit shtrenguar ne te sajen. I pergjigjej pyetjeve te njepasnjeshme kurioze te Dionit te vogel.Vec njera pyetje e tij mbetur pa nje pergjigje.
'Kur do te vi mami te me marri?' pyeti nje, dy here...Ai nuk e dinte qe e ema e kishte marre, me ne fund mamaja e tij e vertete e kishte marre pas aq shume vitesh.
'Se shpejti' e kish genjyer Ajla.
'Po nese ajo do te vij shpejte pse une mora valixhen me tere rrobat e mia?'
'Qe te kesh mundesi te zgjedhesh ca te duash per te veshur ne kopesht' u mendua gjate perpara se ti pergjigjej.
'Po une gjithmone vesh xhinset e preferuarua. I kam veshur edhe tani. Sot mami mi veshi ato. Me tha qe me duhen se me sjellin shume fat.' nisi te tregonte Dioni.
Ajla kish qene aty... Kish qene aty kur Silva e kishte shtrenguar ne krahet e saj e perlotur. E kishte pare teksa ngasherente me te birin ne krahe, teksa e perlotur hidhte shikime pergjeruese drejt Ajles. Monedhat ishin kthyer, ishte ajo qe tashme e gjunjezuar ne deren e hyrjes luksoze kerkonte mirekuptim, meshire.
'Ai eshte edhe im bir' perseriste neperdhembe. Vetem Ajla e kuptonte ate mermerime te saj. Te njejtat fjale qe muaj me pare kishin lene buzet e saj.
'Mos e merr prej meje' i ishte pergjeruar 'Mos ma rrembe. Do te vdes pa Dionin, do te vdes' lotet e saj thyes. PO tashme nuk mund te kthehej me pas: Dioni do te jetonte me Ajlen, provizorisht ne shtepine qe ndante me prinderit e saj. Nuk kishte kthim pas, ky ishte vendimi i gjykates.
'Ai dashuron ti lexosh ne darke. Per ore te tera. Jo perralla, enciklopedira' i kishte shpjeguar Silva. 'Lexoji per historine. Per Egjiptianet. Lexoja megjithese i di te tera permendesh'
'Do ta bej' kishte premtuar Ajla, qe si ajo qante.
'Dhe ngjyrosni bashke. Ne gjithmone ngjyrosnim bashke.'
'Patjeter' ishte mese e lumtur te kalonte cdo cast me te birin qe aq shume i kishte munguar.
'Dhe te lutem, tregoji per mua. Fliti per mua' ishte pergjeruar ajo ne fund. 'Mos e ler te me harroje, mos e largo pergjithmone nga ne.'
'Nuk do ta bej' kish premtuar Ajla perpara se te zgjaste doren per te shtrenguar ne te sajen doren e vogel e topolake te te birit qe nuk kuptonte pse mamate e tij qanin, qe nuk kuptonte asgje dhe tregonte valixhen me Miniona apo xhinset e vogla qe i shpallte si te preferuarat e tij.
'Sillu mire me teta Ajlen' e kishte porositur Silva mes mijera puthjeve qe i dhuronte.
'Une jam djale i mire.' kishte shpallur Dioni i buzeqeshur teksa Silva vazhdonte te qante e teksa qante, buzeqeshte per te fundit here me te birin mes loteve.
Kishte qare edhe me pare, ne sallen e gjykates. Ajla e kishte pare, ndonese qendronte ulur larg saj, ne nje cep nga ku mund te shihte gjithcka. Gjykatesin me ate fytyren e serte qe nuk tradhetonte ndjenjat e tij; Kristin ne karriken e deshmitarit, nje aktor i shkelqyer qe i perlotur permblidhte ndodhite e 6 viteve me pare, i penduar ritregonte shpirtengushtesine e tij. Ndoshta ishte penduar vertete? Ndoshta, por tashme ishte shume vone.
