'Duhet ti thuash' i perseriti si çdo mengjes Sara.
'E di' ishte pergjigja e Ajles.
'E di dhe akoma s'thua gje' i hodhi mbi krevat nje tjeter fustan te gjere, nga ato brenda te cileve mund te humbiste per te fshehur barkun tashme te rrumbullakosur.
'Nuk mund te vazhdojme keshtu edhe me gjate. Edhe pak barku jot do fryhet si tullumbac'
'Ka kohe' u mundua ti fitonte pak kohe vetes Ajla.
'Apo do fshehesh dhe dhembjet e lindjes, tja sheses per ndonje apendisit kur te vije koha? E te kthehesh ne shtepi me nje femije' vazhdoi e motra. I qendronte prane, por ndonjehere ishte e dukshme qe nuk deshironte te jetonte me barren e genjeshtres se Ajles mbi supe.
'Jam akoma 5 muajshe' i kujtoi Ajla.
'Nuk do ta kesh me te thjeshte neser.' me ato fjale i vuri kapakun asaj bisede dhe u nis per ne punen e saj.
E la te vetme me mendimet gerryese qe brenin zemren e Ajles. Sara kishte te drejte, duhet ti thoshte...
Ngadale u vesh dhe shkoi ne kuzhinen e vogel ku e ema dicka gatuante. Mbeshtetur pas murit ndiqte cdo levizje te saj. Nuk e kishte ndjere prezencen e Ajles; ishte ende ne kohe te kthehej pas pa i thene asgje. Ishte goditja ne bark ajo qe i kujtoi qe nuk mund ta fshihte edhe per me gjate femijen e saj.'Ma' foli me zerin qe i dridhej. E ema nuk e degjoi.
'Mami' tha edhe njehere. Kete here e ema u kthye. E pa me vetullen e ngritur si per ta pyetur se ç'bente ende ne shtepi ajo. 'A nuk duhet te ishe ne shkolle?' pyeste mimika e saj e habitur.
'Vendosa te le oren e pare sot' iu pergjigj asaj pyetjeje te pathene Ajla. 'Dua te bisedoj me ty' arriti ti shqiptonte ato fjale pa i lene rradhe te emes te pyeste pse. Tani nuk kishte me kthim pas mendoi. U drejtua drejt tavolines se ngrenjes per tu ulur ne njeren nga karriget e drunjta e te parehatshme, nga ato te lirat qe gjeje rendomte neper mobilerite e qytetit.
'Cfare ka Ajl?' pyeti e ema pasi lau e thau duart ne njepeshqir te vogel qe mbante varur prane lavamanit.
'Nuk di si te ta them' u pergjigj sinqerisht ajo.
'Te me thuash cfare?'
Te te them qe pres nje femije... Te te them qe do te behesh gjyshe mendoi.
'Une... une...' gryka iu tha e syte i digjnin. Deshironte te qante. Nuk mundej. Per here te pare ndjeu qe kish gabuar duke pranuar te mbante ate femije. Ndihej nje frikacake, nje e paafte per ta mbrojtur ate krijese. Nuk kishte as guximin per te pranuar pa frike ekzistencen e asaj krijese engjellore qe meritonte shume me shume sec mund ti ofronte ajo; asaj krijese engjellore qe meritonte mbi gjithcka nje familje te shendetshme, nje baba, nje nene...
'Cfare ka ndodhur Ajla?' pyeti e merakosur e ema. Ajo nuk u pergjigj.
'Ndonje çun?' vazhdoi ajo. Ajla vetem shkundi koken ndonese po, nje cun kishte ndodhur. Nje djale qe e kish braktisur e nje tjeter qe rritej brenda saj.
'Flit zemer. Po me ben merak'
Nje lot rrodhi ne faqen e saj te tretur. Nuk kishte shtuar ne peshe, perkundrazi, stresi dhe frika e kishin tretur duke bere qe te dobesohej shume.
'Ma, une jam shtatezane' shqiptoi ato fjale te cilat i urrente aq shume. I urrente me te njejten force me te cilen dashuronte femijen qe rritej brenda saj. Sa e cuditshme kishte menduar se fundmi; te dashuroje dicka aq fort. Sa e cuditshme te urreje nje te vertete, te mos e pranoje po me te njejtin pasion.
'CFARE?' pa se si fytyra e te emes u zbeh. Tere gjaku u grumbullua ndoshta ne gjoksin e saj, duke bere qe te dukej si nje fantazem. Syte e shqyer nga habia ishin ngulur mbi Ajles, pritnin qe ajo te thoshte dicka.
'Pres nje femije' perforcoi ate deklarate ajo.
'Ti... Ti? Fem... femije?'
'Po mam.'
'Cfare shakaje e shemtuar eshte kjo?' ngriti zerin e ema.
