'Të premtoj, do të jesh sërisht i imi'

789 105 32
                                    

PAS 6 VITESH

Priti sa akrepat e ores te shenoni 12 perpara se me veten te peshperiste 'Gezuar ditelindjen Aroni im'

6 vite me pare kish sjelle ne jete engjellin e saj. 6 vite me pare kish njohur nje dashuri qe kurre se kish imagjinuar, 6 vite me pare kish njohur dhimbjen me te madhe kur krahet e saj prej nene nuk kishin perqafuar me kurre krijesen e saj, Aronin e saj.

Do ta kishte quajtur ashtu, nese nuk do t'ja kishin marre. Nuk kishte menduar me pare per nje emer, por kur infermierja ja kishte dhene per ta shtrenguar nje te vetme here ne krahet e saj, ai kish qene emri i pare qe kish ardhur ne mendje. Ai emer teksa ajo krijese e brishte luante me dockat e kembet e vogla, hapte e mbyllte syte, rrudhte hunden e thithte buzet e tij te plota.

Aroni sot bente 6 vjec.
Aroni ndoshta as nuk quhej keshtu. Prinderit qe e moren i kishin vene ndonje tjeter emer, e sot do te festonin me njeri tjetrin. Do ta mbushnin me dhurata, do ta llastonin me ndonje akullore apo embelsire te shijshme.
Mbyllte syte dhe mundohej ti perfytyronte, te perfytyronte djalin e saj qe vraponte i qeshur, luante me tullumbacat me te cilat ishte zbukuruar oborri i shtepise se tyre per ditelindjen e tij.
Me pas hapte syte serisht. Ajo nuk dinte asgje per ta. Nuk dinte nese kishin nje shtepi me oborr apo jetonin ne ndonje hyrje te vogel pallati. Ajo nuk i njihte ate cift qe kishin rrembyer djalin e saj per ta rritur si te tyrin.

Nese do ti njihte, do te ishte zgjuar cdo mengjes ne deren e tyre per te pare sikur edhe vetem per pak sekonda te birin, do te flinte po aty per ta ndjere teksa ai pergjumej.

Jetonte e burgosur ne nje enderr ne te cilen i biri rritej prane saj e ajo, enderra e saj e preferuaru ishte pjesa me e bukur e perditshmerise. Ajo genjeshtrer qe i ushqente vetes.

E perfytyronte Aronin si nje djale pak topolak, pakez me te shkurter se shoket e kopeshtit, fundja edhe ajo vete kishte qene me e shkurtra nder shoqe. Me syte e thelle e te shkruar si ato te Kristit por me buzet si te sajat.
E perfytyronte aq mire sa mund ta pikturonte fare thjeshte mbi nje cope leter portretin e tij.
Dhe ne te njejten kohe, nese do te shkembeheshin ne rruge, nuk do ta njihte.

Nuk kishte asnje foto te tij, asgje...

Si cdo nate gjumi e zuri duke menduar per te... Si cdo nate ne 6 vitet e fundit mendonte vetem per te...

*

Kishte perfunduar studimet me rezultate te shkelqyera. Pas ndarjes nga i biri kishte gjetur forcen brenda vetes per te shnderruar tere dhimbjen ne vendosmeri per te care perpara ne jete; per tu ngritur ne karriere, per tu ngritur ekonomikisht.
Kishte qene varferia dhe pamundesia per te ushqyer nje person te peste ajo qe e kish ndare nga i biiri. Ndoshta do te ishin parate e xhepat e mbushur ato qe do ta bashkonin me te. PO, ende sot pas tere atyre viteve ishte e gatshme te luftonte per te birin, per ta perqafuar edhe njehere, per te thithur aromen e tij edhe njehere.
Punonte ne nje biznes privat si financiere, dhe ishte jashtezakonisht e zonja ne ate qe bente. E paguanin mjaft mire - puna e saj vleresohej.

Nuk shpenzonte shume per veten. Vazhdonte te jetonte me prinderit e saj. I ati kish rene shume, nuk ishte me ai buri i fuqishem te cilit dikur ajo i ishte trembur aq shume; tani sa e here e shihte i duhej si nje njeri i brishte, tani mendonte se ishte ai qe frikesohej prej Ajles, ai qe i lutej cdo dite per meshire, per nje ndjese qe ndoshta Ajla nuk do tja jepte kurre. E ema nga ana tjeter, ishte ajo e shkatheta e perhershme por edhe syte e saj vishnin ate trishtimin sa here ndeshnin ato te Ajles.
Te dy ndiheshin fajtor per ate qe kishin bere 6 vite me pare.

I ndihmonte ekonomikisht, ishin parate e Ajles ato qe mbanin shtepine. Asnje nga prinderit e saj nuk punonte me jashte dyerve te atij apartamenti te vjeter.

NJe pjese te parave e kursente, e kursente sepse e dinte qe do ti duheshin shume para per te luftuar per Aronin e saj.
Vazhdonte te kursente, te punonte fort e te kursente edhe me shume. NUk dinte nga t'ja niste kerkimin.
Kish pyetur prinderit e saj por te dy kishin refuzuar ti thonin dicka.

'Harroje tani Ajle. Ti ke jeten tende, ai ka jeten e tij. NUk mund ta trazosh duke i thene qe ato qe e rriten nuk jane prinderit e tij te vertete. Cdo te fitosh?' i kishte thene nje dite e ema.

'DO te fitoj tim bir' kembengulja e saj ishte shperfillur me nje shkundje zhgenjyese koke.

'Je e re, do te fejohesh e martohesh e do te besh shume femije te tjere'

Po, do te bente femije te tjere por asnjeri prej tyre nuk do te ishte femija i saj i pare. I pari ishte ai, ajo krijese qe kishte sjelle ne jete kur kish qene nje 19 vjecare e frikesuar, e lenduar nga padrejtesite e jetes, e braktisur nga te tere, edhe nga ata qe sot i perbetoheshin qe e donin, qe e kishin bere per te miren e saj.

Do te bente shume femije pasi te gjente nje mashkull te cilit mund ti besonte, do te bente shume femije e te tere ato do ta njihnin vellain e tyre te madh sepse ai do te behej serisht i saj.

'Te premtoj Aron, do te jesh serisht i imi' i premtonte cdo mbremje teksa mendonte vetem per te...

Afer dhe Larg (shqip)Where stories live. Discover now