Shihte edhe Endin, qe si gjithmone mbante veshur nje nga ato kemishat e tij te shtrenjta. Ndryshe nga tere te tjeret qe kishin zgjedhur veshjet me serioze, ai kishte lene pas xhaketen e nje kostumi, madje ne nje menyre krejtesisht sportive kish zberthyer kopsen e siperme te kemishes. Rrezatonte besimin qe ndjente, dukej qe aty, ne ate salle gjyqi perveluese, perballe gjykatesit te venger ai ndihej ne elementin e tij.
Prinderit e saj ndiqnin te perqendruar cdo fjale nga fundi i salles.
Silva ne anen e kundert fshinte lotet qe tinezarisht rridhnin nga syte e saj; lote qe peceta e saj nuk mund te thante me kur gjykatesi lexoi vendimin'Ne emer te fuqise qe me jep kushtetuta e republikes se Shqipersie, une shpall vendimin e meposhtem. Subjekti, Dion Bekteshi, ligjerisht bir i pales se akuzes, zonjes Ajla Hoxha, do ti kthehet mamase se tij te ligjshme. Vendimi hyn ne fuqi qe sot, date 7/6/2016 dhe nuk ka vend per apelime te metejshme'
Nje goditje e fundit e cekizit ne derrasen e tavolines se trupit gjykues; nje goditje jo me e forte se rrahjet e zemres se Ajles...
Gjurulldi, shume zhurme, por jo mjaftueshem per te mposhtur klithmat e Silves.'jo, jo, jo ai eshte im bir. I imi, nuk mund te ma merrni. NUk mundeni... Une isha aty, isha aty kur ishte semure, cdo here qe semurej. Isha aty ne hapin e pare, fjalen e pare. Tha mami, mami ishte fjala e tij e pare. Isha aty kur u operua, aty.... Nuk mund te ma merrni tani.' bashkeshkorti i saj e mbeshtillte ne krahet e tij, edhe ai qante. Por as ai peqafim nuk ishte i mjaftueshem.
Ajla deshironte ti afrohej, per ti thene cfare? Ti kerkonte ndjese? Ti thoshte qe e kuptonte se si ndihej por vetem tani Silva arrinte te kuptonte plotesisht si ishte ndjere Ajla? Ti premtonte qe Dioni do te mbetej pjese e jetes se saj?
Shume gjera per ti thene, shume gjera, te tera te mbetura te pathena sepse ishin fillimisht prinderit qe iu afruan per ta uruar, faji i tyre me ne fund i zhbere. Pas tyre Kristi, nje tjeter fajtor, nje tjeter lojtar kyc i asaj tragjedia qe ndoshta si edhe prinderit e saj vetem tani mund te flinte i gjete, pa mijera pengje qe rendonin mbi super e tij.
Endi vetem i buzeqeshi, ne distance teksa vazhdonte bisedonte me nje tjeter avokat. Ishte Ajla ajo qe kerkoi ndjese per tju afruar atij.
'Faleminderit' tha nga thellesia e zemres se saj. Deshironte ta perqafonte, te fluturonte ne krahet e tij per te ndare ate cast lumturie me te. Por ne fund te dites per Endin kjo sishte vecse nje tjeter fitore e vogel, nga ato te shumtat me te cilat ishte mesuar. Per Ajlen kjo ishte gjithcka, dhe askush nuk ndante te njejtat ndjenja si ajo.
'Pres te me falendersosh kur te me ftosh per ndonje kafe' u pergjigj i qeshur Endi si rrallehere, teksa fuste pirgun me dokumenta ne canten e tij te lekures.
'Tani qe puna jote me mua mbaroi?' ngacmoi Ajla.
'Po, kete here per te qene miq'
YOU ARE READING
Afer dhe Larg (shqip)
General FictionBazuar ne nje histori te vertete (titulli provizor) Si gjithmone jam shume tyce ne pershkrimin e historive :P keshtuqe po ja fus kot per momentin deri kur te me vije ndonje ide :P Ndjek Ajlen, nje studente 19 vjecare gjate disa viteve te ve...