'Nuk tallem mam' nje tjeter lot.
'Si? Sa? Cf.. Cfare me bere keshtu' vendosi doren mbi gjoks, sic bente gjithmone kur degjonte ndonje lajm te keq.
'Me fal'
'Si te te fal moj? Si?' bertiti kete here e ema e lemerisur. 'Si e shkaterron jeten tende keshtu?'
Nuk doja do ti ishte pergjigjur por tani me ishte e kote. Ai femije ekzistonte. Ai femije ishte i saj.
'Je vetem 19 vjec' i kujtoi e ema. '19, zot cfare gjeme qe na gjeti keshtu' u ngrit dhe u ul serisht.
'Me fal' perseriti Ajla.
'C'te te fal. Ta fal thote. Si mbete shtatezane njehere? Ti nuk ke as te dashur'
'E kisha nje' pranoi Ajla. Prinderit e saj nuk e kishin ditur per Kristin.
'Zot, vajza ime bridhte lart e poshte neper Tirane me djalin e botes dhe une nuk dija asgje. Pu pu pu. Kush eshte lumemadhi?' pyeti. E c'rendesi kishte kush ishte ai, ai nuk ishte me pjese e jetes se Ajles.
'Ai nuk e do kete femije. Me la' ishte e kote ti pergjigjej, te genjente. NUk kishte me shpetim nga kthetrat gjakosese te se vertetes.
'Faqeziu. I rente...' nisi ta mallkonte po menjehere ndryshoi qendrim dhe ashper iu kthye asaj 'Te rente ty nje pike qe na solle kete gjeme ne shtepi. Vajza ime, vajza qe rrita me keto duar te me nxije faqen duke bredhur lart e poshte neper Tirane, si nje prostitute. Si nje kurve' nuk pushonte.
'Mam, boll' iu pergjerua me lot ne sy Ajla, e pafuqishme per te ngritur zerin. Fjalet e saj e vrisnin.
'Me thua dhe boll pale. U kenaq me ty dhe te la ne dere. C'do besh tani? Kush do nje lecke te perdorur, me thuaj ti e zgjuara, ti modernja e madhe e Tiranes' foli tere ironi ajo.
'Do behesh gjyshe' peshperiti mes loteve. Ishte rritur duke e degjuar te thoshte lart e poshte qe mezi priste te behej gjyshe, te rriste e te mbante ne krahe niperit e saj. E tani, tani bertiste e shante, tani mallkonte.
'Sa muajshe je?' pyeti pasi mbaroi se sulmuari Ajles me mijera fjale.
'5'
'5?' hapo gojen e habitur, asnje fjale nuk doli prej saj.
'Po.'
'Shume vone, shume vone' mendonte me ze e ema.
'Nese po mendon per ta hequr, nuk do ta kisha hequr kete femije. Une e mbajta. Eshte i imi' kembenguli Ajla me nje force te cuditshme te sapogjetur, nje force qe buronte nga dashuria e paskaj per ate krijese te brishte qe ende se dinte se c'vend i lige ishte bota ne te cilen do te vinte.
'E si do e mbaje zotrote ate femije? E cmendur. Nje budallaqe je treguar qe nuk e hoqe'
'Nuk jam vrasese' shpalli Ajla.
'Na shkaterrove bije. Na shkaterrove'
'Ma, me fal' nuk dinte cte thoshte tjeter pervec atyre pergjerimeve per nje ndjese qe e dinte qe nuk do e merrte.
'Do te gjej nje zgjidhje, do te gjejme dicka.' vazhdonte fliste me shume me vete se me te e ema.
'Cfare zgjidhje?' pyetu kurioze Ajla por pergjigja e vetme qe mori ishte nje shikim i venger, kritikues. Nje nga ato shikimet qe e urdheronte te heshtte.
'Si do ti thuash tet eti? Ai do te te vrase'
'E di, Se di' me ndihmo deshironte ti pergjerohej, qendro krah meje, por ishte e kote. Ajo kishte frike si edhe vete Ajla.
'Dili zot vete kesaj pune.' u ngrit e zhgenjyer. Iu rikthye gatimit ne guzhine, me trupin e ngurtersuar. Nuk ktheu koken asnjehere qe te shihte drejt Ajles qe me duart mbi barkun pakez te fryre, qante...
Edhe njehere u ndje vetem, serisht vetem. Ajo dhe ai femije kunder tere botes...
YOU ARE READING
Afer dhe Larg (shqip)
General FictionBazuar ne nje histori te vertete (titulli provizor) Si gjithmone jam shume tyce ne pershkrimin e historive :P keshtuqe po ja fus kot per momentin deri kur te me vije ndonje ide :P Ndjek Ajlen, nje studente 19 vjecare gjate disa viteve te ve...